Portreti/intervista

Ismet Jonuzi – Krosi: Albanologu kroat Milan Shuflaji

DR. MILLAN SHUFLLAJ (1879-1931)
ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VRASJES SË MIKUT TË SHQIPTARËVE DR. MILLAN SHUFLLAJ
KËSHTU ME VRASJEN E SHUFLLAJIT, ALBANOLOGJIA HUMBI NJËRIN NGA MBËSHTETËSIT KRYESOR QË KISHTE NË ATË KOHË. STUDIMET E TË CILIT EDHE SOT E KËSAJ DITE JANË ME VLERA TË LARTA DHE POTHUAJSE TË PAZËVENDËSUESHME
Prof. Ismet Jonuzi-KROSI
Interesimin për njohjen dhe studimin e historisë shqiptare studiuesi Millan Shuflaj e shfaqi që në fillim të karrierës së tij shkencore. Që nga koha kur ishte duke e përgatitur studimin “Akte private dalmatine”, hasi në burime lidhur me të kaluarën e shqiptarëve në kohën e mesme. Në historiografinë e atëhershme kjo periudhë e historisë ishte trajtuar dhe ndriçuar shumë pak prandaj ishte temë që zgjoi interesimin e madh te gjeneratës së re të shkencëtarëve, ndër ta ishte edhe Shuflaj.
Millan Shufllaji,u lind në vitin 1879, në Lepogllavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa Gjimnazin Klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënës më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Pra, Milan Shufllaj lindi në Lepogllav me 9 nëntor 1879 dhe rrjedh nga një familje me zanafillë gjermane e cila erdhi në Kroaci aty ka viti 1567. Si nxënës i gjimnazit të madh të Zagrebit dallohet për zgjuarsinë e jashtëzakonshme, kujtesën e fortë dhe zellin tepër të madh, ku profesorët e konsiderojnë si shkollar që do të ngritët me të shpejt në shkallën e intelektualëve më të aftë. Në moshën 22 vjeçare mbron titullin e doktoratures para një audituriumi të përbërë nga pedagogët më me renome. Menjëherë pas doktoraturësë, Shufllaj i rreket punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivet e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”. Këto ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë.
Duke qenë i pasionuar për historinë e popullit tonë ai arriti që për një periudhë relativisht të shkurtër të botojë dhe të lë në dorëshkrim punime dhe monografi të shumta shkencore, në të cilat me fakte dhe analiza argumenton prejardhjen ilire të shqiptarëve si dhe mbron bindshëm se ata janë autokton në viset ku edhe sot banojnë.
KONTRIBUTI I MILAN SHUFLAJT PËR MESJETËN SHQIPTARE
Në vargun e studiuesve të huaj që u morën me historinë e popullit tonë, padyshim se Milan Shuflaj përbën një hallkë të rëndësishme për kontributin e tij prej një studiuesi dhe shkencëtari të mirëfilltë dhënë në trajtimin dhe ndriçimin e saktë dhe korrekt të problemeve të shumta nga lëmi i historisë mesjetare shqiptare. Në kuadër të historisë mesjetare shqiptare Milan Shuflaj ka treguar interesim të madh edhe për bregdetin e Shqipërisë.
Duke hulumtuar historinë e popullit kroat në mënyrë të veçantë periudhën historike të bregut lindor të Adriatikut ndërmjet shekullit XI dhe XII, Milan Shuflaj në të njëjtën kohë arriti që të hulumtoi edhe historinë e Shqipërisë dhe të bregdetit të saj.
