Lëvizja\UÇK

Sejdi Gega: Emri dhe vepra e Adem Demaçit janë të përjetshme

JETA NË KËTË BOTË ËSHTË E PËRKOHËSHME, VEPRAT JANË TË PËRJETSHME
U bënë pesë vite që u nda fizikisht para kohe nga kjo botë Bacë Adem Demaçi, Simboli i Rezistencës shqiptare, luftetari i paepur i fjalës së lirë që morri Çmimin Saharovë, përfaqësuesi politik i UÇK-së, Nderi i Kombit Shqiptar, i cili tërë jetën ishte në shërbim të kombit dhe do të jetë ndër breza ispirues në mbrojtjen e të drejtave kombëtare.
Në këto çaste dhembje e të rënda gjejmë ngushëllim te kohët e lumtura të jetës sonë, kujtime nga ditët tona në përpjekje për çlirim e bashkim kombëtar, në kohën kur kishim shumë energji rinore e shumë ëndërra për të ardhmën tonë, të ardhmën e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Shiriti i kujtimeve të regjistruara në kujtesën time këto ditë dhimbjeje vetëm lëviz e lëviz, nuk ndalet fare dhe më shpie tek burgu famëkeq i Stara-Gradishkës në vitin 1983, kur për herë të parë e takova Simbolin e Rezistencës, Bacen-Adem Demaçin. …
Ai hyri në histori si letrar e publicist i talentuar, si Simbol i Rezistencës shqiptare, si një luftera i paepur i fjalës së lirë, si përfaqësus politik i UÇK-së, si politikan që dëshoronte të vdiste trimërisht për atdheun, prandaj ishte armik i përbetuar i rendit të etabluar serbo-Jugosllav, i politikës ekspansioniste serbe etj.
Me veçantinë e Tij në luftë për lirinë e fjalës e kapërcej orbitën e kombëtarës dhe u bë shembull i luftetarit të lirisë për popujt e shtypur, i cili nga Parlamenti Evropian do të dekorohët me çmimin Saharovë.
Në asnjë kohë e rrethanë nuk kishte prirje monarkiste për ta shijuar luksin, por kishte guxim e një retorikë brilante për të mbrojtur vlerat të larta njerëzore dhe dëshironte tek shqiptarët të mbillte ëndrrën e humanizmit dhe sakrificën dhe jo dëshirën për të bërë para e karier politike të pist.
Ishit Ju Bacë që e keni ndjerë dhembjën më së shumti për dëshmorët e martirët, andaj mbeteni i pavdekshëm. Është populli shqiptar, janë shokët e idealit, jam unë e familja ime që e ndjejmë më shumë se çdo njeri tjetër ndarjën tënde fizike nga jeta, sepse për më shumë se 40 vjet, kam patur gjithnjë pranë ngrohtësinë, fjalën, shembullin, kujdesin Tuaj të vazhdueshëm.
Emri i Bacës Adem dhe vepra e Tij do të kujtohet për herë nga ne që punuam e vepruam së bashku, si dhe nga gjeneratat që do të vijnë pas, për shembullin e sakrificës dhe punës vetëmohuese.
Shembulli i Juaj na mësoi dhe na dhuroi forcën se si duhet mbajtur gjallë shpirti i sakrificës për atdhe e komb.
Prehu i qetë NDERI I KOMIT, shoku im shtrenjtë!
Të qoftë i lehtë dheu i Dardanisë së lirë e të pavarur!