Lëvizja\UÇK

Ramadan Avdiu: Doli nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes”

Romanin Eskadronët e Vdekjes e kam lexuar dy herë derisa ishte në dorëshkrim. Kjo dhuratë e çmueshme nga Bardhyl Mahmuti, do të duhet të jetë literaturë obligative për të gjithë nxënësit shqiptarë të shkollave mesme.Bardhyli në këtë roman, mjeshtërisht ka pasqyruar me fjalë artisike dhunën, terrorin dhe gjenocidin e ushtruar nga ushtria e policia serbe mbi popullin shqiptarë, sikurse edhe ndjekjen dhe persekutimin nga shteti serb, edhe të atyre serbëve të cilët kanë pasur kurajo njerëzore dhe intelektuale të denoncojnë krimin e gjenocidit kundër shqiptarëve.Mikun tim të ngushtë Bardhyl Mahmutin e përgëzoj për këtë vepër të përkryer duke i dëshiruar suksese të reja në vazhdim….