A thua koriten burrat? (ripublikim)
Prishtinë, 9 tetor 2011
Shumekend e kam degjuar te thote se burrin e korit e kendshmja por, kam degjuar te tjere te thone se burri nuk koritet kurre dhe me asgje… Keta “burrat” e Kosoves, qe me shume po e mbajne veten “kosovare” (multi) se shqiptare u koriten rrast edhe me vdekjen e Ramiz Alise ose Ramiz Alia i koriti edhe me vdekjen e Tij!!! Lexojme perdite ne gazeta e degjojme ne tele se si “kreret” e institucioneve te Kosoves dergojne urime qofte edhe per ditelindjen e nje kryetari fisi ne ndonje vend te Afrikes, Azise… ose ngushellimet e tyre te “sinqerta” (hipokrizi e kulluar) per vdekjen e ndonje diktatori, mbreti, karaxhozi, puqisti…, por nuk munden dhe nuk dashten me shkru dhe dergu nje telegram apo leter ngushellimi, me be homazhe apo me shku ne varrim te Ramiz Alise… Se kush ishte Ramiz Alia nuk kam nevoje ta them, te gjithe e dine… Nje gje mund ta them me shume siguri. Ramiz Alia ishte shume me demokrat se keta politikanet e sotem, shume me i edukuar dhe kulturuar dhe shume shqiptar… Se sa poshte kane rene “burrat” e Kosoves e keni pare edhe ne nje polemike parlamentare, ku keta “burra” deputet haheshin dhe “kacafyteshin” per t’u deshmuar se kush eshte dhe cila parti eshte me “proamerikane”… Sa do t’i kete irituar dhe nervozuar kjo hipokrizi amerikanet… Sa do te kene ndjere perbuzje amerikanet per keta hipokrite dhe faqezinje…
add a comment