Mërgatë

Shkolla shqipe “Frang Bardhi” në Kretë të Greqisë

Fundjavën që lam pas në qytetin e Rethimnos, në ujdhesën e Kretës, u organizua ceremonia e hapjes së kursit të gjuhës shqipe “Frang Bardhi” për fëmijët shqiptarë, nën kujdesin e Komunitetit Shqiptar në Rethimno.

Përpjekjet e vazhdueshme e të njëpasnjëshme  të Bashkësisë Shqiptare, së bashku me ndihmën dhe përkrahjen e organeve kompetente të pushtetit vendor, por dhe të “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, “Lidhjes së mësuesve Shqiptar në Greqi” dhe “Qendrës së Botimeve për Diasporën” mundësuan nisjen e mësimit.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë: Kryetari i Bashkisë, J. Marinaqi, nënkryetarja e Bashkisë për Arsimin e Kulturën, Anna Gjika, Drejtori i Arsimit, Lambros Karvunis, Drejtori i shkollës Kristos Anastasiadhis, Kryetari i Këshillit të Emigrantëve në Bashki, J. Montaki, Drejtori i të huajve të Prefekturës, Mihalis Neonakis si dhe zonja Rena Kotselidhakis, gjithashtu Kryetari i Bashkësisë Shqiptare në Greqi, Ermal Sulaj. (GL)