Lëvizja\UÇK

Prof. Abdyl Kadolli: Marathonomaku i lirisë

Prof. Abdyl KADOLLI
MARATHONOMAKU I LIRISË
Sonte na vjen Jusuf Gërvalla me profilin e hënës së re, si një
baladë e poetit me kitarë.
Janari është fillim i ciklit të ri vjetor, por edhe i ciklit të flijimeve
e rilindjes kombëtare.
Në janar ka ndërruar jetë Skënderbeu, është vrarë Isa Boletini,
janë vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, më pas edhe
Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti më shokë shumë…
Bora e përgjakur
Më 17 janar1982, rreth ores 22, Jusuf Gërvalla ekzekutohet
nga një pusi, bashkë me të vëllanë Bardhoshi dhe bashkëveprimtarin
Kadri Zeka në qytezën Untergrupenbah, pranë Heilbronit
në Gjermani.
Bora dhe akulli ishin përgjakur atë natë në qytezën e largët gjermane.
Bardhoshi e Kadriu kishin mbetur të vrarë në vend, ndërsa Jusufi
kishte mbyllur sytë rreth orës 3,15 të 18 janarit 1982.
Të gjitha gazetat gjermane iu kishin referur krimit nga Shërbimi
sekret jugosllav, duke e cilësuar ekzekutim e terror politik.
Edhe prokurori i këtij rasti Ehmann kishte thënë: “Unë mendoj
se të gjitha faktet flasin që pas këtij atentati fshihet Shërbimi
sekret jugosllav. Vëllezërit Gërvalla për ta ishin armiqtë numër
një të shtetit.”
Krimi nuk u ndriçua kurrë. Heshti shteti gjerman për masakrën,
sepse kishte një marrëveshje me shtetin jugosllav për ndjekjen
e kundërshtarëve politikë në atë vend.
Regjimi diktatorial jugosllav nuk lejoi as varrimin e dëshmorëve
në atdhe.
Ata varrosen në Shtutgart më 5 shkurt 1982.
Eskadronet jugosllave të vdekjes kishin rifilluar ekzekutimet
pa gjyq brenda dhe jashtë Kosovës, sikur pas Luftës së Dytë
Botërore mbi shqiptarët që nuk pranonin ripushtimin sllav.
Më 1990 kishin vrarë në Bruksel Enver Hadrin, ndërsa më 1981
Vehbi Ibrahimin. Më pas vriten edhe radhë të tjera veprimtarësh
politikë: Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Ali Ajeti, Afrim Zhitia e
Fahri Fazliu, Hasan Ramadani e shumë të tjerë
Ditari i Jusuf Gërvallës shpalos edhe enigmën e arratisjes së tij
për në Gjermani, që dukej atëherë e çuditshme, sepse askush
nuk mund të imagjinonte se ai vepronte në Lëvizjen nacionalçlirimtare
të veteranit Metush Krasniqi.
Më 19 dhjetor 1979 Jusufi kishte kaluar në vrap tunelin e tmerrshëm
8 km të Alpeve, përballë turrjes së qenit të kufirit dhe
krismës së policisë.
Jusufi vëzhgohej nga sytë e UDB-së. Më 1979 ishte zbritur nga
autobusi kur Ansambli i Radiotelevizionit të Prishtinës po nisej
për koncerte në Shqipëri. Jusufi kishte shkruar me dashuri për
koncertet e ansambleve shqiptare në Kosovë dhe ato shkrime
ishin botuar atëherë edhe në revista të Tiranës.
Në shpirtin e Jusufit ishin shtresuar trumat kombëtare:
“Një tragjedi me tri akte: çpasurim, çpërngulje, çfarosje”, siç e
quante Kosovën Noli më 1929.
Edhe i ati i tij Bardhoshi ishte detyruar të mërgonte në Jasenicë
të Sllovenisë, pasi i ishte marrë toka nga kolonët sllavë.
Pas ngjarjeve historike më 1981 në Kosovë, demonstratat shqiptare
kishin tronditur edhe Europën.
Atje Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla kishin përgatitur programin
e bashkimit të tri organizatave politike në LPRK, që formohet
vetëm një muaj pas rënies së tyre. Kjo lëvizje kombëtare bëhet
promotore e historisë së re, duke themeluar më 23 korrik 1993
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke drejtuar Luftën çlirimtare
në Kosovë me viset e saj përreth.
Jo rastësisht, 17 shkurti është ditë e shpalljes së Pavarësisë së
Republikës së Kosovës.
Arti poetik dhe arti i lirisë
Fati tragjik i shkrimtarit Jusuf Gërvalla i përngjan shumë fatit të
Lorkës së madh, por edhe të shkrimtarit disident Bilal Xhaferri,
vdekja e të cilit më 1986 në Çikago të Amerikës mbetet ende
enigmatike.