Në opusin e tij të gjerë shkencor, Shuflaj na ofron të dhëna të bollshme për historinë e bregdetit të Shqipërisë konkretisht të qyteteve bregdetare si: Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Drishtit, Vlorës, Tivarit dhe Ulqinit, duke na pasqyruar një tablo të plot mbi to si në rrafshin politikë, ashtu edhe në atë ekonomik, juridik, fetar, kulturor etj, të dhëna të cilat për nga vlera dhe rëndësia janë të veçanta ngase janë të bazuara në fakte dhe të argumentuara me dokumente të shumta arkivore të grumbulluara nga arkivat e atyre vendeve me të cilat në njëfarë mënyre është e lidhur një pjesë e historisë së qyteteve në fjalë.
Duke marr parasysh faktin se qytetet bregdetare shqiptare për shkak të rëndësisë që kishin, gjatë mesjetës shpesh here ishin cak i sulmeve të njëpasnjëshme të pushtuesve të ndryshëm, andaj edhe Shuflaj në veprat e tij i kushton kujdes dhe vëmendje sfidave me të cilat u përballën këto qytete si pasoj e këtyre sulmeve, duke filluar që nga dyndjet e popujve, e deri të rënia nën sundimin turk.
Shuflaj vë në dukje se si pasojë e dyndjeve të popujve shumë qytete u zvogëluan apo edhe u shkatërruan, por në ndërkohë linden dhe u zhvilluan edhe qytete të reja mesjetare në mesin e të cilave ai përmendë edhe Drivastiumin(Drishtin) dhe Antivarin(Tivarin). Për më tepër, veprat e Shuflajt, në mënyrë të veçantë na japin të dhëna të bollshme për synimet dhe përpjekjet sidomos të Republikës së Venedikut për të futur nën sundimin e vetë bregdetin shqiptar. Nga vetë përmbajtja e dokumenteve të botuara në kuadër të këtyre veprave shohim se Republika e Venedikut, e cila që prej kohesh kishte si synim pushtimin e bregdetit shqiptar, duke filluar që nga fundi i shekullit XIV, filloi që të fus nënë sundimin e saj njërin pas tjetrit qytetet si: Durrësin(1392), Lezhën(1393), Shkodrën dhe Drishtin(1396), ndërsa më 1405 në duart e tyre kalojnë Ulqini dhe Tivari.
Të dhënat që na ofron Shuflaj tregojnë se gjatë kohës sa këto qytete ishin nën sundimin e Republikës së Venedikut, kjo e fundit nuk kishte një sundim të qetë në to. Krahas turqve të cilët që nga fundi i shekullit të XIV, si destinacion të tyre kishin Shqipërinë, Venediku u ndesh edhe më përpjekjet e feudalëve vendas për çlirimin e qyteteve bregdetare shqiptare, më këtë rast Shuflaj veçon feudalët Balshaj. Sipas tij i fundit nga Balshajt, Balsha III, deri në vitin 1421 bëri luftë kryesisht kundër venedikasve. Edhe përkundër faktit se nuk patën një sundim të qetë, venedikasit i mbajtën këto qytete për një kohë të gjatë.
Në rrafshin ekonomik siç shihet edhe nga vetë përmbajtja e veprave të tij, një pjesë e mirë e tyre ngërthejnë në vete të dhëna mjaft të rëndësishme sidomos mbi marrëdhëniet tregtare që qytete si: Durrësi, Lezha, Shkodra, Drishti,Tivari dhe Ulqini zhvilluan me disa vende e më theks të veçantë flasin për tregtinë me tregtarët raguzan si dhe me ata venedikas.
Në trajtimin e çështjes së tregtisë e cila u zhvillua në qytetet e lartpërmendura, Milan Shuflajt i takon merita për trajtimin korrekt dhe objektiv që i bënë kësaj veprimtarie që u zhvillua në qytetet bregdetare shqiptare gjatë mesjetës. Po ashtu ai flet edhe për karakterin e kësaj tregtie, duke potencuar se këto qytete krijonin vatra të tregtisë ndërkombëtare, sidomos rol të rëndësishëm në këtë aspekt luanin tregjet, nga i cili në mesjetë më i njohuri ka qenë ai i Shirgjit në Bunë thekson ai.
