MESAZH DREJTUAR JOVAN MINA BIZHYTIT
Përshëndetje shoku Jovan!
Ju falenderoj për librin me titull “Myzeqeja, Vendlindja ime”, që më dërguat si dhuratë! Ju përgëzoj për studimet e punën, që keni bërë për përshkrimin me dokumente të historisë shekullore të Myzeqesë!
Dashuria për atdheun fillon që në familje e krahinë dhe në shkallë kombëtare, që kërkon punën e përkushtimin e madh të secilit. Secili ka për mision të pasqyrojë e përshkruaj episode të jetës e të punës të kohës së tij. E shkruara mbetet, fjalët i merr era.
Krishterimi në Iliri ka ardhur që në shekullin e parë pas Krishtit nga dy apostujt, Pavli e Mateo, që kanë sjellë nga Jeruzalemi Ungjillin e Krishtit. Krishterimi është përqafuar e mbështetur për herë të parë në gadishullin Ilirik, Skenderbe e tani Ballkanik nga ilirët, që kanë ngritur Monumente të Kultit, si Kisha e Manastire në trevat ilire dhe, më vonë, u përvetësuan e tjetërsuan nga pushtuesit romak, sllav ( bullgarë e serbë, kroatë e malazes) e bizantin (grekë). Është e dhimshme se si serbët i kanë përvetësuar e tjetërsuar Kishat e Manastiret ilire në Kosovë. Dhe UNESCO i quan serbe e nuk e ka pranuar Republikën e Kosovës në UNESCO.
Manastiri i Ardenicës ka qenë shumë i lashtë, që ka trashëguar një bibliotekë të pasur, ku kanë studiuar studiues të huaj nga Europa e vende të tjera. Kjo bibliotekë unikale në Europë është djegur në viti 1932. Në vitin 1918 e 1920 ka ardhur një spiun serb i armatosur dhe ka kërkuar të marrë një dokument. Pas tij ka ardhur një spiun rus i armatosur dhe ka kërkuar të blejë një portret, që ndodhet në hyrje të Manastirit. Natyrisht në Shqipëri na mungojnë dokumente, që mund të gjenden në Arkivat e Vatikanit, të Romës, të Venecies, të Vjenës, të Beogradit, të Stambollit etj. Në Arkivin e Vatikanit ka 445 km. dosje vetëm për Skënderbeun, që deri tani nuk janë studiuar. I kam propozuar ASHSH, që të ngrihen grupe studiusish me tematika të posaçme, për të bërë studime në Arkivat e sipërpërmendura.
– Me të drejtë keni përshkruar ngjarjen e madhe historike të Kongresit të Lushnjës, si të delegatëve të krahinës e të komisionit organizator, ashtu edhe të programit të qeverisë të Sulejman Delvinës etj. Por kontribut kanë dhënë edhe vëllezërit, Ali Fuga, Kasem Fuga e Abaz Fuga, që kanë liruar shtëpinë e tyre për zhvillimin e punimeve të Kongresit të Lushnjës më 1920. Tre vëllezërit kanë qenë të pranishëm në Kongres si dëgjues. Ali Fuga ka pas flamurin e Kongresit dhe ia ka lënë të shoqes, Merzie Fuga dhe tani e ka nipi i tyre. Pronarët nuk janë shpërblyer nga të tri sistemet.
– Keni përshkruar shumë mirë Lëvizjen Patriotike dhe Zhvillimin Ekonomiko-Social në Myzeqenë e Lushnjës dhe veçanërisht Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare pa subjektivizma e manipulime. Lufta Antifashiste NÇ e udhëhequr nga PK dhe Enver Hoxha, ka qenë e mbetet një nga epopetë e lavdishme të historisë së popullit shqiptar, që çliroi vendin dhe e lidhi Shqipërinë me fitimtarët e me aleatë të mëdhenj, BS-BRITANINË E MADHE-SHBA. Ata që e mohojnë dhe e deformojnë atë luftë madhështore janë pasardhës të kolaboracionistëve që, fatkeqësisht, janë dekoruar pas viteve ’90-të. E di unë sesi dhe ç’kanë qenë luftërat si bijë Dëshmori e me 14 dëshmorë Cami gjatë LANÇ dhe në trungun familjar me katër breza dëshmorë të atdheut ( babai e xhaxhai, gjyshi e stërgjyshi, katragjyshi) gjatë Luftës së Parë e të Dytë Botërore dhe në Luftën kundër osmanllinjve të Hajredin pashës. Çamët kanë qenë faktor kryesor në drejtimin e luftrave për mbrojtjen e atdheut kundër pushtuesve të huaj në krahinën e Dibrës.
-Më tërhoqi përshkrimi i disa personave nga Lushnja, që kanë kontribute. Do të dëshiroja të shkruhejë për figurën e kontributin e të ndierës Themije Thomaj, që e bëri Kooperativën Bujqësore të Këmishtajt model për të gjithë Shqipërinë, si Kooperativë e tipit të lartë; si ministre e Bujqësisë që drejtoi, u sigurua prodhimi i bukës në vend, kur në vitin 1945 prodhohej vetëm për 3-4 muaj drithra buke për furnizimin popullsisë. Në ato vite u ngritën e funksionuan disa Institute në sistemin e Ministrisë së Bujqësisë, që i shkatërruan pas viteve ’90-të, siç u shkatërua gjithçka që qe ndërtuar për 45 vite në Sistemin Socialistë nga tri breza me urdhër të kryetarit të Partisë Demokratike. Është e dhimbëshme që pas viteve ’90-të Shqipëria furnizohet me drithra nga Serbia. Ja ku u katandis Shqipëria!
Nderime!