Shkencë/Teknologji

Mathieu Aref: Për ata që nuk e njohin historinë e vërtetë të qytetërimit të quajtur MIKEN

Çfarë lexoni në disa libra, në internet dhe në mediat e botës s’kanë të bëjnë me të vërtetën, por janë gënjeshtëra të përsëritura mijëra herë nga pseudo-arkeologë apo pseudo-historianë dhe sidomos lexuesit e tyre që nuk e dinë historinë reale të Greqisë, të cilët nuk janë në gjendje të ndajnë grurin nga byku apo të njohin historianët apo arkeologët të vërtetë. Kjo maskë u zbulua në vitin 1876 në Mikenën e Argolidës nga një amator dhe neofit (aspak “arkeolog”!) i quajtur Heinrich Schliemann (1822-1890), një tregtar i pasur gjerman, i cili kishte mbledhur së bashku shumë punëtorë për të gërmuar vendet e qytetit Miken, sot në Greqi. Ky i fundit përsëriti të njëjtat gërmime në vendin e Trojës të lashtë në Anadollin veriperëndimor.
Ky amator gaboi rëndë duke besuar se gjeti maskën dhe mbetjet e Agamemnonit, ndërsa bëhej fjalë për një kohë shumë të largët që nuk kishte të bënte me kohën e luftës së Trojës, në të cilën Helenët nuk ekzistonin ende. Në të vërtetë, nuk ka asnjë të dhënë të shkruar, as dëshminë më të vogël historike apo arkeologjike të ekzistencës së Helenëve para shekullit të 8-të para Krishtit. Aq më tepër ka pasur një periudhë prej katër shekujsh e quajtur e “ERRËT” midis -1193 dhe -800 para erës sonë : një periudhë që mbeti plotësisht e heshtur, ku absolutisht asgjë nuk dihet ! Prandaj as kjo maskë dhe as Agamemnoni nuk janë greke…por pellazg ! Është mashtrimi më i madh në historinë e njerëzimit. Ky është guri themelues i tezës sime dhe librave të mi. Së fundi, shtoj, ja edhe një tjetër gënjeshtër e madhe : Iliada dhe Odisea nuk kanë asgjë greke, sepse janë poema epike të traditës “GOJORE parahelene”, domethënë “pellazge”, pasi Pellazgët ishin të vetmit parahelene sipas GJITHË autorëve të lashtë… Dhe këtë e kanë fshehur të gjithë AUTORËT MODERNË dhe, natyrisht, vetë Grekët.
Français
Ce que vous lisez dans certains livres, sur Internet et dans les médias du monde n’ont rien à voir avec la Vérité mais il s’agit d’un mensonge répété des milliers de fois par des pseudo-archéologues ou pseudo-historiens et leurs lecteurs qui ne connaissent pas la véritable histoire de la Grèce, qui sont incapables se séparer l’ivraie du bon grain ou de reconnaitre les vrais historiens ou archéologues. Ce masque a été découvert en 1876 à Mycènes en Argolide par un amateur et néophyte (pas du tout « archéologue » !) nommé Heinrich Schliemann (1822-1890), riche commerçant allemand, qui avait réuni de nombreux ouvriers pour fouiller les sites de la ville de Mycènes. Ce dernier a réitéré les mêmes fouilles dans le site de l’ancienne Troie en Anatolie du nord-ouest.
Cet amateur s’est lourdement trompé croyant trouver le masque et la dépouille d’Agamemnon alors qu’il s’agissait d’une époque très lointaine qui n’avait rien à voir avec la guerre de Troie époque à laquelle les Hellènes n’existaient pas encore. En effet l’on ne trouve aucune trace écrite, ni le moindre indice historique ou archéologique de l’existence des Hellènes avant le VIIIe s avant notre ère. D’autant plus il y eut une période de quatre Siècles appelés Obscurs entre -1193 et -800 avant notre ère : période demeurée complétement muette où l’on ne sait absolument rien ! Par conséquent ce masque, ni Agamemnon n’ont rien de grec. C’est la plus grande supercherie de toute l’histoire de l’humanité. C’est la pierre de touche de ma thèse et de mes livres. J’ajoute enfin, là il s’agit d’un autre grand mensonge que l’Iliade et l’Odyssée n’ont rien de grec car il s’agit de poèmes épiques de tradition « préhellénique » c’est-à-dire « pélasgique » puisque les Pélasges furent les SEULS Préhellènes selon TOUS les auteurs antiques….et cela a été occulté par tous les AUTEURS MODERNES et, bien entendu, les Grecs eux-mêmes.