Shqipëria/Aktualitet

Sokol Balla: Sali Berisha pjesa më e shëmtuar e historisë

Gazetari Sokol Balla ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke iu drejtuar në vetën e dytë Berishës, Balla shkruan në një postim në “Facebook” se e humbi edhe betejën me historinë, madje duke e cilësuar pjesën më të shëmtuar të saj. Ai i kërkon më tej të kthejë dhe paratë.

“Humbe edhe betejën me Historinë. Të mundi dhe Ajo. Tani nuk je thjesht e Shkuara. Je pjesa më e shëmtuar e saj. Në fund nuk e bëre dot pis Shqipërinë. E lodhe, e gjakose, e drobite. Por ajo fitoi mbi ty. Tani të lutem, ktheji dhe paratë!”, shkruan Sokol Balla.