Para se të ekzekutohej Lorka kishte klithur: Përse më vrsni në
një natë me hënë?!, ndërsa Jusufi i plagosur rëndë i kishte
pëshpëritur policisë gjermane:
“Ka qenë UDB-ja”- Shërbimi sekret jugosllav….
Edhe shumë pika i bashkojnë këta tre poetë tragjikë: lirizmi magjik,
sinkretizmi i arteve, peizazhi mesdhetar i Granadës, Çamërisë
e Dukagjinit.
Krijimtaria letrare e jusuf Gërvallës kap një spektër të gjerë: poet,
prozator, dramaturg, publicist, kritik, përkthyes, muzikant etj.
Mbi të gjitha Jusufi ishte artist i madh i Lirisë. Ai ishte syri i
Aladinit, Orfeu që zgjonte Euridikën e fjetur. Nëna, shtëpia dhe
atdheu ishin baladë e tij.
Ai ishte artist i fjalës, i tingujve e ngjyrave, një lirik sublim, i
çiltër e origjinal.
Peizazhi i tij shpirtëror është plot dritë e magji metaforike e simbolike.
Aty sendet e dukuritë bëhen kujtime, simbole të shenjta, arketipa,
por edhe njerëzit sendëzohen deri në tjetërsim.
Vargu i tij me ritëm të shtruar i afrohet shumë prozës poetike,
ndërsa proza e tij artistike vrujon nga lirizmi refleksiv dhe ligjërimi
figurativ alegorik, ironia e hollë dhe mahnitja si në përrallë,
ku qenia rrutullohet në rrethin e mbyllur, me dramën shpirtërore
për të krijuar fatin e vet.
Balada e tij ishte edhe parandjenjë e fundit tragjik, e flijimit të
vetëdijshëm për fillimin e ri, zgjimin e blertë, si një testament e
lapidar poetik:
Vërmni atje tek do të tregojë guri për udhën
*
I gjallë përsëri si fjala i madhëruar përsëri si vepra
Metafora 16 / n r. 1 / ma r s 2 0 1 1
*
Në tinguj kitare të më kujtojnë
Drama Procesi e Jusuf Gërvallës është një dramë për absurdin
totalitar të gjyqeve politike kundër lirisë, ku vasalët e pushtimit
bëhen ekzekutorë të krimit.
Në publicistikën e Jusuf Gërvallës shquhen esetë politike me mprehtësi
intelektuale dhe pjekuri historike, me ironinë e satirën goditëse.
Ai kishte botuar në mërgim gazetat “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri
i Kosovës”, ndërsa kishte bashkëpunuar edhe me gazetat e
atjeshme “Liria” e “Bashkimi”.
Vizioni i tij ishte historik për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
Idealizmi kombëtar i Jusuf Gërvallës dhe i brezit të tij ishte sublim,
deri në flijim:
“Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi
dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si
përjetim më i bukur e më fisnik në gjithë jetën…”
Jusufi ishte shquar edhe në komentimin e vlerave artistike e
estetike të letërsisë, muzikës, artit figurativ, teatrit, filmit etj.
Ai kishte prirje të veçantë për tingullin, ku janë kompozimet e tij
dhe kënga me kitarë “Do të kthehem nënë”.
Jusuf Gërvalla kishte krijuar kontakt edhe me letërsinë botërore, duke
përkthyer nga Heminguei, Kafka, Xhojsi, Jejtsi, Asturiasi, Kishi etj.
Sot eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës prehen
në vendlindjet e tyre, ku janë rivarrosur më 24 shkurt 2002,
pas 20 vjetësh.
Sot Jusuf Gërvalla dhe shumë shokë të brezit të tij janë shpallur
heronj të Kosovës.
Flaka e janarit është një manifestim kulturor kushtuar këtyre tre
dëshmorëve të kombit.
Për veprën atdhetare të Jusuf Gërvallës janë shkruar poezi,
tregime e shumë shkrime publicistike, ndërsa për veprën e
tij letrare edhe monografi e studime letrare. Së fundmi është
botuar edhe kompleti i veprave të tij letrare, por ende mugon
botimi kritik me studimet për veprën e tij letrare, mungojnë edhe
publicistika politike e Jusuf Gërvallës dhe shkrimet publicistike
për veprimtarinë e tij atdhetare.
Sot ende mungon një film dokumentar për Jusuf Gërvallën dhe
brezin e tij.
Sa kalojnë kohët, figura e Jusuf Gërvallës vjen duke shkëlqyer
gjithnjë e më shumë në panteonin kombëtar. Ai është ndër
figurat e rralla intelektuale që flijoi artin dhe jetën për idalin e
lirisë. Bashkë me Demaçin dhe Ukshin Hotin, ai përbën sot
treshen e madhe intelektuale të flijimit sublim në historinë e
re të Kosovës.
Jusuf Gërvalla e ka krijuar monumentin e tij artistik dhe të lirisë,
tash ne e kemi borxh ta ngremë monumentin e tij mu këtu, para
Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
I falemi veprës së tij të denjë letrare e atdhetare!