Lëvizja\UÇK

Ruzhdi Jashari: Të krijohet një bibliotekë shtetërore me libra, dokumentarë e publikime për masakrat dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë

TË KRIJOHET NJË BIBLIOTEKË SHTETËRORE ME LIBRA, DOKUMENTARË E PUBLIKIME NGA TË GJITHË AUTORËT PËR MASAKRAT NË KOSOVË!
Kjo ide mu ngjitë në mendje, gjatë leximit të materialit, për librin e radhës të Habib Zogajt. Prandaj për redaktim apo punimin e ndonjë reçensioni të publikimeve të këtilla, nuk mund të kalon njeriu, pa ankth e lot, që pak ka ndjenja e dashuri njerzore! Sa shumë tmerre, gjamë, poshtrime e dhunë kaloi populli ynë. Për librin e radhës të Habib Zogajt, që s’shpejti del nga shtypi, në vazhdim, e keni një Reçension në vend të parathënies!
Në vend të parathënies, dy fjalë për librin dokumentar “GJËMA E BURIMIT- Plaçkitje, Krim, Masakër, Gjenocid”, të ushtarit dhe gazetarit të lirisë, Habib ZOGAJ!
DËSHMIA KUNDËR HARRESËS, QË THËRRET NDËRGJEGJJEN E NJERËZIMIT!
Libri “Gjëma e Burimit”- Plaçkitje, Krim, Masakër, Gjenocid, është punuar me saktësi, përmes dëshmitarëve të gjalla, që e përjetuan krimin, të cilët ishin nën tytat e ekzekutimit dhe tmerrit, dhe me ankth e panë ngjarjen e pushkatimit të 42 civilëve të këtij krimi.
Habib Zogaj, përmes dëshmitareve të gjallë, me anë të kamerës e fotografisë dhe të intervistuarve okular, me përpikëri, para opinionin tonë dhe të jashtëm, paraqet dëshminë e shkruar duke e ilustruar edhe me film dokumentar. Faktet rrëqethëse e akuzojnë, gjykojnë dhe penalizojnë Serbinë mesjetare të krimeve, në fillim të shekullit 21!
Libri në përmbajtje ka dëshmitarët, që i mbijetuan krimit, ka fotografitë e bëra, menjëherë pas krimit, në kohën e luftës, gjithashtu ka edhe dëshmi të realizuara nga Komisioni i Krimeve të Luftës, i QPK, i Komunës së Malishevës, që lidhën me Masakrën e Burimit.
Zullumi i tmerrshëm i përmasave shfarosëse, ndaj një populli të tërë, veçmas ndaj shqiptarëve nuk është risi, por në luftën e fundit 98/99, Serbia, e zbuloi fytyrën e vërtet gjenocidale, të krimit te organizuar shtetëror. Kështu, tashmë, krimit, para opinionit ndërkombëtar iu hoqën maskat serbe, ndonëse ekzistonte komploti i heshtur, i më hershëm, i përmasave evropiane, për zhdukjen e kombit shqiptar, përderisa përgjatë shekullit 19, dhe pjesës se parë të shekullit 20, kryheshin krime të tmerrshme gjenocid ale, nga shtetet; Rusia, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi, kundër popujve jo sllav. Sipas librit të Justin McCarthy, “Vdekje dhe Dëbim: Spastrimi etnik i myslimaneve osmane, 1821-1922”, në f.16, për shqiptarët shkruan: se, “Askush nuk i ka mbajtur shënim vdekjet e shqiptarëve tek sa ndodhnin.(….) Mirëpo, në rastin e shqiptarëve, kjo ishte e pamundur. Mbretëria serbe dhe ajo greke nuk i regjistruan si ç` duhet shqiptarët dhe në Shqipërinë e pllakosur nga lufta, ishte e pamundur të bëhej një cenzus i të mbijetuarve. Pavarësisht nga të gjitha këto, të dhënat nuk mungojnë. Konsujt britanikë dhe të vendeve tjera, shpesh kanë raportuar me saktësi atë që u është bërë shqiptarëve, ndonëse politikanët nuk e lejuan që publiku i vendeve të tyre të shikonte raportet e konsujve”. Ky autor e jep edhe shembullin konkret: Për shembull; “diplomatët mbajtën shënim se menjëherë mbasi Mali i Zi mori trojet shqiptare të veriut, në v.1878, të gjithë shqiptaret e trojeve të pushtuara, ose u vranë ose u dëbuan me dhunë.”
