Arkiv / Ripublikim

Xh. Bislimi: Nuk mund t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e Republikës Shqiptare të Kosovës politikanët e shantazhuar

POLITIKANET E SHANTAZHUAR NUK MUND T’I PERFAQESOJNE DHE MBROJNE INTERESAT E REPUBLIKES SE KOSOVES
Prishtinë, më 5 prill 2014
Projekti autonomist per Kosoven i disa shteteve dhe qeverive tashme nuk perben sekret. Ka disa vende dhe disa qeveri qe ishin angazhuar hapur kunder lirise dhe pavaresise se Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar. Keta dihen dhe njihen si miq te vjeter e te rinj te Serbise. Por, ka edhe disa shtete e disa qeveri tjera qe nuk “munden” t’i kunderviheshin hapur perpjekjeve, luftes dhe te drejtes se Kosoves per liri e pavaresi. Kjo edhe per arsye se nuk mund ta kundershtonin hapur angazhimin amerikan ne krah te popullit shqiptar dhe te Kosoves. Nje arsye tjeter (mbase kryearsyeja) ishte edhe fakti se populli shqiptar ne Kosove e ne Iliri-Ballkan tashme ishte aq i fuqishem sa per ta ndezur zjarrin e luftes ne Iliri e me gjere, edhe ne Evrope. Kjo mbase i frenoi disa shtete dhe qeveri qe te dalin hapur dhe te angazhohen kunder lirise dhe pavaresise se Kosoves. Mirepo, keto shtete dhe keto qeveri punuan nen rrogoz dhe me nje projekt shume perfid… Ne emer te mbrojtjes se trashegimise kulturore dhe fetare “serbe” ne Kosove dhe ne emer te mbrojtjes se pakices serbe ne Kosove imponuan “zgjidhje” me te cilat garantuan pranine e Serbise ne Kosove, duke “bosnizuar” ne nje shkalle te rrezikshme dhe kercenuese Kosoven! Ky projekt ne dukje “stabilizues” dhe “paqesor” ne thelbin e tij eshte destabilizues dhe konfiktuoz me gjasa reale (ne nje moment te caktuar) per nje lufte te re shqiptaro-serbe! Autonomia politike dhe territoriale per pakicen serbe ne Kosove dhe pervetesimi-uzurpimi i mbi 30% te territorit shqiptar nga nje pakice serbe, qe nuk perben me shume se 5% te popullsise se Kosoves, eshte nje presedan i rrezikshem per paqen dhe sigurine e Republikes se Kosoves. Keto zgjidhje mund te “administrohen” nga Republika e Kosoves dhe nga kombi shqiptar vetem nese do te kemi nje fuqi te duhur ekonomike dhe ushtarake, adekuate per Serbine shoviniste.
Pjese e ketij projekti ishte edhe ndjekja, arrestimi dhe denimi sistematik i komandanteve dhe ushtareve te UCK-se me akuza per “krime lufte dhe krime kunder njerezimit”!! Argate dhe mbeshtetes te kesaj fushate anticivilizuese dhe antinjerezore (ne kundershtim me moralin dhe me te gjitha normat nderkombetare per lufterat mbrojtese dhe clirimtare…) u bene gjate ketyre viteve te pas luftes edhe disa jugofile (shqipfoles-jugonostalgjike) dhe bashkepunetore te devotshem te Serbise fashiste. Organizimi dhe ndjekja sistematike e luftetareve te UCK-se kishte per qellim ta “kompremetonte” luften clirimtare dhe kundepushtuese te kombit shqiptar per Kosoven ne syte e opinionit nderkombetar, me qellimin e fundit: “kriminalizimin” e saj! Kjo ndjekje (gjueti shtrigash) u organizua dhe u zbatua me qellim qe ta shtynin projektin e tyre kunder lirise dhe pavaresise se Kosoves, e cila u be hale ne syte dhe mendjet e tyre! Krahas ndjekjes se pjeses me te madhe te luftetareve te lirise u perdor edhe medota e korruptimit te klases politike, te atyre qe vdesin per ta ruajtur emrin (cilesimin…) “lider”! Keta “lidere” e zyrtare te larte te partive politike dhe te institucioneve te Republikes u “nxiten” dhe u stimuluan nga te huajt ne Kosove dhe jashte saj per t’u perfshire ne perfitime galopante te paligjshme, duke u pasuruar ne rruge dhe me metoda e mjete te kunderligjshme. Te gjitha keto i dine dhe i kane te “dokumentuara” te huajt dhe ua mbajne mbi koke politikaneve tane si shpaten e Demokleut. Nene kercenimin e kesaj “shpate” politikanet tane (“lideret) kane pranuar dhe po pranojne te bejne leshime qe tashme kane rrezikuar lirine dhe pavaresine e Republikes se Kosoves. Edhe Gjykata e Hages, edhe raporti famekeq e mafioz i Dikmartit (ne fakt i Keshillit te Evropes dhe pjese e projektit antishqiptar dhe antiKosove) ishin dhe jane ne funksion te ketij projekti kunder UCK-kundershqiptar! Me sa duket “finalja” e kesaj loje, e ketij projekti do te luhet-zhvillohet me themelimin e nje Gjykate per “krimet” e UCK-se! Edhe kjo eshte pranuar tashme nga “lideret” tane te shantazhuar dhe nen akuza e hetime per “krime” lufte, per “trafikim” organesh, per korrupcion dhe shperdorime e afera te permasave qe as nuk mund t’i imagjinoje qytetari i zakonshem… Kerkohet themelimi i nje gjykate per denimin e “krimeve” te pretenduara, ndersa nuk behet nje gjykate per denimin e krimeve, te gjenocidit dhe te holokaustit serb te dokumentuar dhe te superdokumentuar. Faktet e gjenocidit serb ne Kosove i kane te gjitha te fotografuara dhe te dokumentuara keto vende dhe qeveri qe po kerkojne nje gjykate per “krimet” qe pretendohet se i paska kryer UCK-ja! Prandaj, me te drejte populli i Kosoves do te kerkonte qe keta politikane dhe zyrtare te larte, te shantazhuar me e pa te drejte te japin doreheqje dhe te shpetojne vendin nga koncesionet e reja. Me mire eshte te humbas dikush personalisht (qofte edhe me i merituari per lirine, pavaresine, demokracine…) se sa te pesoje humbje te reja Kosova dhe populli i saj… Ne fund te fundit me nje Kosove te lire, te pavarur dhe sovrane do te fitonin edhe ata qe me te drejte ose pa te drejte hetohen, shantazhohen e perfolen per “krime”, per korrupcion e shkelje te tjera. Politikanet e shantazhuar nuk mund t’i mbrojne dhe as t’i perfaqesojne interesat shteterore dhe kombetare te Republikes se Kosoves…
Toutes les réactions :

Sabit Abazi