Vështrim/Analizë

Mehmet Bislimi: Deri kur do të paguaj Kosova haraç

Respektojmë miqtë e sinqertë ndërkombëtarë, por le të dihet botërisht se ne shqiptarët nuk mund të sillemi gjithmonë vërdallë ngjarjeve si një popull pa identitet. Ne, edhe sot pas dy dekadave, po paguajmë haraçin e madh të politikës hegjemoniste të Beogradit, mbështetur në një masë të konsiderueshme edhe nga disa shtete të BE-së.
Kjo gjendje nuk duhet të lejohet përgjithmonë, populli shqiptar tanimë ka forcuar dhe konsoliduar radhët; duke qenë shtet i lirë, ne, para së gjithash e duam lirinë tonë dhe respektojmë lirinë e tjetrit. Kështu ka ndodhur deri më sot, më qartë se kaq, janë faktet kokëforta që flasin:

– Shqiptarët, kurrë nuk kanë provokuar luftë në rajon.

– Shqiptarët, vetëm në saje të rezistencës së tyre kombëtare, kanë mbijetuar mbi planet ogurzeza të Pashiqit, Titos, Rankoviqit, Milosheviqit dhe Vuçiqit sot etj.

– Shqiptarëve, luftën ua kanë imponuar Serbët, me zjarr e hekur, deri në shfarosje e gjenocid.

Tani, Institucionet e Kosovës duhet t’ia bëjnë të ditur opinionit ndërkombëtarë se ne, nuk mund të ngelim përgjithmonë pengu i lojalitetit të politikës së BE-së përballë Serbisë. Ky lojalitet i tepruar, sfidon skajshmërish edhe vetë vlerën e jetës së shqiptarëve në shtetin e vet. Zbeh dhe poshtëron shtetit e të Kosovës dhe institucionet e saja deri në përmasa injorimi.
Shpërdorimi i besimit të shqiptarëve, tashmë ka kaluar çdo pritshmëri, që nga premtimi i lëvizjes së lirë e deri tek dialogu dhe njohja reciproke, që nga Gjykata Speciale e deri tek arroganca e komunitetit serb ndaj Institucioneve të Kosovës e tutje në vazhdim, ne gjithmonë dolëm të mashtruar dhe për këtë BE, nuk merr përgjegjësi as skuqet fare!      

Ambiciet nën rrogoz të Serbisë për të ndarë Bosnjën dhe Kosovën, përmes inicimit të provokimeve ditore “non-paper” etj. me instalimin e një sistem qeverisës jo- funksionues që afro dy dekada atje. Këto ambicie të politikes aktuale të Beogradit zyrtar, mbështetur në heshtje edhe nga administrata ndërkombëtare, duke u munduar që të krijojnë bindjen se gjërat nuk kanë rënë në vendin e vet, përderisa elementi serb është i pakënaqur!…

Ndryshe, nuk ka se si të shpjegohet fakti i stimulimit të dhunuesit, ndërkaq i dhunuari privohet nga e drejta për të jetuar i lirë dhe i qetë në shtëpi të vet!…

Serbët në veri të Kosovës, për më së dy dekada, nuk i përfillin ligjet e Kosovës, ushtrojnë dhunë kundër shqiptarëve vendës, krijojnë pasiguri, nuk i njohin Institucionet e Kosovës e kështu me radhë. Janë me dhjetëra raste kur serbët lokal, bllokojnë rrugët e Kosovës, demonstrojnë dhunë, plagosin dhe vrasin shqiptarë, policë të Kosovës, besa edhe paqeruajtës ndërkombëtarë!

– Serbët, dëbuan dhunshëm shqiptarët nga shtëpitë e tyre në veri të vendit!

– Ata, pengojnë shqiptarë që të ngrenë shtëpitë në tokat e veta atje!
– Ata, kanë uzurpuar qindra banesa dhe shtëpi të shqiptarëve në veri te Mitrovicës!
– Ata, ngrehin pallate dhe godina në tokat e shqiptarëve, siç është  “Lugina e diellit!”

– Ata, dogjën Gjykatën dhe dokumentacionin e saj në veri të Mitrovicës!
– Ata, dogjën pika kufitare në veri të Kosovës!
– Ata, hodhën granata dore dhe shtinë me armë zjarri mbi qytetarët paqësor shqiptare!

– Ata, vranë policët shqiptarë të Kosovës në pikën kufitare të Kosovës!

– Ata, nuk i njohin dhe nuk i pranojnë Institucionet e Kosovës!
– Ata, nuk njohin targat e makinave të Kosovës!
– Ata, që dy dekada, nuk paguajnë rrymë, uji, tatim dhe obligime tjera shtetit të Kosovës!

– Ata, nuk njohin plan programet e arsimit të Republikës së Kosovës!

– Ata, nuk njohin komandën qendrore të SHPK-ës!

– Ata, nuk duan të integrohen në jetën e shteti të Kosovës!


Dhe për habi a çorodi të faktit, pas gjithë atyre përplasjeve e kundërshtive, ish opozita- tani pozita, pa ngurrim miratoi, që Koçobashëve serb në veri të Kosovës t’u paguhet rryma, uji dhe tatimi e taksat tjera nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë të Kosovës!…

Kosova po paguan rrymë, ujë, tatim, dru, qera, artikuj ushqimor, derivate, rroga të dyfishta për serbet e veriut, Kosova po paguan haraç edhe pas 22 vitesh, deri kur kështu?!
Po cila është gjendja e tanishme politike në Kosovë:

– Parlamenti me deputet (pozitë-opozitë), që nuk njohin shkrim-lexim shqip!

– Sharje, fyerje, shpifje, akuza e stisje të ndërsjella deri në banalitet, ku nuk kursehet as mosha, as gjinia, as rendi, as respekti, as koha, as hapësira!
– I bëjnë mbështetje të pakursyer, Gjykatës Speciali që akuzon çlirimtarët, mbështetje që nuk ua kërkon askush!
– Të lajthitur me karremin e lëvizjes së lirë deri në pakufi!
– Të lajthitur me dialogun dhe njohjen reciproke!
– Të lajthitur me vënien e masave të reciprocitetit!
– Të lajthitur me konsumimin dhe stimulimin e prodhimeve vendore!
– Aneksimi i territorit të Kosovës, dhënë Maqedonisë, Malit të zi, dhe tani Serbia që zhvatjen e radhës!
– Shqiptarët akuzojnë pjesëtarët e UÇK-ës, në shumë raste, më shumë së vet Serbia!
– I akuzojnë shporrësit e vrasësve dhe dhunuesve të baballarëve, nënave, motrave dhe bijve tanë të çmuar!
– I akuzojnë vet, nuk ua kërkon askush!
– Ka mbi një vit e gjysmë, që në burgjet serbe mbahet peng dhe krejt arbitrarisht qytetari ynë Nezir Mehmetaj, për të cilin që të tri Qeveritë, në ardhje e në ikje, nuk e ngritën zyrtarisht zërin as njëherë!!!

Zoti i madhe, ku na i shpie mushka drutë!

06-05-2021