Kulturë\Letërsi

Prend Buzhala: PLISI DHE ARMA: Kultura e mbajtjes dhe e përdorimit në traditën shqiptare

(Kumtesë e lexuar në manifestimin DITA E PLISIT, te Ujëvarat e Mirushës, shtator 2020)

Në të kaluarën plisi ka pasur vlerën e një formimi të brendshëm të sjelljes, t[ mënyrës së jetesës e të një rituali serioz. Edhe sot mbahen kapela të ndryshme: serioze e joserioze, ushtarake e policore, kësula të infermierëve apo të punëtorëve të ndërtimtarisë. Shohim kapelat e ritualit akademik apo të studentëve të diplomuar, ato të klerikëve apo ato të pilotëve. Secila prej tyre ka kanë mënyrën e vet të përdorimit dhe ritin e përdorimit. Kapela është tregues i një profesioni serioz, por ajo shënjon edhe shumëçka tjetër. Kur hiqet kapela, e kuptojmë se ai njeri e ka kryer shërbimin. Kur hiqet me njërën dorë, dhe personi përulet, ajo është shenjë nderimi për një personalitetit apo për Tjetrin, të cilit i drejtohet. E pra, edhe sot kësula ka vlera semiologjike, shënjuese dhe rituale.
1. SEMIOLOGJIA E ARMËS TE SHQIPTARËT
Kështu ka qenë edhe me plisin shqiptar: në radhë të parë ai tregon Njeriun Shqiptar. Ka treguar njeriun, kur shkon për gazmend, por edhe për ndonjë ngjarje tjetër publike apo rituale. Ashtu sikundër shqiptarin nuk mund ta përfytyrojmë pa plis; po kështu, në të kaluarën, shqiptari gjithmonë është përfytyruar edhe me mbajtjen e armës. Shqiptari është portretizuar, ndër shekuj, gjithmonë me armën e tij (shpatën, pushkën, përkrenaren etj.) portretizimi në arte, skulpturim, përshkrime letrare apo etnografike, historike apo antropologjike, gjithmonë kap përmasën trimërore e luftarake të së madhërishmes, përmasën epike të tij, rreptësinë e ashpër kreshnike si të maleve. Shqiptari konceptohet diku në peizazhin malor, pranë një kulle të gurtë a një murane luftërash. Aty ku përshkruhen këto elemente, ato merren edhe sot si simbol i qëndresës dhe papërkulshmërisë së tij, si shpirt i karakterit të tij. Nuk quhet më kot Kanuni i Maleve, pasi edhe rendin shoqëror edhe ligjet e rregullat e jetës, ai i ka hartuar vetë kundruall të të gjitha perandorive e pushtuesve. Kurse mali nuk shfaqet vetëm si eponim kulture, jete e urimi (“Të paça sa malet”, “Rrnofsh sa malet”) etj. Por malet ishin edhe vende strehimi e mbrojtjeje nga armiqtë e për të mos u asimiluar. Shqiptari, ndër shekuj, e ka pasur pranë vetes gjithmonë armën e tij. Pushka shkrehte dinjitetin e shqiptarit, nderin e tij, madje ajo merr edhe domethënien historike të kryengritjeve shqiptare për liri e çlirim. Me pushkë ai mbronte nderin dhe atë liri të pakët, mbronte familjen. Shqiptari e do pushkën sa familjen e tij dhe për këtë kishte një kujdes të veçantë. Pamjet e kullave të dikurshme nuk mund të përfytyroheshin pa armën e varur në mur. Fotot e moçme të të parëve tanë, i shohim gjithnjë me pushkën pranë. Kur lindte një fëmijë, zbrazej pushka dhe bëhej urimi: “T’u rritë e t’u baftë djali për pushkë”! ose urimi: “T’u shtofshin pushkët”, d.m.th. urimi që të lindnin edhe bij të tjerë. arma pra, ishte pjesë e jetës, e lidhur ngushtë me ekzistencën e me traditën e sidomos me mendësinë e karakterit të shqiptarit. Me pushkë ai flinte, me pushkë ai shkonte në mal a në arë, në dasmë a në varrim, pa e hequr nga supi. Për ta siguruar armën, ai nuk kursente asgjë tjetër. Kanë lindur proverba të shumta se si shqiptari nuk jeton pa armën, ose shqiptari nuk rri pa armë etj.