Është e njohur se qytetet e bregdetit shqiptar me një pozitë gjeografike shumë të favorshme, gjatë mesjetës ishin qendra mjaft të rëndësishme ekonomike, duke kontribuar si në eksportin ashtu edhe në importin e artikujve të cilët kishin rendësi të veçantë për kohën.
Nga të dhënat e veprave të tij e veçanërisht nga dokumentet e botuara në kuadër të veprës Akte dhe diploma nder artikujt që më se shumti u tregtuan në atë kohë përmenden kripa dhe drithërat. Kripa si pjesë e domosdoshme e ushqimit ishte nder artikujt me të rëndësishmit dhe më të kërkuarit, prandaj si e tillë luajti rol të rëndësishëm jo vetëm në eksportin por në tregtinë e bregdetit shqiptar në përgjithësi. Nga dokumentet në fjalë vërehet se nder qytetet bregdetare në të cilat më së shumti është bërë shitja e këtij artikulli ishin Durrësi dhe Vlora.
Sa i përket tregtisë së drithërave gjithnjë duke iu referuar këtyre dokumenteve dëshmohet qartë se në mesjetë, Shqipëria kultivonte drithëra të ndryshme si: grurë, elb, thekër, mel, tërshërë etj. Në mesin e artikujve të shumtë që u eksportuan nga qytetet bregdetare shqiptare përmendet edhe mishi, kështu tregtarët venedikas më 1394 e eksportonin këtë artikull nga Durrësi për në Venedik.
Përveç artikujve të lartpërmendur, në qytetet bregdetare shqiptare tregtoheshin edhe artikuj te tjerë, si p .sh. vaj dhe peshku. Në disa dokumente përmendet se gjatë vitit 1372 qyteti i Tivarit shet vaj, ndërsa në një dokument të vitit 1397 përmendet se kryeipeshkvi i Tivarit dërgon peshk për në Romë.
Në vazhdën e të dhënave për qytetet bregdetare shqiptare vlen të theksohet se shkrimet e Shuflajt ngërthejnë në vete të dhëna me rëndësi edhe për parimet, rregullat si dhe normat me anë të të cilave zhvillohej dhe rregullohej jeta e qyteteve bregdetare shqiptare. Ai na ofron një pasqyrim të plotë për statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit, më të cilat rregullohej dhe organizohej jeta e brendshme e këtij qyteti.
Nga vetë përmbajtja e këtij statuti vihet në pah se me anë të tij rregulloheshin aspekte të ndryshme nga jeta e brendshme e qytetit të Drishtit, duke filluar që nga rregullimi i titujve dhe gradave brenda kishës, pastaj raportet me kishën. Po ashtu, në këtë statut kujdes dhe vëmendje e veçantë iu kushtohet edhe ndëshkimeve që bëheshin me rastin e shkeljeve të ndryshme e në veçanti me përhapjen e sekreteve, pastaj jepen të dhëna edhe për dënimet për të gjithë ata që dalin vjedhës dhe mashtrues, ne raport me ligjet a rregullat e vendosura nga kisha. Ky statut ka vlerë dhe rëndësi të veçantë jo vetëm për rregullimin e mënyrës së qeverisjes së kishës por edhe për të njohur dhe studiuar të drejtën zakonore në Shqipëri konkretisht në qytetin e Drishtit në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të XV, pra në periudhën për të cilën bënë fjalë ky statut.
Shikuar realisht, nga sa u tha më lartë rezulton se botimi i këtij statuti nën përkujdesjen e Shuflajt, paraqet një kontribut të rëndësishëm dhe është mjaftë domethënës ngase e begaton historinë e këtij qyteti mesjetar.
Shkrimet e Shuflajt për historiografinë mesjetare shqiptare kanë rëndësi të veçantë, ngase e pasurojnë fondin e literaturës nga periudha në fjalë. Veprat e tij kushtuar problemeve të rëndësishme që e karakterizojnë mesjetën shqiptare, me plot të drejt mund ti konsiderojmë si vepra kapitale dhe unikale për historinë dhe historianët.
