Lëvizja\UÇK

Shoqata e të Burgosurve Politikë: Nderim dhe kujtim për atdhetarin Hamdi Zymberi!

Pas një sëmundjeje të rëndë e të pashërueshme, u nga nga jeta, militanti atdhetar i Pranverës shqiptare ’81, aktivisti i pandalshëm i Lëvizjes së fshehtë çlirimtare, i burgosuri i pamposhtur shumëvjeçar politik, veprimtari i pakursyer dhe i gjithanshëm i lëvizjes së padhunshme politike të viteve ’90, njëri nga prijatarët e angazhimit për përplotësimin e strategjisë politike me alernativën e luftës së armatusur mbrojtëse e çlirimtare , pjesëtari i luftës fitimtare të Ushtrisë së lavdishme e Çlirimtare, si dhe njeriu i mirë, shoku besnik dhe familjari i dalluar…Hamdi Zymberi. Në respekt të emrit të nderuar, jetës përkushtuese dhe veprës së shumanshme dhe të pavdekshme, nje rilexim dhe riferim fragmentesh të shkruara këtu e tridhjet vhet më parë nga i pa dekshmi Ukshin Hoti, dhe disa vargjesh të Poetit të shquar Agim Vincës; dy autorëve të dashur e të respektuar edhe nga i paharrueshmi Hamdi Zymberi:Viti 1981 – nyje e lëvizjes së drejtë të gjërave dhe të proceseve(Fragmente nga vepra: “Filosofia politike e çështjes shqiptare”e Ukshin Hotit ) Kohëve të fundit në Kosovë duket se dominojnë dy parulla: ajo mbi demokracinë dhe ajo mbi Evropën. Me demokraci mendohet të arrihet në Evropë, ndërsa me Evropë mendohet të kihet demokraci (zhvillim)… Nga ky aspekt, duket se viti 1981 është nyja, zbërthimi i së cilës e mundëson lëvizjen e drejtë të gjërave dhe të proceseve….. Brezi i ri i idealeve të larta Bartësit e drejtpërdrejtë të ngjarjeve të vitit 1981 politika zyrtare i cilësoi si armiq dhe kontrarevolucionarë. Në hidhërim e sipër i kishte quajtur edhe pleh.. Më vonë u kishte ngjitur nofka tjera si irredentistë, seperatistë, barbarë, terroristë, bile edhe kanibalë. Këta i ishin përgjigjur kësaj politike me një kontestim total të vlerave të saj, me një mllef të pazakonshëm të shprehjes së indinjatës së vet, (që e kishte cytur politikën ta cilësonte si sjellje vandaliste), dhe me një vendosmëri të plotë që të mos thyenin rrugë. Dhe kështu, ndoshta edhe pa dashje, ishin krijuar dy botëra, totalisht të kundërvëna ndaj njëra tjetrës. Bazat e kësaj kundërvënie të ndërsjellë megjithatë kishin qenë paragjykimet ideologjike, të cilat vetë ngjarjet sapo i kishin forcuar gati gjer në ekstremin e fundit……“Shpirtërisht, veniteshin ata që i mbanin automatikët dhe uniformat,fizikisht, rrënoheshin këta që ishin brenda grilave. Për këtë shkak, në bisedën e heshtur me heshtjen «më të heshtur se nemitja», befas kisha pyetur: -Në emër të cilës politikë dhe të çfarë principeve politika i kishte quajtur të parët kunderevolucionarë, ndërsa të dytët i kishte armatosur për t’i ndjekur të parët?… -Përse kishte heshtur Evropa? Këta të rinj, të etur për dije, të lënduar nga heshtja, të rënë në kundërshtim me moshën, por të vendosur që me çdo kusht ta krijonin botën e tyre, kishin qenë bartësit e ngjarjeve të vitit 1981… Në bisedën e heshtur me veten e kishin ndërtuar botën e ëndrrave të tyre. U ishte dukur se e kishin pasur për detyrë t’i kontribuonin krijimit të botës së ëndrrave të tyre dhe nuk i kishin menduar rrjedhimet eventuale as për veten, as për familjen, as për rrethin. Në fillim nuk i kishin kuptuar as vlerësimet politike për atë që kishin bërë. Pastaj ishin habitur me ato që i dëgjonin për veten dhe më në fund, të rezignuar, i kishin besuar vetëm vetes dhe qëllimit të tyre.[…] Bota që e gjakonin ishte e përmbushur me shpirtin e tyre të pastër, me ëndrrat e tyre të bukura, me idealet e tyre të mëdha. Ishte ajo një botë e barazisë së përgjithshme dhe të plotë, e zhveshur nga ligësitë e llojeve të ndryshme. E dëshironin një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njejta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre të njëmendëta individuale dhe gjeniu i tyre kolektiv krijues.“”O perëndi, mos e ndotni botën e ëndrrave të vitit 1981 me dallaveret e kohës!”…(1991)Agim VincaNE, NJËZETVJEÇARËT Brezit të ’81-shitNe ishim bij të kësaj tokeMe plagë e halle shumëLindëm në ditë të stuhishmeU rritëm në net pa gjumë.Ne ishim bij të këtij trolliTë rrahur nga breshri e shiuEra e tij në udhë na ndolliEmri i tij në buzë na mbiu.Ne jetën e donim shumë, s’ka dyshimDhe për të luftonimPo jeta jonë kish një qëllim:Botën ta ndryshonim.Dhe mos kujtoni se i donim më pakVashat tona të bukura si flutura të kuqePo ne këmbyem puthjet me plagëDhe parqet i këmbyem me burgje.Se dashuria për këtë tokëMë e madhe se gjithçka ish.Ajo na bëri të hidhemi në flakëDhe të mbyllemi në mure qelish.Ne ishim bij të kësaj koheNe ishim djem pa djalëri.Na dehu afshi i kësaj tokeNa magjepsi fjala Liri.Ne nuk lindëm trima me fletëPo luftën tonë s’e ndalëm.Trima na bëri kjo tokë e sertë;Rininë asaj ia falëm.