Në kohën kur në trojet shqiptare po bën kërdi erozioni politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor, moral dhe kulturor, në kohën kur po nxiten përçarjet partiake, fetare, krahinore dhe familjare, në kohën kur po dominon papunësia, hajnia, lakmia, ambicia, gënjeshtra, në kohën kur po stimulohet lufta për pasuri pa punë, lufta për kolltuk, lufta për dominim klanor dhe provincial, në kohën kur po zhvatet buxheti i shtetit, donacionet e huaja, ndihmat e mërgimtarëve për luftën, në kohën kur po favorizohen udbashët, larashët, antikombëtarët, tradhtarët, hajdutët, kopukët, në kohën kur po financohen veprimtaritë antikombëtare të partive, të Ojeqeve, të feve, të mediave, të grupeve, të individëve, në kohën kur në trojet tona po veprojnë legalisht dhe ilegalisht shërbimet e huaja, në kohën kur në trojet tona etnike të ndara në gjashtë shtete shqiptarët po luftojnë për ekzistencë, kur trojet shqiptare vullnetarisht po falen, kur trojet shqiptare në vazhdimësi po tkurrën, në kohën kur në emër të decentralizimit Serbia po shpërblehet me territore të reja shqiptare, me krijimin e komunave etnike, me zona të pasura ekonomike, me zona industriale, me zona historike, me zona territoriale kishtare, në kohën kur po na mohohen identiteti kombëtar, bashkimi i kombit, gjuha standarde shqipe, simbolet kombëtare, heronjtë e kombit, dëshmorët e atdheut, në kohën kur mercenarët shpirtshitur po na sugjerojnë paqen në vend të lirisë, në kohën kur klasa vasale në pushtet po shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi luftën e gjeneratave për liri e pavarësi, në kohën kur po mohohet identiteti kombëtar i popullit, flamuri dhe simbolet tona kombëtare, në kohën kur po fyhen heronjtë e kombit të përmasave të Skënderbeut dhe po madhërohen armiqtë e përmasave të sulltan Muratit e car Lazarit, në kohën kur në emër të së nesërmes, shqiptarëve u kërkohet të harrojnë pushtimin pesëqindvjeçar osman dhe atë njëqindvjeçar serb, shpërnguljet me dhunë shtetërore, varrezat masive, djegiet e fshatrave, rrënimin e qyteteve, dhunimin e kombit, në kohën kur po dënohet UÇK-ja dhe lufta jonë e shenjtë për liri, në kohën kur pasuritë e atdheut po plaçkitën pa mëshirë dhe, më në fund, në kohën kur pas fitores së luftës mbi njëqind vjeçare kundër Serbisë, në tryeza bisedimesh të fshehta, po tregtohen territore të atdheut… edhe dalja në skenë e mendësive të errëta mesjetare, edhe ndërtimi i faltoreve fetare thuaja në çdo fshat, edhe kthimi i institucioneve shoqërore dhe arsimore në faltore fetare, edhe ringjallja e mbeturinave osmane në trevat tona, etj. shkojnë në përputhje të plotë me natyrën e rendit shtetëror të pranuar dhe të zbatuar aq me përkushtim nga udhëheqësit shqipfolës vasalë. Dhe, deri kur kështu? Kjo gjendje e rëndë do të zgjatë po aq sa do të zgjatë rruga e rikthimit të kombit tonë në elementin e vet, në idealin e rilindësve tanë, në një shtet të pavarur shqiptar, krah shteteve kombëtare evropiane.Kadri Rexha
add a comment