Vështrim/Analizë

Ukë Lushi: Mediat duhet të angazhohen për të vërtetën edhe kur gjykatat vendosin gabimisht

Janë ky soj gjykatash dhe ky soj drejtësie që ia ka bërë dhuratë kishës ortodokse “serbe” 4 hektarë tokë në oborrin e Universitetit të Kosovës “Hasan Prishtina”!! Drejtësia në Kosovën shqiptare ishte dhe mbeti instrument për zbatimin e politikave dhe projekteve antishqiptare të UNMIK – EULEX – it dhe institucioneve (qeveritarëve dhe politikanëve) vendore kolaboratore. Nuk kanë funksion dhe detyrë më të vlerësuar as mediat, të cilat janë shndërruar në altoparlante të kësaj “drejtësie” dhe, sidomos, të këtyre politikave UNMIK – EULEX -iane dhe kolaboratore vendore! Prandaj, populli shqiptar i Kosovës nuk mund të pres drejtësi nga këto gjykata që u ndërtuan dhe kontrollohen nga UNMIK – EULEX -si dhe nga qarqe e vende të angazhuara për deshqiptarizimin dhe bosnizimin e Kosovës së Shqipërisë… Krah i bindur dhe i përulur këtyre qarqeve dhe misioneve “ndërkombëtare”, gjatë këtyre 23 viteve, ishte edhe komuniteti (jugo)kosovar që kapi partitë – politikën, ekonominë (grabitën dhe përvetësuan pasuritë e popullit shqiptar në Kosovë), mediat, drejtësinë, policinë dhe gjithë sistemin! Vetëm një Kosovë shqiptare, plotësisht e pavarur nga Serbia dhe prania e saj, mund të jetë vetja e saj, duke iu bashkuar TRUNGUT të saj, gjë që do të hapte rrugën për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në ILIRI… Atëherë edhe kishat ortodokse e xhamiat dhe e gjithë trashëgimia kulturore, materiale e shpirtërore do t’i takonin popullit shqiptar dhe shtetit të tij… (Redaksia GL)

Gati të gjitha mediat shqiptare në Kosovë janë bërë për marre. Shembull ilustrues është vendimi i gabuar i Gjykatës Kushtetuese lidhur me uzurpimin e disa tokave shoqërore dhe private nga Manastiri i Deçanit.
Ç’bëjnë mediat dembele të Kosovës kur të huajt kërkojnë zbatimin e këtij vendimi të gabuar?
Shndërrohen në altoparlantë të të huajve pa shikuar çështjen as më me të voglin hulumtim.
Media, hulumtoni rastin dhe do ta shihni që Gjykata Kushtetuese nën presion dhe me neglizhencë nuk ka marrë vendim të drejtë. Në çdo shtet ligjor prona është e shenjtë dhe ajo nuk mund dhurohet me vendim gjykate. Manastiri pretendon dhjetëra hektarë toke që nuk i takojnë.
Edhe gjykatat kushtetuese/supreme gabojnë. Kudo në botë. Edhe në Amerikë. Zakonisht pa qëllim. Kur gabimi zbulohet ato rishikojnë vendimet. Në rastin e Manastirit të Deçanit Kushtetuesja duket ka gabuar për qëllime politike.
Por mediat e Kosovës ekzistojnë të zbulojnë të vërtetën dhe pa frikë ta paraqesin atë për opinionin. Jo të bëhen altoparlantë të kujtdo qoftê.
Dikush mund të pyesë: pse nuk po ju drejtohesh politikanëve dhe deputetëve?
Pyetje me vend. Mirëpo gati krejt politikanët tonë ka kohë që s’guxojnë të këmbëgulin për të vërtetën sidomos kur në pyetje janë të huajt.
Është momenti kur duhet të zgjohemi nga kllapia e habitshme ku kemi rënë dhe të angazhohemi për të vërtetën. Manastiri i Deçanit është një manastir i Kosovës dhe jo Kosova e Manastirit.
Media, urdhëroni filloni gazetarinë investigative.