Histori

“Kushtrim Brezash”: Në Prishtinë për t’i nderuar dhe kujtuar patriotët e pushkatuar në kampin nazist

Në Prishtinë, në përkujtim të masakrës në kampin nazist
Me datën 24 tetor 2022 përfaqësues nga organizata e veteraneve dhe pasardhësve, bashkia Shkodër, organizoi një vizitë përkujtimore në memorialin e kampit të përqëndrimit në Prishtinë, tek Kodra e Diellit, me rastin e 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje. Programi i lëbvizjes për këtë vizitë ishte ndalimi në Kukës, në vendin e quajtur Muri i Bajraktarit, buzë Drinit, ku u masakruan nga nazi-fashistët 26 dëshmorë. Në këtë vend u bë një ndalesë dhe një përkujtimore ku u vendos një kurorë në respekt dhe nderim të këtyre dëshmorëve nga organizata e veteranëve e pasardhësve të LANÇ-it. Rruga vazhdoi drejt Prishtinës ku ndaluam tek Kodra e Diellit, tek memoriali ku ka qenë kampi famëkeq i përqëndrimit (nazist) në Prishtinë. Pritja u bë nga kryetari i organizatës së dëshmorëve të Kosovës, Xhavit Jashari, si dhe punonjësit e Institutit të Historisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Prof. Emin Kabashi dhe Prof. Aferdita Dervishi me të cilët u zhvillua një bisedë falënderimi dhe respekti për datën 23-24 tetor në pëkujtim dhe nderim të ksaj masakre. Pasi u bënë ceremonitë e nderimit dhe vendosjes së një kurore në kujtim të të rënve, profesorët na nderuan me një pritje modeste pranë Instutit tëHistorisë së Kosovës. Ata kishin programuar edhe një takim me profesor Rexhep Qosjen, që nuk u realizua në pamundësi shëndetësore të profesorit. Në biseda u çel mundësia e ruajtjes dhe vazhdimit të kontakteve dhe aktiviteteve të përbashketa për ngjarjet historike. Gjithashtu e kërkua që të gjejmë mundesitë për disa shërbime nga ana e bashkisë së Prishtinës për riparimin dhe mirembajtjen e monumentit të të rënëve në Prishtinë.
Pastaj udhëtimi vazhdoi për në Prekaz, në memorialin Adem Jasharit, ku zhvilluam një vizitë rrespekti dhe mirënjohjeje dhe në emër të organizatës u vendosnjë kurorëme lule.
Mbas këtyre veprimtarive qëndruam në Drenicë ku përjetuam një pritje të ngrohtë nga pjestarë të familjes Jashari dhe të familjes Bylykbashi, komandatittëBrigadës 17 në liftën nacional-çlirimtare. Këtu ishte edhe fundi i këtij udhëtimi mbreslënës në Prishtinë.
Zamir Llazani
Kryetar i komitetit të vetëranëve e pasardhësve të LANÇ, bashkia Shkodër