Ndërsa, gjate vitit `98, raportet e përditshme të terrenit, që po sillnin informacione mbi dhunën e shfrenuar serbe ndaj civilëve shqiptar, dhe rrezikun që Serbia millosheviqiane, po e destabilizonte rajonin, bënë që Grupi i Kontaktit, në krye me ShBA-n, dhe BE-n, me një marrëveshje Millosheviq-Hollbruk, të fusin mekanizmin e OSC(B)E-s, në Kosovë, gjatë muajit tetor `98, me përbërje prej rreth 2000 vëzhguesish. Tani, jo ma si në shekullin e kaluar, por në këtë luftë, opinioni ndërkombëtar, po i shihte krimet që Serbia i ushtronte në Kosovë. Kështu që makineria serbe e tërbuar, e qorruar dhe e etur për gjak, harroi se ishte nën vëzhgimin e Mekanizmit të OSBE-së, dhe shkëlqesisë Tij, Amb. Viliam Woker. Serbia, më 15 janar e bëri krimin, mbi popullsinë civile në Reçak të Shtimes.. Opinioni ndërkombëtar u alarmua, dhe me 6 shkurt `99 u ngrit Konferenca e Ramhujes. Përderisa, ende kufomat e krimit zvarriteshin korridoreve të spitaleve, në Prishtine e silleshin në Shtime dhe ktheheshin mbrapa, ku qëllim kishin, mbulimin e të vërtetës dhe ikjen nga syri i opinionit ndërkombëtar. Ndaj kufomave dhe fshehjes së krimit, Serbia po e kryente krimin e dytë. Gadi, pas një muaji, banorët e Reçakut, më 11 shkurt `99, me ceremoni mortore i përcollën të dashurit e tyre në botën e amshueshme! Viliam Woker me këtë rast; deklaroi:
“ Ky është Krim Kundër Njerizimit…”, “…….Dreqi i zi (Serbia) kurrë ma nuk do te kthehet në Reçak”. Po të ndodhej ky mision në Kosovë, më datën 30, 31 mars `99, për Masakrën e Burimit, njësoj do të përsëritej refreni, nga goja e Amb. Woker, se ky është krim kundër njerëzimit!
Me 6 shkurt do të niste punën Konferenca Ndërkombëtare për mbylljen e Krizës së Kosovës. Konferenca përfundon, në pjesën e saj të dytë në Paris, më 19 Mars. Ndërsa refuzimi i Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes solli mbi Serbi bombat e NATO-s, për 78 ditë me radhë, ku si “ogur prej paranteze” më vonë ndodh Masakra e Burimit e shumë masakra tjera an e mban Kosovës.
Pas 20 marsit nuk do te ketë dëshmitar nga shtypi i huaj, e as verifikues, që mund të alarmonin opinionin botëror për krimet serbe. Dëshmitar do te mbeten qytetarët okular dhe gazetarët e paktë të Kosovapresit, të Radikosovës së Lirë, pak bashkëpunëtor të RTK-së dhe rrallë ndonjë gazetar i huaj, që futej duke rrezikuar jetën për raportimin e ndonjë lajmi për opinion.
Në këtë kohë, Kosova po zbrazej, po digjej e plaçkitej në të katër anët e saj. Qytetarët shkuleshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre stërgjyshore, dëboheshin, për Shqipëri, Maqedoni e Mal te Zi. Para dëbimit, por edhe në kolona, plaçkiteshin, dhunoheshin, masakroheshin, e poshtëroheshin në format më çnjerëzore…! Ishte koha, kur masmedia botërore mungonte, OSBE-e e kishte lëshuar Kosovën dhe orgjitë serbe, nën kujdesin e aparatit shtetëror aplikonin metoda të papara të masakrimit të popullsisë civile, me c ‘rast ngjanë edhe në Masakrën e Burimit, të Krushës, Izbicës, Kotlinës, Qyshkut, Lubeniqit, Mejes, Shtimes, Suharekës, Dragaqinës, Vushtrrisë, Fushë Kosovës, Burgut të Dubravës, Sllovisë, Hallaqit, Obrisë e qindra masakrave tjera në Kosovë.
400 masakra, mbi 1200 fëmijë të ekzekutuar të moshave të ndryshme, mbi 1600 të zhdukur e 20 000 femra te dhunuara, janë barrë e ndërgjegjeje ‘s mbi drejtësinë ndërkombëtare, dhe vulë e turpit dhe e ndëshkimit penal mbi Serbinë.
Masakra e Burimit dhe shumë e shumë masakra tjera te kryera, gjatë vitit `98 dhe `99, janë po kështu pesha e ndërgjegjeje ‘s mbi DN, janë akuza, klithma e thirrja për gjyqin penal kundër Serbisë.
