Xhevat Qerimin, revolucionari i cili mbetete gjithmon i ri!
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, e themeluar më 17 janar ë vitit 1982, ka evidentuar një plejadë veprimtarësh, që kanë drejtuar organizata atdhetare të më hershme, por dhe veprimtarë të rinjë të pas 17 janarit të vitit 1982, të cilët kanë lënë gjurmë të përjetshme në historinë tonë kombëtare. Ndër ta bënë pjesë edhe veprimtari i shquar Xhevat Qerimi, i cili është një nga personalitetet që i ka dhën dinamikë Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës ( LPK-s), sidmos nga viti 1985 deri në janar të vitit 1993, me çrast nga një operacion mirë i organizuar nga UDB-ja jugosllave, Xhevat Qerimi shuhet nga jeta.
Xhevat Qerimi dhe pse i ri në moshë, Ai ishte i shquar me aktivitetin e tij dinamik në kuadër të LPRK-së. I lindur në fshatin Terpezë të Komunës së Vitisë në vitin 1965, nga prindërit Babai Basri dhe Nëna Rexhie, i rritur së bashku me vëllezërit Qemajlin e Ramizin, motrat, Magriben dhe Teutën, në një familje të njohur me tradita patriotike në të gjithë periudhat hitorike edhe Xhevati eci në rrugën e të parëve të tij, të cilët asnjëherëbnuk iu ndanë luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Që nga viti 1985, atëher kur së bashku me shumë shokë të tjerë u lidhëm me lëvizjen atdhetare, Xhevati luajti një rol të rëndësishëm në shtrirjen dhe dhe konsolidimin e OMLK-së si pararojë dhe të zgjërimin e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, si lëvizje e masave.
Si i till, Xhevat Qerimi ishte pjesë shumë mbledhjeve të rëndësishme vendimarrëse dhe aktiviteteve praktike kundër sistemit pushtues jugosllav. Kontributi i tij është i prekshëm, sidomos në shtrirjen e OMLK-së dhe LPRK-së në rrethin e Prishtinës, Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Ferizait, Preshevës, Kumanovës që nga viti 1985.
Ai ishte një nga promotorët në shumë demonstrate të vitit 1988, 89, 90, siç ishin ato në Prishtinë, Gjilanë, e gjetiu, demostrata të cilët, LPRK-ja ishte në ballë të tyre me orintime të sakta për kauzën kombëtare, duke mos lejuar, për aq sa ishte e mundur që këto demonstrate të mos degjenerohen në demonstrate për ri-kthimin e autonomisë së Kosovës në kuadër të serbo-jugosllavisë, por të shëndrrohen në demonstratat për Republikën e Kosovës.
Xhevat Qerimi, duke qenë besnik i programit politik të organizatës që i takonte ( OMLK- LPRK), në konsultë me organizatën ai iu bashkua programit ushtarak, të cilin Lëvizja Popullore e Kosovës e kishte në thelbin e saj. Andaj me shumë veprimtarë të tjerë, në vitin 1991, Xhevat Qerimi i bashkohet grupit të parë për përgaditje ushtarake në Tiranë, me çrast, zuri fill formimi i njësiteve guerile të LPK-së që më vonë u emërtua Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Xhevat Qerimi, për aq sa jetoi dhe veproi, më shumë se të gjithë shokët që e njohëm, Ai mbajti një qëndrim stoik deri në fund të jetës së tij kundër serbo- jugosllavisë , me çrast sektorët e specializuar të UDB-së jugosllave më 10 janar të vitit 1993 organizuan dhe inskenuan shuarjen e tij fizike nga jeta.
Xhevati, ndonëse i ri me mosh, la pas vetes bashkëshorten, Imrien, dhe dy vajza, të cilat në atë kohë ishin të moshës 3- vjecare dhe e dyta disa muajshe, Qëndresën dhe Jetmirën, me të cila
t të gjithë shokët e Xhevat Qerimit jemi krenar me bijat e tij.
Xhevat Qerimi ishte dhe mbeti gjithnjë atëdhetar, ashtu siç kishte qenë qysh në moshën më të re, i cili jetën ia fali atdheut.
Lavdi e përjetshme Xhevat Qerimit dhe të gjithë të rënëve në luftrat për çlirim e Bashkim Kombëtar!
add a comment