Lëvizja\UÇK

Menderes Zeneli: Betja e UÇPMB – së për Rahovicën

Beteja e Rahovicës, e majit të vitit 2001, që të kujton shumë! Ndodhi hyrja e një Ushtrije me Luftëtarë Shqiptarë që nuk ishin parë ndonjëherë. Rahovica atë ditë e kishte simbolikën e vet. Këtë ngjarje historike e përshkruan me përpikëri Komandant Shpëtimi. Luftëtarë me një disiplinë të fortë ushtarake dhe me një bashkëpunim, sa vëllazëror, aq edhe ushtarak e politik, që ka qenë në nivel të duhur në Zonën Operative të Preshevës. Për të gjithë ata që janë angazhuar në atë kohë, si në nivel politik, ushtarak, diplomatik e logjistikë kanë merita të konsiderueshme që kanë dhënë, seljcili nga vetëvetja. Po, një gjë nuk harrohet kurrrën e kurrës: Ata që ranë në altarin e lirisë dhe ata që u plagosën në atë Luftë Çlirimtare ! Kujtime e nderime të larta për Dëshmorët: Qenan Rahimi, Agim Halimi, Shaban Shahini, Mitat Musliu, Shaban Ukshini, Bardhyl Osmani, Kastriot Arifi e Sami Ukshini!… Respekt gjithashtu për familjarët e tyre, bashkëluftëtarët e shokët e idealit të tyre! Nuk do t’i harrojmë përjetë! Faleminderit Mustafë Shaqiri për këtë përshkrim e kujtim për Betejën e Rahovicës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit !