Histori

Skender Jashari: Roli i SHBA – ve në bombardimin e Jugosllavisë (pjesa 1)

Europa nuk do ishte sot, siç është, nëse s’do ishte SHBA, në periudhën e Luftës së II Botërore dhe pas saj. Por as Gadishulli Ballkanik, nuk do ishte sot, siç është, sikur të mos ishte SHBA, në kohën e Luftërave të fundit në ish-jugosllavi. Dhe Shqipëtarët nuk do ishim sot, kështu siç jemi, sikur të mos ishte SHBA.

Vite e dekada pas Luftës së II Botërore, filloi të trajtohej çështja e përgjegjësisë dhe fajësisë për këtë luftë. Nazizmi mori dënimin e merituar në luftë dhe pas Luftës së II Botërore, por barbaritë, agresioni dhe ekspansioni rus dhe serb, mbetën të padënuara as deklarativisht. Pos kësaj, sidomos Bashkimi Sovjetik  dhe Jugosllavia mrekullisht edhe në këtë rast përfituan nga situata, në emër të një ideologjie, duke sendërtu politika shoveniste dhe ekspansioniste. Nën kthetrat e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, për 50 vjet jetuan popuj, të cilët në vazhdimësi u përpjekën për shkëputje dhe pavarësi( kujto në vendet e ish-Bashkimi Sovjetik, lëvizjet polake, hungareze, çekosllovake, ukrainase etj, pastaj në ish-Jugosllavi, lëvizjet  për pavarësi tek ne Shqipëtarët, kroatët etj). Në vitet 1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e  Millosheviqit, i cili mes viteve 1992-1995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. E veçmas, orekset ekspansioniste ruse dhe serbe, ishin shkaktare kryesore për të cilat u nxiten edhe më shumë kundërveprimi i popullatave të shtypura. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për stabilizim të këtij rajoni.[1]

Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhyu në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.[2] Derisa në këto konflikte të pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, kanë ndodhur mbi 75% e vdekjeve.[3] SHBA, kishte ndërhy në më shumë se 240 raste e që mund të kalonte në total 300 raste, përpara Luftës së Ftohtë, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri tek luftërat e mëdha. Ndërkaq SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, kurse prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë.[4]

Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës,[5] e që skeptikët këtë e shohin dhe e cilësojnë si kalim nga opsioni plotësisht defanziv, në opsion proaktiv a edhe ofenziv. Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.[6] Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që kulminoi me kampanjën e parë ajrore më 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar “zonat e sigurta” të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.[7]

Serbia me regjimin e saj, ende nuk ishte gjykuar dhe dënuar për krimet barbare që kishte kryer në Bosnje, e të njejtit sërish përgatiteshin për të kryer krime të njejta edhe në Kosovë.[8] SHBA më 1992, me administratën e Bush-it, kishte kërcënuar Serbinë për veprim ushtarak unilateral të SHBA-së, shumë përpara se të kishte forca ushtarake në Maqedoni dhe Bosnje.[9] Paralajmërimi i presidentit amerikan, i cili thoshte që:” nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëjë paqe, ne do t’ia kufizojmë aftësitë që të bëjë luftë”.[10]

NATO, kurrë nuk do të intervenonte në rastin e Konfliktit në Kosovë dhe Rusia kurrë nuk do lejonte që edhe qoftë Europa e Bashkuar, të kishte intervenuar në rastin e Kosovës. Serbia kishte vërejtur ndarjen brenda NATO-s, për dhe kundër intervenimit ushtarak kundër Jugosllavisë, një ndarje e tillë nuk ishte në parametrat strategjike dhe operacionale në rastin e Operacionit “Deliberate Force” në Bosnje. Madje kjo reflektonte që SHBA, ishte filluesi i bombardimeve së bashku me Britaninë, pastaj SHBA ishte bombarduesi dhe raketuesi më i ashpër dhe që printe shtimit të intenzitetit të bombardimeve dhe raketimeve.[11] Serbia në vazhdimësi me gjitha mënyrat e lejuara dhe kriminale u përpjek që ta thellonte përçarjen dhe ta përçante  NATO-n, por e kishte të pamundur shkaku i SHBA-së dhe disa vendeve më të fuqishme të NATO-s në Europë.