Këndvështrimi i tij për Shqipërinë dhe historinë e shqiptarëve dhe së fundi shkuarja e tij në Shqipëri nuk u pan me sy të mirë nga Beogradi, andaj në shkurtin e vitit 1931, pak kohë pas kthimit nga Shqipëria, organizohet edhe vrasja e tij.
QËNDRIMI I MILAN SHUFLAJT NË SHQIPËRI
Me ftesë të shtetit shqiptar gjatë janarit të vitit 1931, për disa ditë Milan Shuflaj qëndroi në Shqipëri. Shkuarja e tij në Shqipëri u prit me një entuziazëm të madh, vizita që ai i bëri Shqipërisë u cilësua si një ngjarje e veçantë e cila mjerisht nuk gëzohej shpesh. Për vizitën e Shuflajt në Shqipëri shkruan shtypi si dhe nuk munguan shkrimet as nga intelektualët e njohur të asaj kohe.
Rreth vizitës së tij në një artikull të gazetës “Arbënia” me datën 16 janar 1931, në rubrikën “Lajme të Shkurtra” thuhej: “Gjendet në kryeqytet Z. Profesor Shuflaj, i Zagrebit. Zotëria e ti ka botuar tre volume dokumente, historike të Shqipërisë dhe ka për të botuar të katërtin volum. Këtu ka ardhur për t’u marr veshë me Qeverinë mbi mënyrën e mbledhjes së dokumenteve e të botimit të volumit. Bisedimi që pati me Z-in Hil Mosi, ministër i arsimit, u përfundua me një dakord mbi të gjitha pikat”.
Ndërsa në gazetën “Vullneti i Popullit” me datën 25 Janar 1931 në artikullin “Profesori Milan Sufflay dhe histori e Shqipëris”, Lumo Skendo vizitën e Shuflajt në Shqipëri e komenton në këtë mënyrë: ”Në kryeqytet të vogël tënë patëm fatin të shohim pesë ditë fytyrën interesante të profesorit Shuflaj dhe të dëgjojmë fjalët e tij simpatike. Kjo qe për neve një zijafet intelektual që mjerisht nuk e gëzojmë shpesh”.
Më tej ai flet për punën shkencore të Milan Shuflajt rreth historisë së Shqipërisë, duke vënë në dukje se në këta dymbdhjet vjet të fundit miku ynë veç “Qytetet dhe katundet në mesjetë në Shqipëri“, ka shkruar e botuar disa broshura dhe artikuj gjithë mbi Shqipërinë. Cilësia më e çmueshme e këtij historiani është specializimi i tij në ngjarjet e Shqipërisë, prandaj do të ishte një dëm i madh që kjo dituri dhe ajo prieri aq e madhe të mbeteshin pa fitime për neve, thekson ai.
Duke folur për veprat e Shuflajt, Lumo Skendo në mënyrë të veçantë ndalet tek vepra: “Acta et diplomata res Albaniae mediae Aetalis ilustratia”, duke potencuar se përveç volumit të parë dhe të dytë të cilat përfshinin periudhën kohore 344-1406, Shuflaj mendon se dokumentet duhet të formojnë gjashtë volume duke vajtur gjer në vitin 1536. Volumi i gjashtë do të mbarohet me zaptimin e Shqipërisë prej turqve.
Lumo Skendo vë në dukje se mbledhja e dokumenteve ose me një fjalë studimet mbi historinë e Shqipërisë duhet të jenë një punë me vazhdim e të mos pritet dhe të pushoi. Më tej ai shton se këtë mendim dhe këto ide i kishte dhe i sugjeronte profesori Shuflaj. Por, edhe përkundër këtyre mendimeve dhe përpjekjeve, Milan Shuflaj nuk arriti që të përfundonte punën e nisur për botimin e Akta Albania, madje koha nuk i premtoi që ai të botonte as vëllimin e tretë të cilin pothuajse e kishte gati për botim, ngase me 19 shkurt të vitit 1931, pikërisht 80 vjet më parë në mënyrë shumë të egër e të pamëshirshme Milan Shuflaj vritet.
