Komenti

Xh. Gjini: Sa për t’ua kujtuar politikanëve dhe qeveritarëve të Prishtinës, Tiranës e Shkupit

Serbia urdhëroi shërbimet dhe strukturat e veta në Republikën e Kosovës (“legale” dhe ilegale) që të mobilizohen e t’i mbyllin rrugët që çojnë në dy vendkalime të kufirit Kosovë – Serbi… 13 ditë rrugët tona u mbajtën të bllokuara dhe kujt një “qime floku s’i mungoi”!! U ngritë në këmbë bota(!) që të arrihet “marrëveshje”: “hapen rrugët nëse largohet policia speciale”!! Dhe, për të qenë ironia më e madhe, marrëveshja për çështje qindpërqind të brendshme bëhet me Serbinë!! Vendimmarrje – sovranitet i dyfishtë??!! Targat e lëshuara nga Serbia për qytetarë të Republikës së Kosovës mbeten të paprekshme në territorin e Republikës së Kosovës bashkë me strukturat kriminale e shtetërore të Serbisë!!… Premtimi i botës: DIALOGU vazhdon! (Derisa të “ngopet” Serbia!?)
Pyetja (përgjigjia dihet…): A thua si do të sillej Serbia ndaj popullit shqiptar në Kosovën Lindore po t’i mbyllej qoftë edhe një rrugë? Edhe pse populli shqiptar atje ka një mijë arsye për të protestuar e për t’i mbyllur rrugët çdo ditë…
E bëra këtë koment dhe këtë pyetje sa për të risjellur në vëmendjen e politikaneve dhe qeveritarëve pozitën e Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar (Shqipërisë) në Iliri (Ballkan), sidomos në raport me Serbinë, dhe nevojën e ngutshme për t’u bashkuar e për t’u FUQIZUAR… e vetmja zgjidhje për t’u “qetësuar” Serbia! Iluzione s’duhet të kenë politikanët dhe qeveritarët tanë për “marrëveshje dhe normalizim të marrëdhënieve” me Serbinë nga këto pozita inferiore!