Vështrim/Analizë

Tefta Cami: A DUHEN PRANUAR PROPOZIMET E SERBISË PËR KRIJIMIN E ASOSIACIONIT DHE SJELLJEN E FORCAVE USHTARAKE NË KOSOVË?!

A DUHEN PRANUAR PROPOZIMET E SERBISË PËR KRIJIMIN E ASOSIACIONIT DHE SJELLJEN E FORCAVE USHTARAKE NË KOSOVË?!

Një pjesë e serbëve të Mitrovicës së Veriut janë të ardhur si popullsi paraushtarake, që i ka vendosur Milosheviçi në vitet 90-të, duke përzënë me dhunë e terror popullsinë autoktone shqiptare. Është kjo popullsi, që nxitet nga Beogradi, për të krijuar trazira në Republikën e Kosovës.

Krijimi i asosacionit serb, që kërkon Serbia dhe dërgimi i forcave ushtarake serbe në territorin e Kosovës, do të thotë copëzim të territorit të Kosovës e krijim të shteteve brenda shtetit, siç e pësoi Bosnja-Hercegovina, që do te thotë cënim të lirisë e pavarësisë të shqiptarëve në Kosovë.

Çdo të ndodhte në SHBA-në, nëse do të lejohej krijimi i asosacioneve të minoriteteve të shumta dhe ata të mbanin lidhje me shtetin e origjinë, të cilët të ndërhynin në territorin e shtetin e SHBA-së kohë e pa kohë e të kishin të pranishme forca ushtarake?! E drejta kërkon, që minoritetet duhet të zbatojnë ligjet e shtetit ku jetojnë! Në të kundërtën mund të kthehen në vendet e tyre nga kanë ardhur.

Publiku është i informuar, se Serbia vazhdon të ushtrojë një gjenocid me forma të reja, duke e sanksionuar edhe me ligj, ndaj popullsisë shqiptare autoktone në Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, për t’i shpopulluar nga shqiptarët e për t’i populluar me serbë të ardhur nga Serbia.

Gjykimi për krijimin e asosiacioneve serbe dhe dërgimi i forcave ushtarake nga Serbia në Kosovë, do të thotë, të coptohet territori i Kosovës dhe t’i cënohen e privohen liria e pavarësia, që e ka fituar me shumë gjak ndër shekuj, si dhe të plotësohen synimet e shovinistëve serbë. Ç’bëhet kështu???!!! Përse përkëdhelet Serbia nga institucionet e BE-së? Përse nuk i kërkohet Serbisë të kthej shqiptarët e zhdukur e dëmeve të pallogaritëshme e masakrave që bëri në Kosove gjatë luftës e të tjera si këto? Ç’i kërkohet kryeministrit të Kosovës, që t’i bëjë lëshime Serbisë për njohje reciproke,që janë në dëm të lirisë e pavarësisë së Kosovës, kur Serbia nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesa e Qeverisë së Kosovës të pasojave të luftës? Çfardo lëshimi e përkëdhelje, që vazhdon t’i bëjnë misionarët e BE-në, Serbinë nuk do ta shkëpusin nga Rusia, sepse serbët ruajnë traditën e ardhjes së tyre nga Kaukazi në trevat ilire në Ballkan.

Ka ardhur koha që BE- në dhe SHBA të përkrahin dy Shtetet Shqiptare për t’u forcuar e bashkuar në një Shtet.

Tefta Cami-ish ministre e Arsimit dhe Kulturës

Tiranë, më 4 janar, 2023