Arti shqiptar është në zi, këtë të enjte ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 89 vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani.
Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisori i njohur pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë., ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Pavlina Mani.
Aktori në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime, bashkë me titullin e lartë “Artist i popullit”.
Për publikun shqiptar, Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz (1970)”, ndërsa po ashtu luan rol kryesor në “Vitet e para”, me personazhin e Stavri Larës.
Ndërkohë aktori i njohur prej disa vitesh e kishte lënë atdheun dhe jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe të bijën, Jola.
Pirro Mani (1932)
Regjisor. Lindi ne Tirane ,me 14 prill . Pasi mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”* per aktor ne Tirane (1954), punoi ca kohe si punetor, kreu sherbimin ushtarak ne Gjirokaster, ku u aktivizua si aktor. Me pas vijoi studimet e universitare per regjisure teatri ne Institutin Shteteror te Artit Teatror, Gitis (Gosudarstvjenij Institut TeatraInovo Iskusta), Moske , ne Bashkimin Sovjetik ,deri ne vitin 1959.
U dallua si nje nder studentet me te mire te kursit .Luajti aty Edi Karbonen ne dramen Pamje nga ura te Artur Milerit ,vene ne teatrin Ucebnij te Moskes ,pastaj roli e Hozese ne filmin Askush, kurre nuk vdes, 1959, me operatore Viktor Gjika dhe Dhimiter Anagnosti .Pasi kreu studimet e larta ,punoi si regjisor ne teatrin “A.Z.Cajupi”*te Korces deri ne vitin 1967 dhe nga ky vit deri ne 1992 ne Teatri Popullor *,ku per nje kohe ishte edhe drejtor i tij(1988-1991).
Ka pergatitur shume student per aktore dhe regjisore si pedagog i Mjeshterise se aktorit dhe regjisures ne Institutin e Larte te Arteve ,kurse ne vitet 1974-1978 kreu ,si pedagog i jashtem ,detyren e shefit te katedres se Regjisures ne ate institut. Te shumta kane qene shfaqjet e tij ne Teatrin Kombetar dhe teatror dramatike te Shqiperise, ne Estraden e Tiranes*, ne Teatrin e Operes dhe Baletit*, ku inskenoi disa opera te njohura nga repertori muzikor boteror e ai shqiptar .
Ndihmesa qe ai dha per ngjitjen dhe afirmimin e drames shqipe ne skene mbetet nga meritat kryesore .P.Mani solli qysh heret ne teatrin “A.Z.Cajupi” te Korces nje fryme te re, qe u perkap gjerazi me vone nga teatri shqiptar pergjithesisht. Vecmas kjo ran e sy ne ngulmimin e tij ndaj menyres realiste te lojes se aktoreve ,vertetesise, kunder kengezimeve, patetikes, emfazes, shfaqjeve te diletantizmit etj.;po keshtu,solli risi ne njemendesimin me mjete e forma ekspresive te mizanskenes, te dekoreve ,aplikimin e guximshem te konvencionit, nderfutjen e spikamave ekspresioniste, simbolike apo te parimeve konstruktiviste ne trajtimin e rrafshit skenik, si p.sh. te dramat; Pamje nga ura (1961) e Artur Milerit, Vdekja e Blanko Postnet (1962)e Bernard Shout ,Keneta (1964) sipas romanit te Fatmir Gjates, Hijet e nates (1965) e Vedat Kokones *,Rrethimi i bardhe(1966) e Naum Priftit.* Ishte individualiteti me i shquar i regjisures sone ne vitet ’60-’80.P.Mani spikati per intuiten te mprehte dhe imagjinaten pjellore .Stili i tij u formesua me tej ne Teatrin Kombetar ne vitet 1967-1992.
Me shfaqjet e shumta ne kete teater ai dalloi per vertetesine ,ashpersine dhe konkretesine e madhe ne dhenien e konflikteve dhe tablove te jetes ,qe funksionalizoheshin rendom si gjendje apo trysni psikike, here te llojit satiriko-dramatik dhe here te llojit tragjiko –heroik (permendim pjeset: Fytyra e dyte ,1968, e Dritero Agollit *;I pazevendesueshmi, 1974,e Qamil Buxhelit *;Permbytja e madhe ,1976, e Kole Jakoves*; Monserati, 1983, e Robles;Prometeu, 1984, e Viktor Eftimiut *).
