Mërgatë

Vaxhid Sejdiu: “Shkolla Shqipe në Zvicër” është bër Flamur i gjuhës dhe identitetit shqiptar për fëmijët tanë të mërguar

Të dashur miq, Gëzuar Vitin e Ri 2021! Duke ju dëshiruar shëndet, suksese dhe realizim të dëshirave dhe qëllimeve tuaja. Në këtë datë, më 31 Dhjetor 2020 kam edhe një urim të veçantë për nxënësit e shkollave shqipe, të cilët edhe pse të lindur në mërgim, me një përkushtim të veçantë mundohen ta mësojnë sa më mirë gjuhën amtare. Ju lumtë! Ju jeni e ardhmja e kombit shqiptar. Po ashtu, të falënderoj dhe të përgëzoj qindra prindër dhe bashkëveprimtarë, të cilët me angazhimin dhe punën e tyre në shërbim të identitetit kombëtar, më ndihmuan në hapjen e dhjetëra e dhjetëra shkollave në gjuhën shqipe. «Shkolla Shqipe në Zvicër» tani është bërë flamur i gjuhës dhe shkollës shqipe në Zvicër. Së bashku me kolegët, prindërit dhe veprimtarët arritëm t’i bindim të gjithë se çdo përpjekje në shërbim të identitetit kombëtar është e mirëseardhur. Sa herë që marrim rrugën bashkërisht nën hijen e gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar gjithmonë dalim faqebardhë. Prandaj nga zemra ju uroj, Gëzuar! – Gëzuar Vitin e Ri 2021?!