Republika e Shqipërisë i ka vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, e Presidentes Osmani nuk ia zë goja emrin e Edi Ramës, kur e uron për fitoren në zgjedhje, thuajse e ka rival politik! Kur nuk ta zë goja emrin e dikujt, do të thotë, e urren. E urren zyrtarisht, në emër të Kosovës! Shprehja publike e urrejtjes dhe neverisë është amatorizëm i madh, është disfatë! Larg është Edi Rama për Ty, për Juve. Përveç vaksinave kineze, e keni refuzuar edhe ndihmën e Edi Ramës me vaksina. Sepse jeni bë të “mëdhenj”! Ju erdhi dita me zgjedh dhe me refuzu! Mes jetës dhe vdekjes, për inat të Edi Ramës, e keni zgjedh vdekjen! Më e pranueshme vdekja e shqiptarëve nga Covid-19 sesa vaksina e “rivalit politik”. Po harroni se nuk jeni bërë vet të “mëdhenj”, po ju ka bërë votuesi, të cilin keni filluar ta habisni! P. S. Ty të kemi Presidente të ‘ahiretit’, se me të gjallët nuk merresh!!
add a comment