Ndër viktimat e shumta të terrorit që filloi fill mbas vendosjes se diktaturës monarko-fashiste të Aleksander Karagjorgjeviqit është edhe Dr.Millan Shufllaj, historian i spikatur i periudhës midis dy luftërave botërore, studiues dhe njohësi më i mirë i historisë së mesjetës. Ai u vra me 18 shkurt 1931, m’u në kohën kur kishte shkruar një varg studimesh te shkallës më të lart shkencore dhe tani po përgatitej ti rrekej punës së mëtutjeshme rreth kërkimeve burimore arkivale dhe hartimit te një historie voluminoze të Shqipërisë, që do të ishte vepra e tij jetike dhe kontributi më i madh në fushën e studimeve albanalogjike.
Millan Shufllaji, u lind në vitin 1879, në Lepogllavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa Gjimnazin Klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënës më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Pra, Millan Shufllaj lindi në Lepogllav me 9 nëntor 1879 dhe rrjedh nga një familje me zanafillë gjermane e cila erdhi në Kroaci aty ka viti 1567. Si nxënës i gjimnazit të madh të Zagrebit dallohet për zgjuarsinë e jashtëzakonshme, kujtesën e fortë dhe zellin tepër të madh, ku profesorët e konsiderojnë si shkollar që do të ngritët me të shpejt në shkallën e intelektualëve më të aftë. Në moshën 22 vjeçare mbron titullin e doktoratures para një audituriumi të përbërë nga pedagogët më me renome. Menjëherë pas doktoraturësë, Shufllaj i rreket punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivet e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”. Këto ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë.
Dr. Shufllaji Investimin për Albanololigjinë e nisë me një studim që e bëri të famshëm. Në moshën 24 vjeçare hasi në burime që lidheshin me të kaluarën e shqiptarëve në periudhën e mesjetës. Ndër studimet për Shqipërinë veçohen “Akte dhe Diploma”, që e ilustrojnë çështjen e Shqipërisë mesjetare, (Vëllimi I, II), botuar në Vjenë në vitin 1913-1916. Ka shkruar dy studime në gjermanisht: “Rrethanat e Shqipërisë paraturke” dhe “Fatet politike të Themës së Durrësit” si dhe studimin “Biologjia e fiseve të popullit shqiptar”. Më 1920, botoi veprën e parë letrare “Konstandin Balsha”, me pseudonimin “Alba Limi”. Afërsisht në këtë kohë shkruan studimin “Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë në Mesëjetë” (1924), botuar nga Akademia e Shkencave të Vjenës. Në vitin 1925 botoi revistën “Historia e shqiptarëve të veriut” si dhe veprën shkencore “Serbët dhe Shqiptarët”, rezultat i një pune të gjatë 20-vjeçare. La edhe shumë vepra shkencore në dorëshkrim.
Qarqet shoviniste serbe përmes njerëzve të “Dorës së Zezë” dhe xhandarerisë së kohës ekzekutuan edhe ballkanologun dhe albanologun me famë botërore kroatin Millan Shufllaj, vetëm pse në dritën e së vërtetës shkencore botoi një opus të gjerë veprash që e ndriçojnë të kaluarën mesjetare të shqiptarëve, gjë që qarqeve mbretërore serbe ua prishte planet për falsifikimin e historisë.
