Isha në Zonën Operative të Drenicë që të bëj rrugëtim reporteri i Radios Kosova e Lirë. Ofenzivë e madhe e ushtrisë serbe gjithandej. Pos tjerash pata vizituar Gradicën, Qirezin, ku ishte bërë grumbullim i madh i popullsisë nga ana e Vushtrrësë dhe Qyqavisë. Pas vizitës së Likocit dhe të Shtabit të ZO të Drenicës, duke u kthyer natën në malet e Gjergjajve afër Negrocit, ramë në mina. Tetë të plagosur dhe një i vdekur. Ishim rreth 20 ushtarë e po aqë qytetarë… Katër të plagosur u detyruam t`i bartim me batanije, (katër të plagosur rëndë u dëtyruam t`i bartnim me batanije. Nga katër veta një batanije.) Pra e thyem rrugën që shkonte për Berishë, dhe u nisëm për Terdec, ku ishte spitali i UÇK-së. Të nesërmen me përcjelljen e heroit Rasim Kiçina dhe një grupi të luftëtarëve u nisëm në drejtim të Berishës, në kahje tjetër, nëpër Vukovc, pastaj Kishandrekë… Kjo ishte hera e dytë që kisha bërë rrugë të vështirë me Rasimin, një njeri i urtë, luftëtar i paepur e i pathyeshëm, i dashur për të gjithë. Rrugëtimin e parë e kam bërë në fillim të dhjetorit të vitit 1998, Atëherë vetëm unë e Ai, udhëtuam me një automobil, poashtu nëpër Vukoc e në SHP të UÇK-së. Atje më kishte thirrur Jakup Krasniqi, për t`u bashkuar me grupin punues për Agjencnë e lajmeve dhe Radion e UÇK-së. Një nga pyetjet që ma bëri Jakupi, ishte: Martin, a ke ardhë si turist, apo do të qendrosh këtu?- I thashë, nuk kam ardhur që të këthehem! Ha ha ha Lavdi djaloshit të hareshëm, gjeneral Rasim Kiçina!
add a comment