Kosova është çështje e Shqiperise dhe jo e Serbisë. Diplomacia infantile shqiptare ka mbajtur dhe po mban një qëndrim servil, inferior aspak dinjitoz lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kosova i është shkëputur padrejtësisht Shqipërisë dhe jo Serbisë. Klasa politike e Kosovës gaboi rëndë njëherë kur e pranoi si “pjesë të territorit serb” manastirin e Deçanit, të Graëanicës e patriakanën e Pejës.Ky gabim nuk duhet të përsëritet kurrë më, sepse nuk mund të “negociohet me grabitësin për të lënë një gozhdë në shtëpinë tënde, ku ai të varë xhaketën kur të dojë”. Prandaj, o miku im Albin, kurrë e më, me asnjë lloj çmimi, mos e prano si zgjidhje krijimin e entitetit serb brenda territorit të Kosovës. Jo zajednices, jo çibanë të huaj në territoret shqiptare të Kosovës. Boll më! Shqiptarët i kanë “falur” shumë troje Serbisë, Malit Zi, Maqedonisë e Greqisë. Diplomacia e Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe Podgoricës duhet të ngrihet në nivelin e Vetëdijes Kombëtare, ajo duhet që të ndërgjegjësojë Botën për grabitjen e Historisë së Kombit tonë.
add a comment