Mërgatë

Ramadan Avdiu: Kurrë më (Never again!)

NEVER AGAIN !
Fjalë e mbajtur në manifestimin përkujtimor të viktimave të gjenocidit të ushtruar nga shteti serb kund¨r shqiptarëve në Kosovë.
Organizuar nga Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur!
…….
Të nderuar pjesatarë të familjeve të heronjëve e dëshmorëve
I nderuar Ambasador I Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Gjoni ,
Të nderuar konsuj të Republikës Republikës së Kosovës z. Sami Kastrati shef i misionit konsullor në Zürich dhe z. Rexhep Bajraktari u.d. i udhëheqësit të konsullatës së RKS në Gjenevë;
Të nderuar të pranishëm
Zonja dhe zotrinjë.
Pas aprovimit në Parlamentin e Republikës së Kosovës me 16 Maj 2019, të Rezolutës për gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë, përmes së cilës ndër të tjera u vendos që 15 janari të jetë ditë e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, tashmë gjithandej botës ku ka shqiptarë në ditën e 15 janarit vëmendja përqëndrohet tek nderimi dhe përkujtimi për të gjitha viktimat shqiptare të gjenocidit serb.
Edhe ne, sot përmes këtij manifestimi modest, përkujtojmë viktimat e gjenocidit jo vetëm gjatë luftës së fundit çlirimtare por edhe viktimat e akteve gjenocidare të ushtruara kundër popullit tonë në periudha të ndryshme historike.
Shteti i Serbisë, sa herë i janë krijuar rrethanat e përshtatshme, ka ushtruar gjenocid mbi shqiptarët. Gjenocidi serb mbi popullin shqiptarë në gjysmën e dytë të shekullin XIX, kur shqiptarët u vranë, u dhunuan në masë dhe u dëbuan tërsisht nga vatrat e tyre në Toplicë e Jabllanicë, dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në Luftrat ballkanike më 1912 – 1913, u shfrytëzuan si model për gjenocidin që kreu Turqia më 1916, mbi popullin e Armenisë.
Pikrisht për të mos na u përsëritur historia, tani kur jemi krejtësisht në rrethana të reja, kemi mundësi që të mobilizohemi si komb, për të nxjerrë në pah dhe për të dëshmuar para botës, se Serbia ka ushtruar krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, që nga viti 1876 (pra edhe atëherë kur krimi i gjenocidit nuk ka qenë i definuar në dokumentet e të drejtës penale ndërkombëtare), e deri në luftën e fundit çlirimtare.
Gjatë kësaj periudhe Serbia përmes krimit të gjenocidit e ka përgjysmuar kombin shqiptar dhe territoret ku ata kanë jetuar si popullsi autktone në Ballkan.
Derisa Armenia ka arritur ta dëshmoj gjenocidin e kryer ndaj tyre, shqiptarët për shkak të rrethanave nëpër të cilat kanë jetuar, nuk kanë pasur shumë mundësi për të dokumetmentuar dhe argumetuar para botës krimin e gjenocidit të ushtruar ndaj tyre…
Në anën tjetër Serbia dhe Jugosllavia gjatë ekzistimit të saj, gjithmonë kanë psur qasje negacioniste ndaj gjenocidit mbi shqiptarët. .. Pikërisht mos arritja e pasqyrimit të këtij krimi më të rëndë kundër shqiptarëve, dhe pandëshkueshmëria për krimet e gjenocidit ishin ikurajim për Serbinë që të vazhdojë të kryej krime të reja gjenocidare kundër popullit tonë.
Kjo u dëshmua gjate viteve 1998 -1999, kur forcat e armatosura të shtetit të Serbisë përmes vrasjeve, dhunimeve sekseuale, dëbimve dhe shkatërrimit të objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar kreu krimin e gjenocidit kundër shqiptarëve…
Si ditë e përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, është marrë data e krimit të ndodhur në fshatin Reçak të Shtimes më 15 Janar 1999.
Në Reçak ka ndodhur një akt gjenocidar që nuk mund të shihet i shkëputur nga ajo që ka ndodhur në Prekaz, në Obri, në Poklek, në Izbicë, në Rezallë, në Krushë të Madhe, në Krushë të Vogël, në Gjakovë, në Meje, në Studime, në Makoc, në Rugovë, në Suharekë, në Pejë, në Podujevë… . dhe në tërë Kosovën.
