Lëvizja\UÇK

Lutfi Coka: UÇK Lavdia e Kosovës dhe Krenaria e Shqipërisë, UÇK nderi i kombit (Poemë për UÇK – në)

UÇK tundi dhenë

Në Kosovë ngriti folenë,

Atje ishte shpirti

Lavdinë lart e ngriti.

 

Për Kosovë tokë të lashtë

Grusht çeliku UÇK-ja

Në beteja fushë e male

Ngriti flamurin Shqiptar

 

Kur sulmonte UÇK-ja

Trup me trup e flakë për flakë,

Thonin Serbët janë luanë

Janë “Jasharë “anë e mbanë.

 

Për Kosovë ishte roje

Vigjilonte në këto troje,

Në zemër kishte lirinë

Mbi Serbin bëri kërdinë.

 

Në acar plot suferinë

UÇK-ja si vetëtimë,

Ishin bijë shqiponja mali,

Ndaj armiku nuk e ndali!

 

Luftuan trimat për liri

Për Kosovën e Shqipërisë,

Tmerr ishte për Serbinë

E pse vetë në lojën hynë!

 

Befasi kishte veprimin

Si arti i triumfimit,

Inisiativa vend nuk lëshonte

Çdo betejë e fitonte.

 

Ishin trima të rrallë

Luftonin ballë për ballë

Ideali i ndriçonte

Serbinë e verbonte.

 

Thoshte Serbi ç’janë këto?

Të bashkuar si këta

Në zjarr ndezën tokën

E habitën e gjithë Botën.

 

Nuk i lindi as babi as nëna

Por nga dielli e hëna,

Me traditën e Shqipërisë

Dashuri e atdhetarisë.

 

UÇK –ja kur sulmonte

Vdekjen kurrë se mendonte,

Prandaj plumbat i kalonte

Dhe armikun e asgjësonte.

 

Si rrufe në kup të qiellit

Serbin nga prapa diellit

Na pushtoj me dhunë e hekur

Deshi në hellë për t’na pjekur.

 

Errësuar qielli, errësuar dheu

Gjer në dhëmbë kasaphanë,

Serbët rëndë e më rëndë

Erdhën t’na shkelin me këmbë

 

Nuk është parë e dëgjuar

Të kapërdiset një i huaj

Me tmerr e tërbim

Na bën ligjin në vendin tim.

 

Krekosur me hekur e zjarr

Çdo kilometër një varr

I lanë kockat në këto anë

Kur serbët te shqipet ranë.

 

Jo kurrë nuk durojmë

Të nënshtruar nuk jetojmë,

Se të shtrenjtë kishin lirinë

Për Kosovën e Shqiperisë.

 

Bisha e egër në lemeri

Donte streh në Kosovë,

U përhap në tërë botën

Me armë ta hëngrën kokën!

 

Me mijra të vrarë

Kosovën kasaphanë

Por kockat i lanë në këto anë

Luftuan shqipet për vatan.

 

Ky është Serbi i zi

Trufullon në Kosovë

Por UÇK revolucionare

E bëri kufomë e bëri varre!

 

Të gjithë bashkë UÇK

Sulmonte si rrufe,

Në fillim e bllokuan

Dhe pastaj e shpartalluan..

 

Ishte luftë tmerr e vullkan

Të vriste e nënshtronte,

Kush luftoi për Kosovë

Sakrifikoi por, fitoi!

 

Se Kosovën në këmbë e ngriti

Populli zemra e shpirti

Kosovë popull e UÇk

Bashkë NJë, për Atdhe.

 

Ndaj Serbinë fort e tundi

Gjaku i derdhur e lëkundi

Me trimëri të rrallë

Vdekjes i dilnin në ballë.

 

Ndrit Kosova, Ndrit Atdheu

Me shpatë si Skënderbeu,

Për armikun e paduruar

Serbinë e shpartalluan.

 

Nga Drenica plakë

Dukagjini Kulmak

Afër qiellit për mbi re

Ishin betuar për Atdhe.

 

Para kombit e Atdhetarisë

Me aleat e forca të Natos,

Çliruan Kosovën

E  lirinë e sollën.

 

Hekur hëngrën me dhëmbë

Ndoqën Serbinë këmbë për këmbë,

Me goditje papushim

Gjer në strofkë në mbarim!

 

Largohen menjëherë

Nga goditja e UÇK -së

Zjarr rrebesh e bomba  dore

Ish hakmarrje popullore.

 

Ju urrente Kosova plot halle

Ju na futët në këto valle

Na sollët vuajtje e mjerim

Ndaj iu godasim me tërbim!

 

U ndez Kosova në flakë

Çdo pëllëmbë larë me gjak

Dhe kur doli nga llogorja

Në beteja erdhi fitorja.

 

Edhe Serbi vrau e ngriu

Koracën seç e shkriu

Bashkpuntorët i tmerroi

Mercenarët i shpartalloi.

 

Kur mori vesh Serbia

E kapi tmerri e lemeria,

Nëpër fushat e Pashtrikut

Njëmijë groshë vrima e miut.

 

Me luftë të përgjithshme

Me beteja të befasishme

UÇK solli lirinë

Dhe bukur shkroi historinë.

 

Kur vritej ndonjë shok

Betoheshin të gjithë tokë,

Morën hak sollën lirinë

Për Kosovë e për Shqipëri.

 

Ndriçoi dielli erdhi liria

Në djep u gëzu fëmija,

Nga zjarri u dogj dhe guri

Mbi qëndresë u ngrit flamuri.

 

UÇK tundi dhenë

Në Kosovë ngriti folenë,

I kish rrënjët thellë te dheu

Merrte forcë nga Anteu.

 

Kosova e lindi e rriti

Ajo në këmbë e ngriti,

Geni tij ishte farë

Nuk i mbeti betejë pa marrë.

 

Në rrebeshe e tufane

Në beteja për vatan

Fitoren e lajmëronte

Kënga shqipe nuk pushonte.

 

Në zjarrin e luftës krijoheshin

Në pushime këndoheshin,

I këndonin trimit që binte

Dhe lirisë që po afronte.

 

Shpirti i çdo shqiptari