Histori

Organizata e Dëshmorëve: Kongresi i Permetit 24 Maj 1944

Operacioni armik i dimrit 1943-44 qe mjaft i egër, në një luftë krejt të pa barabartë midis forcave partizane dhe atyre të ushtrisë naziste gjermane ne bashkëpunim me qeverinë Kuislinge që mbështeteshin nga forcat e Ballin Kombëtar, përfshirë dhe vështirësitë nga moti i egër i dimrit. Pas dështimit të armiqve në Operacionin e Dimrit, para Shtabit të Përgjithshëm i UNÇL, Këshillit të Përgjithshëm NÇL, si dhe nga udhëheqja e PK u paraqit nevoja të merreshin masa ushtarake e politike të tilla, që të siguronin çlirimin e plotë të vendit, dhe vendosjen e pushtetit popullor. Kushtet e reja që diktonte koha, shpejtësia dhe mprehtësia e veprimeve, gërshetuar me guxim dhe mprehtësi veprimesh, sollën në skenë vendimin për thirrjen e Kongresit I NAÇL, i cili u arrit të mblidhet në Përmet më 24 maj 1944. Qëllimi i Kongresit ishte zgjidhja e problemeve e ushtarake e politike, qe i dilnin përpara lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe udhëheqjes politike të saj, PK. Në këtë Kongres historik, populli i qarkut të Elbasanit përfaqësohej ndër të tjerë nga Mahmud Bedalli, Esat Dishnica, Sami Baholli, Miço Kallamata e Kadri Musaj. (Hafez Musa Basha, Kryetari i Këshillit Nacional Çlirimtar të Elbasanit, për arsye shëndetësore, nuk mundi të shkojë). Kongresi zgjodhi Këshillin Antifashist Nacional Çlirimtar, si organin më të lartë legjislativ dhe ekzekutiv. Në Këshillin Antifashist Nacional Çlirimtar, u zgjodhën anëtarë dhe nga qarku i Elbasanit, si, Baba Faja Martaneshi, Ali Shtëpani, Esat Dishnica, Frederik Nosi, Kolë Paparisto, Petraq Popa, Ramadan Çitaku, Sami Baholli, Isuf Deliu, Mahmud Bedalli. Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar zgjodhi si nënkryetar të kryesisë, Baba Faja Martaneshin, patriot i shquar përparimtar i qarkut të Elbasanit. Nga vendimet kryesore të Kongresit të Përmetit, ishin:1. Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit, që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist NAÇL. T’i ndalohet ish -mbretit Zog kthimi në Shqipëri, dhe, të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.3. Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.Ndërsa Këshilli i Përgjithshëm Nacional Çlirimtar, vendosiVendimi mbi rishikimin dhe prishjen e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar.Vendimi mbi shndërrimin e Ushtrisë NAÇL në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme.Vendimi mbi dhënien e gradave në ushtri. Vendimi për kalimin e Ushtrisë në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare. Kongresi miratoi veprimtarinë e përgjithshme të udhëheqjes së Luftës, dhe udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇL. Këto përbëjnë ligjet e para të pushtetit demokratik popullor.Këshillin e Përgjithshëm me 121 anëtarë që përfaqësonin të gjithë vendin dhe të gjitha shtresat shoqërore, pjesëmarrëse në luftë.Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare u emërua Enver Hoxha. Gjithashtu u dha orientimi për krijimin e korparmatave dhe Komanda e përgjithshme shpalli formimin e Divizionit të I Sulmues.Ne frymën e vendimeve të Kongresit të Përmetit, dhe për t’i vënë ato në zbatim edhe në qarkun e Elbasanit, u morën një sërë masash në drejtim të shtimit të luftës kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe forcimin e pushtetit të këshillave Nacional Çlirimtare.