Ndryshe, arma na i kujton ato kryengritjet që nga Skënderbeu e këndej, për të carë përpara në histori, sepse pushka ishte një udhëzues e drejtues nëpër kohët e vështira. Adhurimi për armën është i shenjtë për shqiptarin. Armën duhej mbajtur e siguruar me çdo kusht. Dhe kjo i ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarit, sepse regjimet pushtuese es h=shtypëse gjithmonë kanë pasur kërkesat p.lr çarmatosjen e tij. E ka paguar edhe me jetë, edhe me burgje, edhe me arrestime të panumërta. I dha kuptim gjithmonë domethënës e të ri kësaj qëndrese me armën, siç janë traditat patriotike e luftërat për liri.
Porse ka edhe proverba tjera, që na thonë ë vërtetën se shqiptari e do paqen e jo armën,. Psh: “Arma të bën trim pa qenë”, “Arma e ba trim edhe budallën”, “Arma asht belaja e kresë” etj. e që duan të na thonë se për armën ka edhe mendime jo të larta.
2. SEMIOLOGJIA KANUNORE E ARMËS
Sipas traditës shqiptare, mbajtja e saj dhe përdorimi i saj kishin rregulla. I kemi parasysh, bie fjala, rregulloret e rregullat e përdorimit, përkujdesjes e të mbajtjes së armës në ushtri, a në polici.
Po ashtu, edhe te Kanuni i Lekë Dukagjinit ka rregulla të sanksionimit të armës. Bie fjala, revolja futet në brez, e jo të mbahet si karagjoz (Xhafaer Martini: “Kanun”, Tiranë 2013, f. 464).
E si duhet të sillet njeriu përballë atij që e ka armën në brez? Është shenjë se aët njeri nuk duhet a bezdisësh, kurse të kujdesshëm e të matur duhet të jenë të dy palët, edhe ai që e ka armën, edhe të tjerët.
Edhe pushka në sup mbahej me grykë teposhtë, e që është shenjë e vetëpërmbajtjes e jo për mendje të madhe. Mbajtja e tillë e armës ishte paqësore (Xh. Martini, po aty) e që shprehte qëndrimin moral të atij që vepronte kështu. Arma nuk i jepej tjetrit për ta mbajtur, se po i vra nga ajo armë jotja tjetri, ti bie në gjak. Ky ishte një rregull që nuk shkelej.
Në konak, të parën e dorëzon armën, e cila varej në kunj a në një gozhdë speciale për varjen e armëve (Kanuni: “§.605. Falet me mik, armen i a mûrr, e i prîn në shpi.
§.606. Armen i a varë në krrabë, edhè e çon në krye të vendit ké votra.”).
Në pprcjellje armën e mikut e mban i zoti i të shtëpisë deri te vendi i pprcjelljes.
Kultura e mbajtjes dhe e përdorimit të armës, është kulturës specifike te shqiptarët. Kështu, kur i riu i bëln 18 vjet, arma blihej dhe i dorëzohej me një rit të veçantë. I riu nuk bën të jeët pa plis në kokë, kur merrte armëna kur ia dorëzonte solemnisht armën plaku i sjhtëpisë. Të riut i thuhej: “Jr ba për amrë, ta mbajsh me shldnet e me nder”.
Në këso rastesh i mbahej edhe një ligjëratë e veçantë nga i moshuari:
– dije se arma ta mbron jetën, por edhe ta shkurton jetën,
– ta shton burrninë, por edhe ta marron,
– ta ruen dnerin, por edhe ta merr.
Thuhej: me armë nuk luhet!
