Sejdi Gega: Përvjetori i rënies së Heroit Kadri Zeka dhe Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla
40-TË VJET NGA VRASJA E VËLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA
… Pas Pranverës së Madhe të vitit 1981, gjatë gjithë viteve 80-ta në Kosovë ekzistonte një frymë e përgjithshme proteste dhe mospranimi të Jugosllavizmit.
Në Evropë, në vitet ’80-të, vepronte një brez i edukuar shumë mirë kombëtarisht, përmes disa organizatave ilegale, në Zvicër në krye me Kadri Zekën, udhëheqës i OMLK-së dhe, në Gjermani në krye me Jusuf Gërvallën, udhëheqës i LNÇKVSHJ (Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi), dhe Ibrahim Kelmendi, udhëheqës i Frontit të Kuq. Ky brez ndërtoi themelet e shëndosha të organizimit në mërgatë.
Pas demonstratave në Kosovës, në Pranverën e madhe të vitit 1981 këto tri organizata bashkojnë veprimtarinë për të organizuar protesta e demonstrata të përbashkëta në Perëndim. Këta organizuan demonstraten e pare në Bern të Zvicrës, më 11 prill 1981, në mebeshtetje të kërkesave që i kishte shtruar populli i Kosovës në maras e prill 1981, dhe 8-të demonstrata tjera në Perëndim:
– Më 18 prill 1981, në Cyrich,
– Më 25 prill 1981 në Stutgard të Gjermanisë,
– Më 30 prill 1981, në Gjenevë të Zvicres,
– Më 8 maj 1981, në Dyseldorf të Gjermanisë,
– Më 22 maj 1981, në Munih të Gjermanisë,
– Më 30 maj 1981, në Gjenevë të Zvicrës,
– Më 20 qershor 1981, në Bruksel,
– Më 4 korrik 1981, në Frankfurt të Gjermanisë.
Ndërkohë, në qershor 1981 Kadri Zeka paraqet Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës (të hartuara nga Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Nezir Myrta), si platformë per bisedime lidhur me bashkimin e grupeve. Ato diskutohën dhe miratohen me pak ndryshime e saktësime.
Regjimi shovinist serb bënte përpjekje me veprime fashiste, të thyaj qëndresën dhe të krijojë panik tek shqiptarët. Ndërkohë, Komitet Qendror i Lëvizja Nacinal Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi, del para popullit shqiptar, para opinionit jugosllav dhe atij botëror me tetë kërkesa minimale të parevokueshme (Zëri i Kosovës, nr.1. Nëntor 1981), për Platformën politike të LKJ-së për çështjën e Kosovës, e cila u aprovuar në Mbledhjën e 22-të të LKJ-së, dhe hedh posht si të paligjshme dhe thellësisht antishqiptare të gjitha tezat e kësaj platforme dhe, del me qendrim: ( Zëri i Kosovës Nr.2, 1982).
Shovinistët serbomëdhenjë në funksionët më të larta të Serbisë nuk ngopëshin me gjakun e pastër të rinisë kosovare, dhe vazhdimisht kërkojnë masakrimin e shqiptarëve edhe jashtë vendit, në Evropë.Për të arritur një goditje „tmerruese“ UDB-ja do të bëjë atentat ndaj tre veprimtarëve më të devotshëm të çështjës shqiptare, më 17 janar 1982 vranë: vëllazrit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën. Këto vrasje ishin sa të dhimbshme aq edhe nxitëse për të vazhduar aktivitetin atdhetar në një organizat të përbashkët.
Më 16 janar 1982, bëhët takimi, fillimisht në prani të shumë vetave (afër aeroportit të Stutgartit, në banes të Murat Kryeziut). Pastaj, natën e 16 janarit e kalojnë në shtepin e vëllazërve Gërvalla, në Untergruppenbach (mes Heilbronit e Stutgardit), më 17 janar 1982, dakordohen për bashkimin e tri organizatave. Në mbrëmje, rreth orës 22:15, Pas aktit të marrëveshjës për bashkim, nga një pusi pas shtepisë së tyre kryhet vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Me bashkimin e tri organizatave formohët LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI. (Këtë e deklaron Ibrahim Kelmendi, deshmitar i vetëm i gjall i takimit).
Pas bisedimeve dhe bashkimit të LNÇKVSHJ dhe Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), më 17 shkurt 1982, dhe pas bisedimeve që u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK) të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982, “Zëri i Kosovës”, nr.1, qershor 1982, Organ i Lëvizjës për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, publikon komunikatën e bashkimit.
BAZË TEORIKE E LËVIZJËS PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVIM, JANË “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS”, GJAKU I SHËNJËT I VËLEZËRVE JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA, KADRI ZEKA, DHE KONTRIBUTI I IBRAHIM KELMENDIT DHE VEPRIMTARVE TJERË.
