Kulturë\Letërsi

Lutfi Coka: Pse po bënte grevë urie kërriçi (i vogli i gomarit)?

Pse gomari në grevë urie?! 

Stalla ishte plot me gomarë. Njëri prej tyre, një ditë vendosi të hyjë në grevë urie. Trupi iu ligështua, veshët iu varën si fletë aeroplani dhe këmbët mezi e mbanin.

Gomari “baba”e kuptoi gjendjen e të birit dhe, iu afrua ta pyesë mbi shkakun. Ai e mënjanoi dhe i tha:

-”Çfarë ka ngjarë more bir?!

–Përse je katandisur kështu?!

Të kanë sjellë elbin më të mirë për të ngrënë, kurse ti as që e ke prekur fare. -Pa hë njëherë, më thuaj ç’ke kështu?

-Mos të ka ngacmuar ndokush?”
I biri ngriti kokën dhe iu përgjigj të atit:

-”Po baba, janë njerëzit”!?….
I ati e pyeti me habi: -”Njerëzit?! ….

Çfarë kanë njerëzit? -Çfarë të kanë bërë”!?..
-I biri iu përgjigj:

”Po ja, ata tallen me ne gomarët.”
I ati e pyeti:

-”Pa më thuaj, si e bëjnë këtë?”
I biri: -”A si ke dëgjuar që, sa herë duan të tallen dhe të ofendojnë dikë prej tyre, i thërrasin:-”O gomar”!?… Njerëzit më injorantë i quajnë gomarë. Përse e bëjnë këtë, ndërkohë që ne nuk jemi të tillë? Ne po punojmë dhe lodhemi gjithë ditën, ne kuptojmë dhe kemi ndjenja”!?….
Gomari “baba”, ndjeu një pështjellim dhe nuk dinte çfarë përgjigje qetësuese t’i japë të birit të shqetësuar, por shumë shpejt e mori veten dhe pasi shkundi veshët sa majtas djathtas, filloi të bisedojë me të birin rreth logjikës së gomarëve.

Ai i tha: -”Dëgjo more bir!

Njerëzit, Zoti i favorizoi ndaj të gjitha krijesave të tjera, megjithatë, ata e keqpërdorën këtë status dhe dëmtuan veten, para se të na dëmtojnë ne gomerëve.

Ja për shembull. Në të gjithë jetën tënde, a të kanë zënë sytë ndonjë gomar të grabisë pasurinë e gomarit tjetër!?…
-Po ndonjë gomar që vjedh ushqimin e gomarit tjetër!?..
-A ke dëgjuar ndonjë gomar që, ankohet për ndonjë tjetër gomar nga lloji i vet!?..
-A ke dëgjuar ndonjë gomar të shajë dhe ofendojë gomarët e tjerë!?..
-A ke parë ndonjë gomar që, rreh dhe keqtrajton gruan dhe fëmijët e tij!?..
-A ke parë femra gomarësh të bredhin lart e poshtë, rrugëve e diskove, pa ia ditur për familjen dhe shtëpinë e tyre!?..
-A ke dëgjuar ndonjëherë që, gomarët serbë e grekë, planifikojnë për zhdukjen e gomarëve shqiptarë, apo për t’u marrë qoftë dhe elbin e tyre!?..

Sigurisht, ti nuk i ke dëgjuar këto krime. Prandaj unë të kërkoj që të përdorësh arsyen teksa gjykon për veten dhe të tjerët, si dhe ta mbash kokën lart, ashtu siç e kemi zakon nga të parët tanë, gomar pas gomari. Le të thonë njerëzit çfarë të duan. Ne na mjafton që jemi gomarë dhe nuk vrasim, nuk vjedhim, nuk përgojojmë, nuk ofendojmë!?…

Këto fjalë të babait, i pëlqyen gomarit fëmijë dhe, në çast iu turr kovës me elb duke thënë:

-”Po baba. Do ta ruajmë traditën tonë dhe do të mbetem gomar e bir gomari”?!…..

Postimet e fundit !