Zëvendësministri i Republikës së Kosovës, e shpalli xhihadin islamik dhe Republikën e Kosovës si Shtet Islamik
Fjalimi i tillë nuk është thjesht emocion rasti, fjalim rasti, ekzaltim rasti, por është përpilim i stërholluar në aspektin juridik, për të tentuar për t’i ikur përgjegjësisë penale. Ky fjalim është me plotë kuptimin e fjalës “shpallje e xhihadit islamik,” si dhe shpallje de facto të Republikës së Kosovës si Shtet Islamik. Duke qenë se kam përvojë të gjatë në studimin e terrorizmit islamik, e kam pasur shumë më të lehtë ta kuptoj që ky fjalim është përpiluar në Serbi, derisa është recituar përmendësh nga zt. Vokrri.
Fjalime të këtilla, janë të ngjajshme vetëm me fjalimet e Bin Ladenit, Al Bagdadit, kërcënimet terroriste të Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit.
Edhe organizata terroriste islamike dhe terrorist islamik të arrestuar edhe në Republikë të Kosovës, vetëm pse kanë vendosur flamurin e ISIS-it, flamurin e zi me hartën e Kosovës në të, apo kanë dashur shtetin islam a sheriatin në Kosovë, janë arrestuar, akuzuar, gjykuar, dënuar edhe nga gjykatat vendore në Kosovë.
Për dallim nga Bin Ladeni, Al Bagdadi, Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi etj, të cilët kërcënonin në emër të organizatave terroriste të cilave i takonin, zt. Vokrri, flet në emër të Republikës së Kosovës, duke e bërë shumë më serioze situatën. Zt. Vokrri në këtë fjalim, të parit person i jepet fjala, prezentimi i tij dhe vetëprezentimin që bënë, e ndërlidhë tërësisht me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Çdo dëgjues i një fjalimi të tillë, e kupton që zt. Vokrri keqpërdorë pozitën zyrtare për të shpallur xhihad islamik, kundër: Europës dhe rendit kushtetues dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës.
Fjalimi i zt. Vokrri, është kryekëput shpallje e xhihadit islamik :” fatkeqësisht nuk mundet aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë të mira, në impakt në shoqëri, në impakt në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet.
Kuptohet që orientimi i tanishëm Euro-Atlantik i Kosovës, të korrigjohet gradualisht kah orientimi qytetrimor Islamiko-Arabo-Aziatiko-Turk, e që falë këtij orientimi më shekuj të tërë ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane në bashkësundim me sllavët( Patrikanën e Stambollit), derisa falë qytetërimit perëndimor dhe SHBA-së, ne fituam Lirinë, Shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës, ka edhe Strategji Kombëtare për Integrimin Europian, thekson:” Republika e Kosovës, përkatësisht institucionet dhe populli i saj, janë plotësisht të përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian me synimin e qartë për t’u anëtarësuar në BE. Në mënyrë që të përmbushet kjo pritje, është thelbësore që të zhvillojmë më tutje dhe të ruajmë një konsensus mbarëkombëtar dhe vizion për integrimin evropian.”[1] Kjo Strategji ” …pasqyron vizionin dhe qëllimin e Kosovës për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian dhe trajton mangësitë serioze me të cilat Kosova ende po ballafaqohet, si dhe shtjellon synimet që ne synojmë t’i arrijmë për ta afruar Kosovën me BE-në.[2] Prandaj deklarimi i zëvendësministrit në fjalë, është kundër Orientimit të Kosovës, kundër kësaj Strategjie, kundër ekzsitencës së Republikës dhe Shtetit të Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 1, paragrafi 1, thekson që Republika e Kosovës është shtet demokratik…, pastaj neni 3, paragrafi 1, thekson që Republika e Kosovës…qeveriset nmë mëneyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit…, neni 4, paragrafi 1, theksonm që Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve…, si dhe nenin 8, citoj:” Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.”
Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 4, paragrafi 4, thekson:” Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.” Për të vazhduar me nenin 92, paragrafi 2, të Kushtetutës, “ Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj” dhe paragrafi 3 ” Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.”
Në këtë rast zt. Vokrri, shpall de facto Republikën e Kosovës, si shtet islamik të Kosovës, pastaj mund të kuptohen pasojat që do vinin ndaj një shteti islamik, pasiqë i kemi ende të freskëta ngjarjet e Shtetit Islamik.
Vazhdon fjalimi i zt. Vokrri:”Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët… Ne jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6 shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që jemi populli i vetëm me sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhap kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale dhe qytetrimore e gjithë njerëzimit. Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu.
Derisa kjo pjesë e fjalimit të zt. Vokrri, tregon përfundimisht qëllimet dhe objektivat terroriste islamike të tij, ai flet si përfaqësues i “Xhihadit Islamik” që shpall misionin terrorist islamik, për ta përhapur atë në drejtim të perëndimit. Zotëria nuk flet për hapjen e islamizmit në Lindjen e Largët, në Afrikë, Australi, Azi, por ashtu siç edhe gjitha organizatat terroriste islamike ndërkombëtare, që kryen akte terroriste islamike dhe që thirrnin për kryerje aktesh terroriste kundër Perëndimit.