Habib Zogaj, me shpirtin e tij të madh, me lapsin dhe aparat fografik, me dashurinë për vendin dhe gatishmërinë për flijim për truallin e të parëve, si ushtar me automatik n ‘dorë dhe si gazetarë lufte në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me veprat e tij, ju dha jehonë pushkëve të lirisë e ju shkroi epitafe dëshmorëve te pavdekësisë.
Habibi, me librin dokumentar, për Masakrën e Burimit, nxori para nesh dhe para opinionit ndërkombëtar, fytyrën e maskuar të monstrumit shtetëror serb të të gjitha institucioneve, politike e fetare, të mbështjellë me uniformen e shtetit serb, që; vrasin në qetësi, plaçkitin, dhunojnë, poshtërojnë, ekzekutojnë në masë dhe inskenojnë krimin e bërë, pa zgjedhur, moshë as grupe sociale të qytetarëve, vetëm pse ata i përkisnin me gjuhë e komb, fisit të Skënderbeut, sepse ishin shqiptarë!
Trembëdhjetë të intervistuarit, dëshmojnë kundër harresës. Përmes kujtesës se Arlindit, i cili ishte 10 vjeçar, e kuptojmë tmerrin e datës 31 mars, “…kur mbi ne popullsinë civile gjuanin me predha e plumba”…,..” kur nënat tona neve që ishim meshkuj na kanë vendos shamia në kokë që mos me u identifikua se jemi meshkuj, sepse i ndanin ata”. Ndërsa Kajtaz Paqarzi me djalin e Arsimin e plagosur me paterica, natën e kalojnë ne pyll në mes të gurëve, dhe jo larg popullsisë civile. Kajtazi, me saktësi e shpjegon ndarjen e burrave nga fëmijët dhe grat, ekzekutimin e tyre mes lemerisë e piskamave, dhe te nesërmen inskenimin e ekzekutimit, për nevojat e tyre propaganduese. Kajtazi, tregon edhe varrosjen e 42 kufomave të kësaj masakre. Ka një familjar të zhdukur dhe një të ekzekutuar. Ndërsa në librin e tij vendos përjetimet 27 ditëshe, të ngjarjeve të tmerrshme ne këtë ane! Sabrie Morina, tregon ndër të tjera, momentin e trisht, kur vajza e vogël e saje, nuk ndahej nga babai (burri i saj), kurë serbët e uni formuar, i ndanin burrat nga familjet e tyre, i cili ja len 1500 DM që ju duheshin për të shpëtuar kokat e tyre! Kurse Naim Morina, ishte 11 vjeçar ku në këtë masakër kishte humbur, babain dhe 3 familjar, i cili tregon tmerrin e asaj dite, se si u bë plaçkitja, si u ndanë burrat nga familjet e tyre, dhe golgotën gjatë rrugëtimit nga Burimi e deri në Shqipëri! Adem Morina transmeton dëshminë, nga dëshmitari i gjallë, gjagjaj, Nuredin Morina, i cili vdes pas lufte me porosinë, që kurdo që vdes, të varroset s`bashku me t ‘ekzekutuarit e kësaj masakre, sepse vet ishte pjesë e rreshtit të ekzekutimit. Ademi e mbart të pashlyer kujtesën e krimit dhe aktivitetin e varrimit të kufomave, të renditura, duke vendosur shënime nëpër shishe plastike, për mundësinë e identifikimit të mëvonshëm. Tragjedi e rilindje, bartë intervista e Avni Tredhakut, të cilin në moshë 5 vjeçare, serbët e “..ndajnë nga babi dhunshëm të cilit i mëshojnë me një arme duke e rrezuar përtokë… “ dhe atëherë babai ma lëshon dorën mua, unë u lemerisa dhe nga ai moment më nuk di gjë, i humbur iu bashkëngjita popullsisë”… thotë Avniu…, dhe tmerri i kolonave të trishta e përplas në Skrapar të Shqipërisë, kurse nënën në Tiranë. Tani jetojnë s’bashku me t’ ëmën, e cila nga ajo kohë jeton jetë të rëndë me trauma! Agim Paqarizi, rrëfen për ç vendosjen nga Dragobili deri te rrethimi i popullatës civile në Bellanicë, plaçkitjen, nisja për Malishevë dhe eksodin për Shqipëri! Me dhembje kujton ekzekutimin e prindit të Tij dhe tre familjarëve të afërm s’bashku me mysafirin nga fsh.Semetisht. Ndërkaq, Demush Krasniqi, sjell dëshmi, duke qenë vet përjetues i këtyre tmerreve dhe njëkohësisht edhe anëtar i komisionit të Krimeve të Luftës në QPK, për komunë të Malishevës, i ngritur nga Kryetari i atëhershëm, Gani Krasniqi, për kallximin penal në Prokurorin e Prizrenit… i cili, tani në moshën 73 vjeçare, sa më parë e pret epilogun e procesit të gjykimit për këtë masakër. Gjyle Tredhaku, në intervistën e sajë rrëfen, për ekzekutimin e burrit dhe shpëtimin e fëmijëve të sajë. Bajram Morina, tregon për ekzekutimin e vëllait, dhe gjithë ngjarjen nga momenti i ndarjes së burrave, deri te pushkatimi i tyre! Remzie Paqarizi dhe Drita Paqarizi nga Dragobili, rrëfejnë tmerrin e ndarjes së vjehrrit të tyre nga fëmijët, dhe lindjen e foshnjës Shpresës, një dit pas masakrës, në kushte të inkuizicionit. Drita e përjeton edhe tmerrin e rrugëtimit duke qenë lehonë. Kjo lindje tregon antipodin e vdekjes dhe lindjes, në mes të krimit, lindje e mbijetesë që “kullon gjak e shpresë për jetë”, ndërsa sot neve na mban në ankth.