3. TAGRI KANUNOR MBI ARMËN
Po ashtu, kishte rregulla, për vende të veçanta, se ku e si ajo përdoret, a nuk përdoret. Kështu, burimet ishin vende ku nuk përdorej arma (Xh. Martini, po aty), e nëse e kërcënoje dikë me armë, paguaje gjobë.
Ishte rreptësishtë e ndaluar t’ia drejtoje armën dikujt.
Dikur arma nuk përdorej për ta frikësuar dikë. Sot ky mentalitet i karakterit të shqiptarit ka ndryshuar në përdorimin e armës si kërcënim, frikësim, për dhunë etj. dikur arma mbahej për të krijuar siguri, kurse sot ajo mbahet për të krijuar pasiguri, sipas asaj logjikës së ligjit të xhunglës se fiton i forti, pra, jo nderi, respekti etj.
Dikur me armën shqiptari ishte lidhur fort me familjen e me atdheun, se sa sot.
Nga ana tjetër, Kanuni nuk parasheh përdorimin e zbrazjen e armës nëpër ahengje, nëpër dasma apo në pirje alkooli, apo kur mbahen kuvende, sepse, në këso rastesh Kanuni e konsideronte vepër të ndëshkueshme.
Sipas Kanunit, i zoti i shtëpisë ka tagër mbi armët e veta:
“§. 24. Tagri i gjindes së ships.
4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falë pa pasë nevojë per leje të zot’t të shpis”).
Ka për detyrë që, kur vjen mosha e caktuar,, e të riut, pra, ‘t’ia sigurojë armën:
“§. 21. Perlimi e detyra e të zot’t të shpis.
7) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin ma teper njanitt se tjetrit;
M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë ba per to.”
. Madje, parashiheshin edhe ndëshkime nga i zoti i shtëpisë për keqpërdorim të armës na ndonjë anëtar i familjes.:
“§. 20. Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis.
b) Me u hjekun armët e krahit a të brezit per nji a dy javë…”
Ka edhe rregulla e norma të tjera për armën te Kanuni:
20, 10: Me hi dorëzanë kush i shpis pertej se i ban arma; me shitë, me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis, ka tager mos mu pergjegjë, se Kanuja s’e xen per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të ndrruemen e as dorëzanin këso dore, e çdo send a gja do të shkembet, se a’ba pa leje të zot’t të shpis.
24. Tagri i gjindes së ships.
3) Mbi armët e veta seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lanë peng, porse s’kan tager me lypë tjetren në shpi;
2) Munden me hi dorëzanë edhe pa e pvetë të zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja;
Te Kanuni Ndamjes hyjnë: trualli, shtëpia, toka, po edhe armët.
Armët i jepen vëllait të parë, berret (delet) ndahen për pushkë, lopë e gjedhe marrin vetëm ata që janë të zotët me mbajte armë etj.
Te NYE I SHTATËDHETETRETË. Përcaktimi i gjojës (gjuetisë), ka një rregull e normë:
§.401. Me dalë 50 vetë me gjuejtë e me kênë gjymsa me armë e gjymsa tjeter pà armë, paraz mârrin pjesen e gjojës, per arsye sè me nji qellim duelen në mal. Të pàarmatosunt u apin ndimë t’armatosunvet, kû me brîmë kû me rojë e kû me rrethim të vendit.
Te NYE I SHTATËDHETETËT, ku flitet për tregun e armëve, të kalit, thuhet:
“§.478. “Pushka e kali e kàn kûj mbë kûj “.
§.479. Po bleve armen, e të thà shitsi: “E bajshë me nderë!”, e e vore në krrabë me dorë t’ande, të mbetë në derë, edhè n’i a gjetsh ndo’i gand mbrapa.
§.480. Arma blehet gjithherë e mbushun.