Madje zt. Vokrri, paralajmëron që “nuk është mision i lehtë, natyrisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra” nuk ka asnjë shpjegim tjetër më ekstremist islamik që shpjegon me fjalë më ekstreme se kaq. Në një fjali të vetme, tregohet që ky zotëria është pjesë e një organizimi terrorist islamik, e që ky e shpall misionin, duke e quajtur që nuk është mision i lehtë, si dhe e tregon se është normale të ketë pengesa dhe të ndodhin luftëra, dmth edhe në të ardhmen, e nuk flet për luftëra në të kaluarën. Pra ai e ka të qartë që përhpja dhe bërja e islamit si busollë drejtuese për çdo njeri, shtëpi në Perëndim( e nuk toleron që njerëzit në Perëndim të zgjedhin vetë nëse duan ose jo që Islami të jenë busollë, fe a bindje e tyre). Zt. Vokrri e di që do ketë pengesa për ta kry misionin jo të lehtë, e që do ketë pengesa, e që ai dhe organizimi i tij terrorist islamik është i sigurtë që pengesat duhet të heqen edhe me luftë terroriste islamike. Ai përmbyll shpalljen e tij të xhihadit islamik, me fjalinë “…islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë.”
Vazhdon më tej fjalimi terrorist islamik i zt. Vokrri:”Pra përgjegjësia e jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull. E që organizimi terrorist islamik, misionin e të cilit e shpalli zotëria në fjal në këtë fjalim të tij, flet edhe si përgjegjësi, mision, objketiva dhe qëllime të popullit tonë.
Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne atëherë kemi dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të madhe, kështu që si qytetar të vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që është konsolidimi i jo vec i besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm, familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi potencialin dhe Allahu ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…”
Nuk besoj që ka më shumë nevojë për të dhënë shpjegime shtesë, zt. Vokrri vazhdimisht fletë për misionin, që është xhihadi islamik, i përhapjes së islamizmit në Perëndim, sërish tregon që celulat terroriste islamike, duke e identifikuar qartë edhe mënyrën e kryerjes së këtij misioni, që thotë “grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha.” Kemi pa shumë grupe terroriste, që është nocion i zakonshëm të përdoret “grupe të vogla” të ngadhënjejnë( mposhtin) grupet e mëdha, e nuk thotë as që grupet e vogla të interesit a grupet e vogla të ndikojnë në drejtimin e qeverisjes( që mund të interpretohej në atë rast si ndikim i lejuar). Mirëpo zotëria flet për ngadhënjim, e kjo nënkupton vetëm një mënyrë, mposhtjen me luftë, me luftë terroriste a me akte terroriste islamike të grupeve që janë kundërshtare të islamizmit.
Zt. Vokrri edhe në çastin e këtij fjalimi, flet si zëvendës-ministër, ashtu edhe prezentohet dhe vetëprezentohet, si përfaqësues i Institucioneve që udhëheqin Republikën e Kosovës. Në bazë të nenit 93, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe neni 94, paragrafi 1, 2, 3,4, ku rregullohen kompetencat e qeverisë, e që askund nuk shihet që zëvendësministri, ministri, kryeministri etj të shpallin xhihadin islamik, ta ndryshojnë në këtë mënyrë rendin juridik dhe kushtetues të Repubikës së Kosovës, të propagandojnë terrorizmin islamik dhe të shpallin xhihad islamik etj. Për të vazhduar në nenin 97, paragrafi 2, theksohet ” Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.”
Në bazë të po të këtij Ligji NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 12, paragrafi 1, “Zëvendësministri emërohet nga Kryeministri për mbështetjen e ministrit.” E që po ky Ligj NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 12, paragrafi 5, “Zëvendësministri, gjatë ushtrimit të kompetencave të tij është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri përkatës, si dhe:
- Me njoftimin paraprak të Kryeministrit nga ana e Ministrit, mund të merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
- Ndihmon ministrin në caktimin e prioriteteve, në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të ministrisë;
- Me autorizim me shkrim të ministrit, mund t’i delegohen përgjegjësi të caktuara që me ligj i janë dhënë ministrit;
- Zëvendësministri i raporton ministrit në baza të rregullta, ndërsa Kryeministrit çdo gjashtë (6) muaj, nëse një gjë e tillë nuk kërkohet më herët; dhe
- Ushtron detyra të tjera të cilat i caktohen nga ministri.”
Duke theksuar gjithashtu Ligji NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 26, paragrafi 3, “…anëtarët e Qeverisë i nënshtrohen edhe kufizimeve të përcaktuara me legjislacionin përkatës për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik” e që në paragrafin 4, theksohet që e njejta vlenë edhe për zëvendësministrat. Kurse në neni 27, paragrafi 1, të të njejtit Ligj, theksohet:“Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, anëtarët e Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet të sillen në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe me legjislacionin në fuqi” për të vazhduar me nenin 27, paragrafi 3, thekson “Çdo anëtar i Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet t’i përmbahen Kodit të sjelljes së anëtarëve të Qeverisë dhe të emëruarve të tyre…”.
Mbi bazën edhe të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, zëvendësministri ka bërë tërësisht veprime antiligjore.
[1] https://www.president-ksgov.net/repository/docs/Strategjia_Kombetare_per_Integrimin_Evropian_Kosovo_2020_ALB.pdf, faqe 4.
[2] https://www.president-ksgov.net/repository/docs/Strategjia_Kombetare_per_Integrimin_Evropian_Kosovo_2020_ALB.pdf, faqe 4.