Histori

Mehmet Bislimi: Edhe tri jetë po t’i kisha për Shqipërinë do t’i jepja thoshte Sylejman Vokshi

Çka ka thënë Sylejman Vokshi!
– “Edhe tri jetë po t’i kisha, të gjitha do t’i epja për Shqipërinë!“
Janë këto orë të liga për Kosovën dhe shqiptarinë në përgjithësi, miq e shokë, bashkëvuajtës e
bashkëluftëtarë të lirisë, njerëz të penës e urtësisë, të kuvendit dhe të vendimeve me peshë:
Koha po kërkon vendosmërinë tonë për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin tonë kombëtar,
prandaj çdo interes tjetër që eventualisht mund të vihet mbi interesat e shtetit, është i
paqëndrueshëm i dënueshëm dhe i pafalshëm.
Mos u merrni me emra të përveçëm, cilët do qofshin ata, në këtë kohë kur duhet të jemi më
unik së kurrë. Në fakt edhe sot, dikush po krihet, luteni mos u krihni kur fshati po digjet,
madje as pas emrave të përveçëm. Veç e veç si emra, qofshin ata edhe më fuqi mbinatyrore,
nuk vlejnë më shumë së një lakimi i tyre nëpër rasa, prandaj mos u krihni, mos!
Ne si gjithmonë, ashtu siç edhe na mëson historia jonë e përgjakur; vetëm të bashkuar ia kemi
dalë, por jo edhe të shkapërderdhë e shpërndarë, për më keq, sot, njeri-tjetrin, duke fyer e
sharë!
E padiskutueshme, shpjeguar edhe ndryshe, Sylejman Vokshin një ditë të caktuar, vdekja e
natyrshme do ta merrte me vete, por ai sot jeton i përjetësuar derdhur në bronz, me dhjetëra
rrugë e institucione mbajnë me krenari emrin dhe figurën e tij, pse?!, për të vetmen arsye:
Burrat e dheut të asaj kohe, në mesin e tyre edhe Sylajmani, nuk shanin njëri-tjetrin por
shanin pushtuesin; ai para së ta varnin tha:
– “edhe tri jetë po t’i kisha, do të ia falja atdheut!”…
Sylejmani dhe çlirimtarë të panumërt me vendosmërinë e tyre në shërbim të atdheut, duke
mbrojtur interesat kombëtare në rend të parë, dhe njëri-tjetrin më pastaj, si liridashës të vërtetë
sot e mot, mbeten krenaria jonë kombëtare në krahasim me ata që tradhtuan, që shanë atdheun
dhe të devotshmit e kombit tonë- sot e mot, mbeten turpi ynë!
Pra ka dy rrugë: i përjetësuar në bronz dhe i përjetësuar në turp!
As kush nga ne, nuk dëshiron të përfundojë si njollë e kombit, si tradhtarë i interesave të
atdheut, si emër që përjetësisht do të lakohet në vorbullën e turpit… jo, prandaj duhet të kemi
shumë kujdes- në veçanti kur është në pyetje fati i atdheut- vetëm të bashkuar. Mos u krihni
kur shtëpia digjet, mos u merrni me emra të përveçëm së kjo nuk iu shpie askund.
Sot më shumë se kurrë- kërkohet vigjilencë, diplomaci dhe vendosmëri për të dërguar
aspiratat kombëtare në vend. Çdo mëdyshje rreth këtyre interesave do të jetë e dënueshëm dhe
e papranueshme për ne.