Prend Buzhala: ËSHTË ETIKE TË MOS PAJTOHESH ME LIGJIN E PADREJTË, E KUNDËRTA ËSHTË IMORALITET
Votohej në Kosovë, si “qytetarë të lirë”, edhe gjatë viteve ’80, kur Kosovnë e drejtonin shqipfolës nën regjimin e Millosheviqit. Nuk kishin të drejtë të përjashtuarit nga Lidhja Socialiste, kryesisht qytetarë e fshatarë të thjeshtë që paskan rënë ndesh me ligjin apo që ishin solidarizuar me kërkesën Kosova Republikë. Po, aza kishin dënime, kishin privime nga liritë dhe të drejtat njerëzore: nuk kishin të drejtë votimi e as të drejtë zgjedhjeje apo përfaqësimi. Madje, shumë ndër ata prokurorë e gjyqtarë të asaj kohe, kanë dhënë dënime drakonike, i ke, fatkeqësisht, edhe sot si përfaqësues të ligjit në krye të shtetit. Sikur të mos kishin qëndruar drejt e në këmbë ata idealistë të atyre viteve, nuk do të kishim Republikë sot. Ata ishin idealistë që nxorën në sipërfaqe mashtrimin e madh të pabarazisë nën ish-Jugosllavi që paraqitej si kampione e barazisë ndër shtete socialiste. Se çfarë kampionësh ishin, u pa lufta e fundit në Kosovë, se çfarë bëri soldateska ish-jugosllave. 1. A ishte etike e morale të kundërshtoheshin ato ligje?Martin Luther King do të thoshte: “Njeriu ka jo vetëm një përgjegjësi ligjore por edhe morale për t’iu bindur ligjeve të drejta. Në të kundërt, dikush ka një përgjegjësi morale të mos iu bindet ligjeve të padrejta. Unë do të pajtohesha me Shën Augustinin se ‘një ligj i padrejtë nuk është aspak ligj.’ ” Ose Henry David Thoreau:”Nëse makina e qeverisjes është e një natyre të tillë që kërkon që ju të jeni përfaqësues dhe zëdhënës i padrejtësisë ndaj një tjetri, atëherë, unë them, thyej ligjin.”2. Dhe nuk e kanë fort për etikë a përgjegjësi as sot, ata që vepruan e punuan kundër kërkesës për Republikë gjatë viteve ’80; pse edhe sot veprojnë me ligje të padrejta aty ku janë ulur: kush ka të drejtë të votojë e kush jo! I barabartë, sipas kësaj etike, është edhe kundërshtimi politik, (ku shfaqet bindja e ndryshe) edhe ai kriminal.Këso mbetjesh staliniste e milloshevoçiane ende e përbaltosin Kosovën.I barabartë, sipas kësaj etike, është edhe kundërshtimi politik, (ku shfaqet bindja e ndryshe) edhe ai kriminal. Këso mbetjesh staliniste e milloshevoçiane ende e përbaltosin Kosovën. Kjo na i kujton do kohë tiranike: kur regjimet e tilla përcaktoheshin që ligji tirnaik është i dobishëm e i pëlqyeshëm për regjimin, për qeverinë, por është i paligjshëm për qytetarin. Prandaj është e ndershme që e padrejta të kundërshtohet. E rrezikshme për demokracinë janë diskriminet e tilla anticivilizuese, dhe jo kundërshtimi i padrejtësisë.Njerëzit ngrihen në këmbë, kur diçka është e padrejtë dhe shtypëse.E rrezikshme, që nxit edhe luftë civile, është padrejtësia e hapur, në emër të ligjit. Edhe sot i shohim trabantët se si kanë respekt për padrejtësinë dhe jo për drejtësinë. Madje, profiterët kriminalë që përfitojnë nga privilegjet e pushtetit, në emër të ligjit, kanë prodhuar edhe fenomenin e tillë që ka depërtuar edhe në kreun e jetës politike: që me ligje të mbrohet krimi e me ligje të ndëshkohen njerëzit e drejtë! Dhe po këta krerë politikë, që bëjnë thirrje për bindje të plotë “ndaj ligjit”, në të vërtetë ata duan të thonë: bindje të plotë ndaj secilit veprim kriminal politik që bëjnë ata. Të ndershmit, njerëzit që kanë inteligjencë, nuk pajtohen me veprimet e tilla. Inteligjencia e ka obligim që ta ndërtojë ideologjinë e rezistimit ndaj padrejtësisë e shkeljeve të lirive e të drejtave njerëzore, kudo që ato shfaqen. Prandaj, nuk duhet të ndodhë heshtja ndaj mizorisë së padrejtësisë ndaj qytetarit të pafajshëm që i mohohet e drejta e zgjedhjes dhe për t’u zgjedhur.
15You, Driton Hetemi and 13 others