Lëvizja\UÇK

Muharrem Xhafa: 77 – vjetori i Çlirimit të Kryeqendrës së kombit – TIRANËS

Nesër, më 17 nëntor 2021, është 77 vjetori i çlirimit të Tiranës!
17. 11. 1944
17. 11. 2021!
Mbështetur fuqishëm nga populli i tij, kryeqytetin e atdheut tonë, Tiranën, e çliruan partizanët heroikê shqiptarë! Kush sajon ose kërkon të sajojë një tjetër të vertetë, ai është bir i reaksionit dhe i shërben reaksionit!
Vetë pushtuesit gjermanë pranojnë çfarë përjetuan në luftën për çlirimin e Tiranës, me ca mospërputhje në shifrat e humbjeve të forcave njerëzore e materiale, gjë kjo e kuptueshme, sepse çdo humbës i zvoglon humbjet e tij.
Rinia duhet të dijë e të mësojë se për çlirimin e Tiranës është bërë 19 ditë luftë e ashpër, nga 29 tetori deri më 17 nëntor 1944, rrugë më rrugë e rrugicë më rrugicë, barrikadë më barrikadë e shtëpi më shtëpi, fyt më fyt e trup më trup!
Forcat pushtuese gjermane e patën të pamundur të përballonin sulmet e ushtrisë së organizuar partizane. Ndaj
në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, ato ndalën qëndresën dhe njohën humbjen. Të vrarë e të plagosur patën edhe forcat partizane.
Lufta dhe heroizmi i partizanëve trima për çlirimin e Tiranës, në zbatim të urdhërit të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, Enver Hoxhës përbëjnë një nga faqet më të ndritura të LANÇ-it shqiptar!
Lavdi partizanëve trima që luftuan dhe çliruan Tiranën!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Tiranës e të gjithë Shqipërisë!
Lavdi Komandantit të Përgjithshëm të LANÇ-it, Enver Hoxhës!
16 nëntor 2021