Komenti

Shemsi Reçica: “GAZETARI“ VALON SYLA ËSHTË RAST PËR PROKURORINË

“GAZETARI“ SYLA ËSHTË RAST PËR PROKURORINË. AI VETË E KA POROSITUR RRAHJEN E TIJ, PËR T’U SHITUR SI “VIKTIMË“ E “EKSTREMIZMIT E MILITANTIZMIT POLITIK E FETAR” TË MËRGATËS SHQIPTARE Akuzat e tij, për “EKSTREMIZËM“ dhe për “MILITANTIZËM POLITIK E FETAR“, kundër Mërgatës sonë, janë OFERTË e qartë publike e këtij gazetaruci, për t’u shitur, tek armiqtë e Kosovës dhe të shqiptarëve, dhe për t’u korruptuar prej tyre, nëse s’është shitur e korruptuar, tashmë, deri në fyt. *****Pseudogazetari, pseudoanalist politik, V. Syla, edhe pse i pranishëm, pothuaj, çdo ditë, në TV-të e Kosovës, përveç me pamjen e fytyrës së tij, të imponuar nga prania e tij e përditshme në debatet e ndryshme televizive, – me asgjë nuk ka arritur të shquhet në mesin e kolegëve të tij, as të bëhet i njohur për opinionin e gjerë shqiptar. Për ta kompenzuar këtë “DEFICIT“, pra, për ta shquar vetveten, në mesin e kolegëve të tij, dhe për t’u bërë i njohur për opinionin e gjerë shqiptar, qoftë edhe me një trill, si akuzat e tij të rreme ndaj Mërgatës shqiptare, e për të dalë nga ky lloj anonimiteti, objekt të “analizës“ së tij, pseudogazetari Syla e ka zgjedhur gjithë komunitetin shqiptar, jashtë Kosovës. Ai, tash sa kohë, publikisht dhe rëndë, po e fyen dhe po e ofendon Diasporën shqiptare, d.m.th. ai po i fyen dhe po i ofendon qindra-mijëra bashkatdhetarë tanët, d.m.th. po i ofendon dhe po i fyen të gjithë shqiptarët tanë që, për një arsye ose për një tjetër, jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës, në dhera të huaja. Dhe jo vetëm ata. Bashkë me ata, ky pseudogazetar, rëndë dhe publikisht, po i fyen dhe po i ofendon, njëkohësisht, edhe qindra-mijëra familjarë të Mërgatës sonë, që jetojnë në Kosovë. Kështu, me këto fyerje dhe ofendime të rënda e publike, të komunitetit tonë, jashtë Atdheut, dhe, pastaj, me reagimet e shumta, madje edhe me RRAHJEN e tij, për fyerjen dhe ofendimet e Diasporës shqiptare, – pseudogazetari V. Syla arriti shpejt të shquhet në mesin e kolegëve të tij, dhe u bë i njohur për gjithë opinionin shqipatr. Dhe kështu, ai doli nga anonimiteti. Ka të ngjarë që RRAHJEN e tij, në Prishtinë dhe në mesditë, pas trilleve të tij për Mërgatën tonë, pseudogazetari Syla ta ketë POROSITUR VETË, tash me qëllim që të bëhet “VIKTIMË“ e komunitetit shqiptar, jashtë Kosovës. “Boll, tash u kry“, citohet t’i ketë thënë Syla sulmuesit të tij, sapo ky i fundit e kishte qëlluar në kokë, me disa grushte të lehtë, Sylën. Po atë ditë, pseudogazetari Syla mundohej, me trille të tjera, ta luante rolin e “HEROIT“ të luftës kundër “ekstremizmit e militarizmit politik e fetar“ të Diasporës shqiptare. „Në esencë, unë nuk kam problem me diasporën, në esencë kam problem me grupet ekstremiste në diasporë, të cilët prodhojnë militantizëm politikë e fetarë” citohet “shpjegimi“ i Sylës, nga gazetarët. Pra, tash, ky pseudogazetar e akuzon rëndë Diasporën shqiptare, jo më pak se për “EKSTREMIZËM“ dhe “MILITANTIZËM POLITIK E FETAR“!!! Akuzat e pseudogazetarit A. Syla, për “ekstremizëm“ dhe për “militantizëm politik e fetar“, kundër Mërgatës sonë, janë OFERTË e qartë publike e këtij gazetaruci, për t’u shitur, tek armiqtë e Kosovës dhe të shqiptarëve, dhe për t’u korruptuar prej tyre, nëse s’është shitur e korruptuar, tashmë, deri në fyt. Prokuroria e Kosovës, prandaj, para se të merrej me “SULMUESIN“, do të duhej, të merrej me fyerjet, me ofendimet dhe me akuzat e rreme kundrejt Mërgatës shqiptare, të këtij pseudogazetari, që s’mund të jenë tjetër, veçse thirrje publike për PËRÇARJE, për MOSDURIM dhe për KONFLIKT ndërmjet Mërgatës shqiptare dhe shqiptarëve të Kosovës. E njëjta gjë, si për Prokurorinë e Kosovës, vjen edhe për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Edhe AGK-ja, para se të reagonte për sulmin ndaj pseudogazetarit Syla, do të duhet të reagonte edhe për fyerjen dhe ofendimet e rënda, si dhe për akuzat e rreme, të këtij pseudogazetari, kundër Diasporës shqiptare. (AGK-ja do të DUHEJ TA LUFTONTE TË KEQEN BRENDA VETVETES, para se ta luftonte të keqen jashtë saj). Dhe, para se të thoshte se “sulmet e tilla dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medias“, AGK-ja do të duhej të thoshte se “fyerjet, ofendimet dhe akuzat e rreme, kundrejt Diasporës shqiptare, nga pseudogazetari Syla, nxisin përçarje, mosdurim dhe konflikt, ndërmjet shqiptarëve, prandaj janë të papranueshme për AGK-në“. Madje, ndërmjet një MANIPULUESI, anëtar i saj, si pseudogazetari Syla, dhe të VËRTETËS, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në përputhje me ETIKËN e profesionit , do të duhej të bëhej AVOKAT i së VËRTETËS.