Nuk ka të dhëna të detajuara dhe të publikuara, për vendimet komanduese të marrura nga NATO dhe roli i çdonjërit nga anëtarët e saj, përfshirë edhe rrolin e SHBA-së,[12] edhe pse përgjithësisht dhe publikisht ka qenë e dukshme që rroli i SHBA-së ka qenë vendimtar. Mirëpo është e qartë që kampanja ajrore kundër Jugosllavisë ishte vërtetë një luftë e përbashkët, sepse SHBA s’do mund të fillonte operacion ajror serioz pa pasur akses në bazat ajrore europiane dhe mbështetjen e të gjitha vendeve për rreth Serbisë. Edhe pse forcat ajrore Europiane fillimisht u ndeshën me kufizime serioze për shkak të motit dhe mungesës së municioneve dhe avionëve të avansuara.[13]

Gjegjësisht më 24 mars 1999, presidenti Klinton, i adresohej kombit nga zyra e tij ovale ku theksonte që NATO filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe të Millosheviqit në Kosovë, me qëllim që sulmet e tilla të ndalojnë Millosheviqin nga kryerja e gjenocidit kundër Shqipëtarëve të Kosovës dhe për të kufizuar kapacitetet e ushtrisë serbe për të kryer gjenocid.[14]

Në rastin e Kosovës, ka pasur një mori operacionesh ndërkombëtare paqësore, duke përfshirë edhe ato në monitorimin dhe vëzhgimin, e deri tek operacionet në kuadër të NATO-s, si: Operacioni Determined Falcon, Operacioni Determined Force dhe Operacioni Allied Force. Operacioni Allied Force, që ishte vendimtarë në çlirimin e Kosovës, kontributorët më të mëdhej ishin SHBA, me afër 70 % të avionëve, pastaj kontribues më i madh vje Franca me 84 avion, pasuar nga Italia me 58, Britania me 39, Gjermania me 33, Holanda me 22 avion.[15] Në Operacionin Forcat Aleate, partnerët e NATO-s, kanë marr pjesë afërsisht me 1/3 e avionëve në operacioni,[16]

Grafikoni 1. Numri i avionëve të çdo shteti anëtarë të NATO-s, që kanë marrë pjesë në operacionet e ndryshme ushtarake.[17]

Në Operacionin Desert Storm, SHBA, krej rreth 101.000 fluturime nga gjithsej 118.700, pra mbi 85%, duke siguruar 75% të avionëve; në Operacionin Provide Promise në Bosnje, pak më pak se gjysmën e fluturimeve, derisa në Operacionin Deliberate Force në Bosnje, bëri 2 të 3 e  3.535 fluturimeve. Edhe në rastin e Operacionit Forcat Aleate( në Kosovë), bëri 2 të 3 e mbi 38.000 fluturimeve,[18] dhe fluturimet humanitare të SHBA-së për shpërndarje ndihmash humanitare për refugjatët e Kosovës, ishin 3.100 ton.[19]

Siç edhe në grafikonin e mëposhtëm shihet përqindja e kontributit të shteteve anëtare të NATO-s, në operacione të ndryshme në Ballkan.

Grafikoni 2. Përqindja e pjesëmarrjes së avionëve të anëtarëve të NATO-s, në operacione të ndryshme në Ballkan.[20]

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 1.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 55.

[3] Herbert J. Tillema, International Conflict Since 1945, Boulder, Westview, 1991.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 56 dhe 81.

[5] https://www.nato.int/nato-welcome/index.html.

[6] https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-in-bosnia-ended/

[7]http://www.afsouth.nato.int/factsheets/DeliberateForceFactSheet.htm .

[8] U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999, faqe 7.

[9] U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999, faqe 11, 15.

[10] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a391749.pdf , faqe 78; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 18.

[11] Learning Large Lessons: The Evolving Roles of Ground Power and Air Power in the Post-Cold War Era,  David E. Johnson, 2007, faqe 65-66.

[12] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.

[13] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, July 20, 1999, pp. 5-6.

[14] CNN, “Bill Clinton Addresses Nation on Yugoslavia Strike,” 24 March 1999,

http://www.cnn.com/ALLPOLITICS/stories/1999/03/25/clinton.transcript/ (accessed 12

October 2013); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 16.

[15] DoD, Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report, Washington, D.C., January 31, 2000, Executive Summary, p. 2.

[16][16] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 14.

[17] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 57.

[18] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 19.

[19] USDOD “Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report” faqe 104.

[20] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 15.