Rregullat e Kanunit parashohin edhe pritjen e mikut në raport me armën e nderimin ndaj saj:
§.615. E mbaitmja e armës âsht:
a) shêj burrnije e nderje, edhè pse knaqesh sè t’erdh miku,
b) âsht shêj roje, sepsé tui i thànë: “Mirë sè erdhe”, ajo do të rrijë pà droje, e sè giin¬desh gadi me i dalë zot per çdo rrezik,
c) âsht shêj urtije per vedi, pse, ‘si ti mârrish armen, edhè në pasët ndoi mende të keqe miku, nuk kà shka të bân si t’a çarmato¬sish.
§.616. “Mikut i lshohet kryet e vendit”.
Te NYE I NJIQINDENANDËMBDHETËT, ku flitet pëlr dorasin (gjakësin, ai që vriste dikë), në shenjë nderimi ndaj të të vrarit, thuhet:
§.847. Dorërasi nuk guxon mè mârrë armen e të vramit, po bani két faqe të zezë, aj bjen në dy gjaqe.
Ndërkaq, te NYE I NJIQINDENJIZETEPESËT, sse çfarë deormitetesh të kanunit e keqkuotimesh ka sot, a na e thotë qartë kjo normë kanunore:
“Gjaku shkon per gisht”.
§.898. Në kanû të veter të Malevet të Shqypnis vetem dorërasi bijte në gjak, ase aj, i cilli tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken a çdo armë kundra nierit.”
§.899. Shpija e të, vramit nuk mujte me ndjekë as me vrà tjeterkend prej vllazensh, nipash a kushrijsh të gjaksorit, pos gishtit dorërasit.
Ose te gjaku për punë të liga:
§.922. “Mikun e prém, armët e gruen e dhunueme, kanûja s’i perket.”
Pushka ndjek gjakësin:
§.954. Pushka e shtîme per armë të mar¬runa, bien në gjak, por jo në giobë.
Të rrepta janë edhe ndëlshkiemt për keqpërdorim të armës në rastet tjera, si: po i shkrepi kush kujt armën në Kuvend, shpija i digjet, vrasësi grihet katundisht, e shkon gjakhupës.
4. KONTEKSTET KOHORE TË PËRDORIMIT TË ARMËS
Duke i përqasur këto tradita të mbajtjes, kujdesit e përdorimit të armës, deshëm të theksojmë se në kohë e hapësirë ndryshon edhe kuptimi për armën.
Sigurisht që sot, në kushtet e rrethanat e një shteti ligjor, semiologjia e përdorimit të armës ndryshon, sado që ende mendësia e së kaluarës është kokëfortë. Pajtimi i madh i gjaqeve që u mbajt në fillimvitet ’90, është një shteg i ri historik për ta çuar përpara mendësinë e re në rrethana të reja historike; e që ishte parapërgatitja se arma drejtohet ndaj pushtuesit gjakatar e jo ndaj vëllait. E sot mund të themi, ashtu siç tha një dijetar, historian e profesor amerikan, Alfred Whitney Griswold: “E vetmja armë e sigurt kundër ideve të këqija janë idetë më të mira.” Armë të sotme konsiderohen dija e arsimi, sepse “Injoranca ka qenë gjithmonë arma e tiranëve; ndriçimi shpëtimi i të lirëve.” (Bill Richardson). Në kushtet e shtetit, janë ushtria e policia ato që e organizojnë mbrojtjen dhe sigurinë.
Porse patriotizmi a dashuria për atdheun e për popullin, për lirinë dhe drejtësinë, në kushtet e lirisë e të demokracisë kërkojnë gatishmërinë, përkushtimin, vetëmohimin, besnikërinë dhe ndjejnë e lartë ndaj detyrës. Atdhetarizmi, traditat atdhetare dhe memorizimi i kësaj trashëgimie, siç është Dita e Plisit, janë edhe një armë e domosdoshme për mbrojtjen e civilizimit tonë nga barbaria e nga asimilimet e tjetërsimet theqafëse të botës bashkëkohore. Edhe në traditën shqiptare pushka ishte pjesë e mbrojtjes së jetës dhe atdheut dhe jo e konfliktit. Mbi të gjitha armët, qëndron faktori kryesor që quhet njeri.

Postimet e fundit !