PENGU I KUSURITJEVE TË MËDHA
E drejta e lëvizjes së lirë të individit, shërbimeve, mallërave dhe të drejtav e lirive të njeriut, janë postullate të proklamuara nga KE dhe BE! Kosova për disa vite rresht po goditet nga bllokimi i Liberalizimit të Vizave, pikërisht nga këta proklamues të këtyre vlerave!
Politika kosovare, në tentim të grabitjes së poenave politik, u kritikuan ashpër deri në sharje, duke adresuar fajet në udhëheqjet paraprake mbi njëra tjetrën! Në Raportet e Progresit, të BE- së të adresuara për Kosovën, kishte të gjetura, për disa fusha e veçmas për korrupcionin!
Por, përmirësimi në Raportin e Progresit në fushën e sundimit të ligjit, kurajoi strukturat shtetërore të Kosovës dhe popullinë e Kosovës për LV për Kosovë! Në favor të kësaj pritje ishin edhe shumë shtete të fuqishme të BE-së.
Tashmë u pa qartë, se bllokuesja kryesore ishte Franca, e cila e bllokoi këtë proces!
I vetmi vend europian në Gadishullin Ilirik, Kosova, e ka të mohuar lëvizjen e lirë në BE. Kosovës i duhen vizat për udhtime në BE.
Tashmë u sosën arsyetimet dhe justifikimet e BE, për këtë e atë të gjetur, nuk ka liberalizim vizash!
Në shpinën e viktimës – Kosovës (pa lëvizje të lirë) po luhën lojrat e komploteve, të sferave të interesave të mëdha në mes të fuqive europiane! Franca, kësisoji, nxori në sipërfaqe simpatitë e vjetra, të saja me aleancat ruso – serbe! Nuk ju vjen keq që agresori-Serbia, që e masakroj viktimën- Kosovën ka lëvizje të lirë.
Shqiptarët, në Gadishullin Ilirk, të pabashkuar rreth strategjisë NACIONALE, të përçarë skajshmërisht, të korruptuar, pa ligje mbi lustracionin e figurave publike, të padenjë (të papërgjegjshëm) në detyrat shtetërore, politikanë me pasuri enorme në vendet tona të varfëra që nuk reflektojnë besueshmëri përtej kufinjve, pra jemi e keqja mbi pritjet pa adresë!
Na duhet detyrimisht unitet i elitave politike, rreth punëve të kombit, jo sharje e fyerje që përçajnë qytetarët tanë. Jo destruktivitete fetare që minojnë çështjen tonë kombëtare, dhe japin mesazhin e keq të antivlerave njerzore univerzale, deri edhe në mohim të vet qenies sonë kombëtare!
Përderisa, jemi të bllokuar në liberalizim, alternativa kryesore e shqiptarëve është bashkimi ynë praktik në shumë fusha DIPLOMACI, ARSIM, EKONOMI, KULTURË, MBROJTJE DHE SIGURI, MBROJTJE TË AMBIENTIT…! Shqiptarët nuk guxojnë të mbesin në GETO dhe peng i ndërskamcave të alencave të vjetra Franko-Sllave dhe peng i oligarkëve tanë të brendshëm!
add a comment