Sport

Kombëtarja kuqezi e shqiptarëve e mundi San Marinos me rezultat 5 – 0

Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj San Marinos me rezultat 5-0, e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.

Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena”, Manaj shënoi golin e parë për ekipin kuqezi në minutën e 32-të.

Edhe në pjesën e dytë lojën do ta dominonte kombëtarja e Shqipërisë, ku me golin e shënuar në minutën e 58-të nga Laci do të rriste avantazhin.

Broja në minutën e 61-të, Hysaj në minutën e 68-të dhe Uzuni në minutën e 80-të shënuan golat e tjerë duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në stadium kishte edhe pjesëmarrje të tifozëve kuqezi, me kapacitet të kufizuar për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19.

Në kuadër të këtyre eliminatoreve, Shqipëria ndodhet në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.