Mërgatë

Mustafë Krasniqi: TAKIM PËRMBYLLËS I KKAD-së PËR VITIN 2023

TAKIM PËRMBYLLËS I KKAD-së PËR VITIN 2023

Dje, më 27.12.2023, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë – KKAD, mbajti takimin virtual me rastin e fundvitit 2023.

Që në fillim të hapjes së takimit, znj. Mira Shehu, i përshëndeti të pranishmit dhe aty u paraqitën  sukseset dhe sfidat, të cilat i kishim gjatë ketij viti.

Ajo foli në raport me punën dhe angazhimin e anëtarëve të KKAD-së, sidomos përshëndeti vullnetin dhe profesionalizmin e  z. Vaxhid Sejdiut – kryetar i KKAD-së 2020/23, i cili me përgjegjësi të matur dhe shumë të saktë arriti ta sjellë  KKAD-në  që të jetë e hapur për të gjithë ata që janë të interesuar për shkollën shqipe dhe unifikimin rreth saj. KKAD me të vetmin qëllim, mision dhe vizion  që ka është unifikimi i Diasporës shqiptare për shkollën shqipe, në bashkëpunim me institucionet tona të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, ku në saje të angazhimit dhe profesionalizimit arritëm që ta fitojmë edhe VKM-në e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, z. Mustafë Krasniqi foli mbi rëndësinë dhe angazhimin e KKAD-së edhe sensibilizimin e Diasporës shqiptare, i cili përmes seminareve, shkrimeve dhe takimeve të anëtarëve të KKAD-së arritëm t’i realizojmë të gjitha kërkesat e shtruara, të cilat  ishin të arsyeshme dhe të realizueshme, botimi i tekstit unifikues për ciklin e parë, këto ditë dalja e revistës elektronike “Flasim Shqip”, me Bordin e anëtarëve të KKAD-së: z. Vaxhid Sejdiu, znj. Teuta Tabaku, znj. Aurela Konduri, znj. Melita Oreshkovic  dhe z. Mustafë Krasniqi, që së shpejti pritet të jetë në duar të nxënësve edhe teksti për nivelin e dytë.

Për platformën unifikuese të mbarë Diasporës shqiptare dhe për sensibilizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, rol të rëndësishëm përpos anëtarëve, gjithsesi, kishte edhe kryetari z. Vaxhid Sejdiu. Me përvojën profesional të tij dhe të anëtarëve të KKAD-së arritëm, që shqetësimet e mësimdhënësve t’i adresojmë te institucionet tona, duke i dhënë prioritet kërkesave të ngutshme e të domosdoshme, që ishin dhe janë për mësimin plotësues në diasporë.

  1. Krasniqi tha se një rol të rëndësishëm e ka pasur edhe sektori i informimit, i cili ka publikuar shkrime të shumta, për sensibilizimin e shkollës shqipe në diasporë-mërgatë, por duke shtuar edhe faqen në fb. të KKAD-së, që e drejton znj. Mira Shehu, ka qenë 100% e realizueshme.

Kurse z. Vaxhid Sejdiu, ndër të tjera theksoi se puna ekipore vërtet ka qenë e frytshme dhe uroi të vazhdojë  bashkëpunimi, që në saje të këtij bashkëpunimi kemi arritur shumë suksese të realizojmë deri këtu. Po ashtu duhet të jemi  falënderues QBD-së dhe drejtoreshës znj. Mimoza Hysa, që me përkushtimin e saj të madh arritëm t’i realizojmë disa nga kërkesat tona. Ai i përshëndeti të gjithë, duke theksuar se të gjithë kemi bërë punën tonë, por duhet veçuar sidomos punën e sektorit të informimit, që e drejton z. Mustafë Krasniqi, i cili i e ka mbushur me shkrime faqen tonë në FB, që e ka realizuar suksesshëm qëllimin, të drejtuar nga znj. Mira Shehu.

  1. Sejdiu i falënderoi anëtarët për mirënjohjen e tyre, që i bënë punës dhe angazhimit të tij si kryetar i KKAD-së dhe për punën e tyre të palodhur!

Kurse z. Dritan Mashi, znj. Teuta Tabaku, znj. Miradije Berisha, znj. Aurela Konduri, znj. Anila Kadija,  znj. Melita Oroshkoviq dhe z. Isuf Bytyçi, përpos që përshëndetën dhe vlerësuan lart punën e kryetarit z. Vaxhid Sejdiu dhe anëtarëve tjerë të KKAD-së u ndalën edhe te sukseset dhe sfidat e KKAD-së. Kështu që për nder të fundvitit, që sipas tyre ishin të suksesshme dhe me disa kërkesa të realizueshme i ngritën gotat për shëndetin dhe uruan që viti 2024 të jetë më gjithëpërfshirës, duke u realizuar edhe ato kërkesa që janë në sirtarin e pritjes.

Sektori për informim:

Mustafë Krasniqi dhe Isuf Bytyçi