Komenti

Shemsi Reçica: Shpërfillja e Atit të lirisë e pavarësisë nga Kryetarja e Republikës

Shqiptarët ende, as pas njëzet e sa vjetësh të çlirimit të Kosovës, nuk i kanë Normalizuar plotësisht marrëdhënet e tyre me të gjithë BARTËSIT e ÇLIRIMIT të Kosovës, nga thundra e Serbisë. Kjo do të thotë, shqiptarët ende nuk i kanë Normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre me VETVETEN. *****Në historinë e shqiptarëve, pas LDB-së, – BARTËS të ÇLIRIMIT të Kosovës nga thundra e Serbisë, siç dihet, fillimisht ishin Demaçi me të burgosurit politikë e të vrarët në burgjet serbe e në demonstrata e protesta, nga regjimet e Serbisë; pastaj Dr. Rugova me Rezistencën paqesore gjithëpopullore kundër pushtetit të Serbisë mbi shqiptarët; dhe, në fund, Adem Jashari me UÇK-në e luftën e tyre heroike për çlirimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia. Krerët politikë të krahut të Luftës së amatosur dhe ata të krahut të Rezistencës paqesore, siç dihet, një kohë të gjatë, pas përfundimit të luftës (1998-99), me përjashtime të rralla, nuk a kanë PRANUAR, as e kanë nderuar KONTRIBUTIN e njëri-tjetrit, për ÇLIRIMIN e Kosovës nga thundra e Serbisë. Krerët politikë të krahut të Rezistencës paqesore, VONË dhe kryesisht për OPINION e për QËLLIME ELEKTORALE, i kanë vizituar, kanë vendosur lule e janë përkulur para varreve të familjes Jashari; Po ashtu, VONË dhe kryesisht për OPINION e për QËLLIME ELEKTORALE, e kanë vizituar, kanë vendosur lule e janë përkulur para varrit të dr. Rugovës, edhe krerët politikë të krahut të Luftës së armatosur. Dhe të dy krahët bashkërisht, krahu i Luftës dhe, sidomos, ai i Paqjes, e kanë SHPËRFILLUR kontributin e Adem Demaçit, të Ukshin Hotit e të të burgosurve të tjerë politikë, të regjimeve të Serbisë, për çlirimin e Kosovës. Njëjtë, MJERISHT, si paraardhësit e saj, edhe kryetarja Vjosa Osmani-Sadriu, e ka SHPËRFILLUR kontributin e Demaçit e të të burgosurve të tjerë, të regjimeve të Serbisë, për çlirimin e Kosovës. Pas betimit të saj si kryetare e Republikës, ajo i vizitoi, vendosi lule dhe u përkul para varrit të dr. Rugovës dhe para varreve të familjes Jashari, por, kryetarja e sapo zgjedhur e Kosovës, nuk DENJOI ta vizitojë, të vendos lule e të përkulet edhe para varrit të ATDHETARIT të PAEPUR për lirinë e Kosovës, Adem Demaçi, që ndodhet vetëm disa hapa larg varrit të dr. Rugovës. Kryetarja e Kosovës, kështu, padrejtësisht e ka SHPËRFILLUR KONTRIBUTIN e Demaçit e të të gjithë të burgosurve të tjerë shqiptarë, për Çlirimin e Kosovës nga thundra e Serbisë, dhe i ka FYER rëndë të gjithë të burgosurit shqiptarë, ata që kanë vdekur dhe ata që ende janë gjallë, dhe të gjitha familjet e tyre, e më gjerë.

Shpërfillja e kontributit të Aden Demaçit, nga kryetarja Osmani, kokë e këmbë, është, njëkohësisht, SHPËRFILLJE e Institucionit të Presidentit, si PËRFAQËSUES i “Unitetit të popullit të Republikës së Kosovës”, që garantohet me Nenin 83 të Kushtetutës së Kosovës. Këto SHPËRFILLJE të kryetares Osmani, prandaj, nuk do të duhej të kalonin, të paktën, pa reagime të mediave të LIRA e të “paanshme” të Kosovës dhe pa një REAGIM zyrtar të Shoqatës së të Burgosurve Politikë Shqiptarë. (P.s. Për dijeni, pas betimit të tij si kryeministër, Albin Kurti i ka vizituar, ka vendosur luleve dhe është përkulur para varreve të familjes JASHARI, para varrit të dr. RUGOVËS dhe para varrit të DEMAÇIT. Ai, kështu, e ka nderuar KONTRIBUTIN e të gjithë BARTËSVE të ÇLIRIMIT të Kosovës, nga thundra e Serbisë.)