Lëvizja për Republikën Socialiste Shqipatre në Jugosllavi zhvilloi një veprimtari në informim, agjitacion e propagandë. Nga viti 1982, vazhdon nxjerrja e “ZËRIt TË KOSOVËS”. Në vitin 1984, LPRSSHJ, formon redaksi të rregullt dhe në kuadër të redaksisë formohet grupi që redakton punime të veçanata, si dhe gazetën “Zeri i Kosvës”. Ky organ do të bëhet armë e forte dhe e pazavëndsushme propagandistike e kërkesës Kosova-Republikë, një tribun, ku masat e gjejnë veten, informohen, edukohen, mësohën si duhet kundërvënë armikut.
Kolegjiumi i “Zërit të Kosovës” përgaditi dhe thirri Mbledhjën e Parë të Përgjithshme të LPRK-së. Në Korrik 1987 në Zvicër (St.Gallen, Cyrich dhe Delemont) mbahet Mbledhja e Parë e Përgjithshme e Lëvizjës, me delegat nga diaspora, me delegatin Ahmet Haxhiu, i derguar nga Këshillat në territoritorët shqiptare në ish-Jugosllavi. Kjo mbledhje zgjati tri ditë. Në këtë mbledhje u aprovuar Programi dhe Statuti i Lëvizjës Popullore për Republikën e Kosovës, si dhe u bë aprovimi i rezulucionëve dhe u zgjodh udhëheqësia e re. U zgjodhë Këshilli i Përgjithshëm, si organ më i lart i Lëvizjës. Kryetar u zgjodh Prof. Fazli Veliu, sekretar Emrush Xhemajli, përgjegjës financiar, Gafurr Elshani, anëtar kryesie: Avni Dehar, Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi etj. Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi drejtuesin e propagandës, kryeredaktorin e “ZËRIT TË KOSOVËS”, Mustaf Xhemajlin, me anëtarë të redaksisë: Prof. Fazli Veliun, Prof. Avni Deharin, Prof. Destan Hajdinin, Ismet Rashitin dhe Beqir Beqen.
Organ ligjvënës i Lëvizjës Popullore për Republikën e Kosovës u emërua Këshilli i Përgjithshëm (deri atëherë ishte quajtur Komiteti Qendror) dhe përbëhej prej 21 anëtarëve.
Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, do t’i bashkojë mërgimtarët për të protestuar kundër armikut, nga fillimi i veprimtarisë deri në korrik të viti 1987, thirri 22 demonstrata proteste kundër dhunës, terrorit, përgjithësisht kundër politikës së Beogradit. Kjo lëvizje arriti sukses edhe në informimin e opinionit ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të ndryeshme për gjendjën në të cilën ndodhej populli shqiptarnë Jugosllavi. OKB-së dhe qeverive të vendeve të ndryshme iu dërgoi njoftime e peticione të ndryshme. Aktivistët e sajë, organizuan dhe mbajtën konferenca shtypi me gazetarët dhe dhanë intervista për shumë gazeta të huja, ku u denoncua terrori që po ushtronte Beogradi në Kosovë. Gjatë demonstratave e protestave, aktivistët do të shpërndajnë dhjetëra mijëra trakte në gjuhë të huja.
Lëvizja Popullore e Kosovës, riorganizoi disa here radhët, riarmatosi bijtë dhe bijat e popullit me dije dhe pushkët e lirisë, duke i kalitur këto gjenerata për beteja të njëpasnjëshme në shkallën kombëtare: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
LPK-së politikisht ishte e qartë dhe e aftë për të drejtuar masat në luftë kundër Serbisë, si kontribut për çlirimin e vendit. LPK-së, deri në vitin 1991 ka funksionuar përmes Komitetit Drejtus të OMLK-së si avangard e LPK-së, në këtë vit duke mbajtur mbledhjët konsultative me bazat fillon dhe përgaditja e zgjedhjeve të rregullta në bazë të Statutit, bënë organizimin e Këshillave të Retheve Popullore në tërë viset shqiptare. Krahas zgjedhjeve në Këshillat e Rretheve bëhej edhe zgjedhjën e delegatëve për Mbledhjen e Përgjithshme të radhës (Mbledhjës së Tretë të Përgjithsme) në Kosovë dhe diasporaë.Në këtë kohë, Kryesia e LPK-së Dega jashtë vendit do të dërgojë anëtar të Kryesisë në ndihmë të atyre në Kosovë).
Veprimtaria e LPK-së do të vazhdoi duke mbajtur Mbledhjët e rregullta të Përgjitshme, duke themeluar Fondin “Vendlindja Thërret”, tri ushtrit çlirimtar. LPK-së me veprimtarin e zhvilluar dhe me Ushtrin Çlirimtare të Kosovës bashkuan, jo vetëm popullin shqiptar, por edhe kampin e fitimtarëve dhe të aleatëve të mëdhenj botëror në vitin 1999, Forcat e UÇK-së dhe NATO-s luftuan kundër regjimit gjenocidesk të Serbisë, dhe i sollën Lirinë dhe Pavarësin Kosovës.
Me luftën heroike të djemve dhe vajzave nën tri Emblemat e UÇK-së, njëherë e përgjithmon janë sfiduar armiqtë dhe bashkpunëtorët e tyre. …
Të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë, tokat e lira dhe të bashkuara shqiptare dhe për një jetë më të mirë, u qoftë i bekuar dheu i ATDHEUT!
L A V D I !
add a comment