Për krimin e gjenocidit në Kosovë ka vetëm një adresë përgjegjësie. Ajo është shteti i Serbisë i cili akoma përmes sajimeve e gënjeshtrave të ndryshme mohon gjenocidin e kryer në Kosovë, madje kanë paturpërsinë dhe nuk skuqen fare që të thonë se gjoja edhe ndaj serbëve është ushtruar gjenocid.
Kryetari aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq në kohën e luftës ishte ministër i informacionit përkrah Millosheviqit, dhe zëdhënës i politikës gjenocidale serbe kundër shqiptarëve, kurse sot vazhdon të jetë dirigjuesi i gënjeshtrave dhe mohimit të krimit të gjenocidit në Kosovë.
Ambasadori Wiliam Voker i cili botërisht denoncoi krimet serbe në Kosovë e veçënarisht krimin e gjenocidit të ushtruar në Reçak do të deklaroj në jananr të vitit 2019, në prag të përvjetorit të 20 të krimit në Reçak, se Serbia është e shkathët në propagandë, ata gënjejnë se gjoja vetë Vokeri i ka veshur të vrarët në Reçak me uniforma të UÇK-së dhe gënjeshtrat i shpërndajnë nepër botë, kurse Kosova akoma nuk e ka një mekanizëm që dëshmon para botës për atë se çka vërtetë ka ndodhur në Kosovë.
Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e mbështetur nga bota demokratike dhe NATO rezultat i së cilës është shteti i pavarur i Kosovës ka krijuar rrethana që na mundësojnë të mobilizohemi si shoqëri dhe si popull dhe në shkallë ndërkombëtare të argumentojmë krimin e gjenocidit të ushtruar mbi popullin shqiptarë.
Pikërisht për këtë qëllim është themeluar Qendra Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur e cila në baza vullnetare angazhohet për të sensibilizuar opnionin ndërkombëtarë, dhe për të mobilizuar institucionet dhe shoqërinë tonë në përgjithësi, që të kemi qasje serioze drejt ndriqimit të gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar dhe të dënimit të Serbisë si ushtruese e gjenocidit. Fatkeqësisht deri me tash në vend të dënimit të atyre që ushtruan gjenocid në Kosovë, ka tendenca të dënohen ata që e përjetuan gjenocidin. Kjo është absurditeti dhe marrëzia e shekullit XXI.
Në vazhdën e homogjenizimit të shoqërisë sonë në përgjithësi, Qendra Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur ka lansuar propozimin që shenja dalluese e Qendrës të jetë simboli unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit. Propozim që është pranuar dhe ka hasur në mbështetje plebicitare nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Me këtë rast i falënderojmë të gjitha ; institucionet komunale, partitë politike, shoqërinë civile, personalitete të shquara të jetës politike, kulturore, shkencore, akademike e sportive që e kanë mbështetur dhe e mbështesin propozimin e Qendrës. Ne i bëjmë thirrje që edhe Kuvendi i Republikës ta aprovojë propzimin tonë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simboli unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Për të gjithë aktorët, kombëtarë e ndërkombëtarë duhet të jetë e qartë se relacionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të shtendosen e përmirësoshen derisa Serbia mohon gjenocidin e kryer në Kosovë. E kaluara nuk është vetëm një nocion kohor! Tani për tani, e kaluara e afërt e dy shteteve Kosovës dhe Serbisë ndahet me një hendek të madh të mbushur me mbi 10 mijë civilë të vrarë shqiptarë, në mesin e të cilëve janë 1392 fëmijë, 1739 gra; mbi 20 mijë gra të dhunuara seksualisht, mbi një million shqiptarë të dëbuar, ende nuk dimë asgjë për fatin e më shumë se 1600 civilëve shqiptarë që u morën nga forcat serbe gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova. Këto paraqesin një plagë të madhe që kullongjak, lot dhe dhembje.
VETËM DREJTËSIA MUND TË NDIHMOJË TË MBYLLET KJO PLAGË E HAPUR !
NDER DHE RESPEKT I PAFUND PËR VIKTIMAT E GJENOCIDIT!
LAVDI HERONJËVE DHE DËSHMORËVE TË ATDHEUT!