Ky libër, pra, është testament, kundër harresës. Është zë plotësues i Vliam Wokerit dhe dëshmia që flet bashkë me t ‘mbijetuarit e këtij krimi mizërie, që thërret në ndërgjegjeje njerëzimin, vlerat e lirisë e të drejtësisë. 5 Intervistat në fund të librit, me krerët e besimeve fetare; të Bashkësisë Islame, te Kishës Katolike dhe te asaj Ortodokse, nxjerrin ne pah mësimet e predikimet fetare, se jeta e njeriut, nuk guxon të merret e të gjymtohet arbitrarisht, ashtu si ç `veproi soldateska sllavo-serbe. Por, realisht për krimet e kryera në Kosovë, ishte bekimi i kishës ortodokse serbe s`bashku me politikën dhe institucionet shtetërore, që vrasësit dhe ekzekutorët ishin bekuar me liturgji, para se të niseshin për krime e gjenocid.
Në përforcim te këtij pohimi, sjellim Apelin e Episkopisë Ortodokse Prizren – Rashkë, të datës 25 tetor, numër 371, dhe datës 29 tetor, bashkë me partinë “Srpski Pokret Obnove dhe Demokrtski Savez” , ku thërrasin për ngritje në këmbë të popullit serbe dhe “kundërvënie” me luftë kundër shqiptarëve në Kosovë, në emër të “mbrojtjes së tokës së shenjët”.
Prandaj deklarimet e kishës ortodokse serbe, ishin në vazhdimësi, ne vijën e doktrinës serbe, “Serbin na Zemlju, Sveti Sava na nebu” dhe ‘’gde zhivi jedan serbin tu je srpska zemlja’’.
Me zërin e arsyes, dhe “testamentin” e Habibit, për fund, i thërrasim të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë, ato institucione kudo që janë, që të lënë anash çështjet personale e luftën e mjerë të karrigeve, dhe t`i rreken punës ne hartimin e dokumenteve dhe dëshmive të gjalla për drejtësinë, për trashëgimin, për historinë dhe borgjin që kemi për të gjithë martirët të sakato sur nga bajonetat serbe, të pushkatuar e të djegur nga shteti serb.
Duhet me patjetër, t`i themi njerëzimit, për aushficin serb, të masakrave dhe golgotës gjatë 98/99 në Kosovë, dhe jo vetëm të këtij fundshekulli por, edhe tmerret gjenocid ale në dy shekujt e kaluar mbi popullin shqiptar në ILIRIDË. Gjeneratat pas nesh duhet të mësojnë mbi përjetimet e tmerrshme të prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre, duke nxjerrë mësimin, për siguri, paqe dhe drejtësi, në drejtim të vlerave të humanizmit e lirisë, pa e harruar të kaluarën tonë!
Liria ka ardhur por, paqja shpirtërore për njerëzit tanë që i përjetuan këto krime, ende është e vonuar, përderisa kryesit e krimeve nuk e kanë marr ndëshkimin nga drejtësia. Të gjithë kudo qe jemi, veçmas institucionet e shtetit tonë duhet ta padisin Serbinë për gjenocidin në Kosovë. Qeveria jonë këtë duhet ta ketë prioritetin numër një, përndryshe asnjëherë nuk do t`i shpëtoj mallkimit nga populli ynë i cili u syrgjynos dhe përjetoj golgotën e paparë “hebreike” në Ballkanin e ILIRIDËS!