Vecori e P.Manit ishte edhe prirja per te ndertuar kundershti e kontraste te forta, me veprime e kahe te percaktuara, ku ndihej prania e nje qellimi te ngulitur kryekreje, i cili shnderrohej, ne fund, ne metafore (Vajza pa prike,1966,e Nikollaj Ostrovskit, ne teatrin “A.Z.Cajupi” te Korces dhe ne Institutin e Larte te Arteve,1971).
Ngulmimi per stilizimin klasicist te karaktereve, qe vizatohen deri ne hollesite e tyre plastiko-ritmike, si dhe vendosja e veprimit ne suazat e nje mjedisa skenografik te konvencionalizuar, me nje mizanskene te tipit dinamik, ran e sy ne trajtimin e cliret te komedise se Shekspirit Nata e dymbedhjete (me 1965, ne teatrin “A.Z.Cajupi” te Korces dhe, sidomos ,me 1987 ne Teatrin Kombetar, ku ai aplikoi formen e vodevilit dhe te komedise muzikore).
Krijimtaria regjisoriale e P.Manit ka rene ne sy, po ashtu, ne trajtimin plot nerv e pasion te pjeseve me theksa politikes te kohes, si Cuca e maleve, 1967, e Loni Papes*;Shenomeni dhe mua, 1974, e Hamza Minarollit*; Komunistet, 1981 dhe Furrnalta, 1976, te Ruzhdi Pulahes *. Ai parapelqente alternimin e gjendjeve emocionale,me kapercime te papritura e bashkejetesa te guximshme te seriozes me qesharaken ,te tragjikes e dramatikes me grotesken e komiken, te heroikes dhe te madherishmes me vulgaren dhe te ulten. Nje synim te tille e realizoi vecanerisht me venien ne skene te drames se Bertold Brehtit, Arturo Ui (1971), nje nga teatrin shqiptar u zbatuan enkas dhe me sukses parimet e njohura brehtiane te tjetersimit, te distancimit, te karakterit rrefyes te ndodhive ,te prerjes se planeve interpretative, te grotesku, te prishjes se iluzionit skenik, te nderprerjes se qellimit te aksionit etj.
Ne punen me aktorin P.Mani perdori gjerazi metoden e etydeve, castet improvizuese dhe demonstrimin .Teknika teatrale ne imazhin e tij fitonte funksione artistike. Duke pasur hobi arkitekturen ,edhe per kete arsye ,mizanskenat e tij ndertoheshin shpesh vertikalisht (drama Bidermani dhe zjarrvenesi,1976,e M.Fisherit).Ishte mjeshter i krijimit te skenave masive,i spektaklit madheshtor, epiko-heroik, rendom me theksa kombetare e shenjime te aneve sublime te historise se popullit shqiptar ,porse brenda nje forme realiste e te besueshme te te shprehurit artistik (pjeset :Gjenerali I ushtrise se vdekur ,1972 ,dramatizimi i P. Manit sipas romanit me te njejtin titull te Ismail Kadarese *ne Teatrin Kombetar dhe me 1976 ne Teatrin Krahinor te Prishtines *, Kosove; Kush e solli Doruntinen ,1988, dramatizimi i P.Mani sipas noveles me te njejtin titull te I.Kadarese ,ne Teatrin e Kombesive te Shkupit *, Maqedoni ;Epoka para gjyqit ,19768 drama e Ekrem Kryeziut *etj.).
Ne shume shfaqje te tij, P.Mani u ka kushtuar kujdes vizatimit te personazheve kontradiktore, dyfytyreshe e te tjetersuara ;gjithashtu metimit per te krijuar “galeri”dhe “mozaik” figurash, karakteresh ,ne tonime tragjikomoke ,shpesh groteske, me truke dhe efekte te qellimta teatrore ,si p.sh. “pikat” apo “goditjet” ne fund te tablove ,ne episode te vecanta etj.I pajisur me cilesi aktoriale ,ai luajti bukur rolin e Sali Protopapes ne filmin I teti ne bronz (1969), si dhe disa role te tjera ne teater dhe film (Stavri Lara ne filmin Vitet e para, 1966;babai ne filmin Larg barbareve ,1995 ,te regjisores franceze Liri Begeja). Ne vitin 1999 iu dha titulli “Qytetar Nderi”i Korces .U largua nga Shqiperia ne vitin 2000 dhe emigroi ne SHBA, si nenshtetas amerikan. Mban titullin “Artist i Popullit”.