Të nderuar bashkatdhetarë kudo që ndodheni, Gëzuar Ditën e Alfabetit! 14-22 Nëntor 1908, është datë historike e bashkimit të shkronjave të shqipes për të ardhmen e ndritur. Me të drejtë rilindësit tanë kanë shkruar “një komb mbahet i gjallë, po të ketë gjuhë -shkrimin e vet”.
Prandaj Gëzuar! – sepse kemi të drejtë të gëzohemi. Vetëm popujt e qytetëruar kanë gjuhën e njësuar.
Gëzuar Ditën e Alfabetit nxënës të dashur! – Edhe pse fati ju mban larg Atdheut, ju jeni ata të cilët me përkushtim e dashuri mësoni shkronjat e shqipes, gjuhën e nënës. A ka mrekulli, më të madhe se të shohësh se si hapen shkollat e reja shqipe? A ka gëzim më të madh se Ditën e Alfabetit ta festosh në klasë me nxënës dhe prindër, të cilët marrin pjesë në hapjen shkollës së radhës?
A ka gëzim më të madh, kur i sheh se i si rritet numri i mësuesve në shkollat shqipe?
A ka gëzim më të madh se të shohësh prindërit shqiptarët që marrin për dore fëmijët e tyre dhe i regjistrojnë në shkollën shqipe në Zvicër?
Gëzohemi, krenohemi me këtë ditë të veçantë për “Shkollën shqipe” në Zvicër.
Gëzuar për jetë e mot Ditën e alfabetit!
“Shkolla Shqipe”- Zvicër
Vaxhid Sejdiu – koordinator