Likuidimi i dr. Millan Shufllajit, ishte e planifikuar shumë mirë nga qarqet më të larta shtetërore serbe që në vitin 1927, në dosjen e “Bozha Maksimoviq-Kundak”, në të cilën, ndër të tjera, mirëfillti del se ishte bërë planiekzekutiv për likuidimin e Hasan Prishtinës, Nazim Gafurrit, Shtjefën Gjeçovit dhe Millan Shufllajit. Kjo dosje do të shpaloset më 1927, me shifrat :”N.Gafurri-populli”; “Sh. Gjeçovi-Kisha”; “M. Shufllaj-historia” dhe “H. Prishtina-Kosova”. Pra, këto shifra do të thonë se ndaj personave të theksuar duhet bërë atentate. Atentatet u bënë në kontinuitet me qëllim për ta shfarosë popullin, për ta rrënuar kishën katolike shqiptare, e cila kishte dhënë prova të mëdha atdhetarie sidomos në Kongresin Kombëtar të Alfabetit në Manastir (1908), për ta falsifikuar historinë dhe për ta sllavizuar Kosovën gjatë viteve 1928-1933. Dosja pansllaviste serbe shpaloset me likuidimin mizor të Nazim Gafurrit më 9 maj 1928, Shtjefën Gjeçovit më 14 tetor 1929, Millan Shufllajit më 18 shkurt 1931, Hasan Prishtinës ish kryeminister i Shqipërisë vritet më 14 gusht 1933…
Pra, dr. M.Shufllaj, vritet pas katër vjetëve më vonë më 1931. Kontributi i dr. Millan Shuflajt në fushën e studime albanologjike dhe ballkanologjike është i jashtëzakonshëm dhe, ka një rëndësi të veçantë. Është ndër studiuesit e rrallë, që në mënyrë shkencore, të paanëshme dhe pa paragjykime, duke u mbështetur në metoda shkencore, studioi mesjetën shqiptare duke nxjerrë në dritë dokumente dhe të dhëna shumë të çmuara për këtë periudhë pothuajse të pa hulumtuar fare. Në këtë mënyrë ai, tejkalon studimet e vjetëruara, të njanshme dhe tendencioze të studiesve sllavë, grekë, bullgarë, e të tjerë.
Problemet me policinë janë pjesë përbërëse e jetës së dr. Shufllajt. Në dhjetor të vitit 1920 burgoset. Dënohet me tre vjet e gjysëm burg, të cilat i vuan në Mitrovicën e Sremit. Sipas disa të dhënave më të reja, të zbuluara në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb, dr. Millan Shufllaj është njëri ndër shkenctarët e rrallë në botë, që është përcjellur çdo hap nga ana e policisë, e jo vetëm ai, por edhe personat me të cilët ka kontaktuar, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tij më të ngushtë. Një mbikqyrje e tillë ka filluar në fillim të vitit 1928, gjë që mund të dëshmohet nga dokumentet arkivore. Fillimisht është përcjellur vetëm ditën, ndërsa më vonë 24 orë pa ndërprerje. Me raportet nga mbikqyrja, njoftohej drejtpërdrejt kryeministri, Petar Zhivkoviq, e më vonë pasardhësi i tij, Millorad Srshkiq në Beograd dhe vetë mbreti, në mënyrë që të kishin parasysh veprimtarinë dhe lëviizjet e shkencëtarit të madh. Gjithmonë sipas dr. Musa Ahmeti, “Shefllaj në dritën e të dhënave më të reja për jetën dhe veprën” , në vitin 1929, Akademia Austriake e Shkencave i propozon dr. Millan Shufllajit që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V. Këtë nisiativë e përkrahu edhe Qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të heqë shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme.
Dr. Millan Shufllaj, ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish rreth marrjes së pasaportës, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Sapo kthehet nga Shqipëria vritet nga dora e kriminelëve serbë, duke lënë shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhen në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb, për të cilat shpresoj se shkencat shqiptare do të tregojnë interesim që t’i marrin në shqyrtime e t’i botojnë. Dr. M. Shufllaj, së pari i spionuar, pastaj i kërcënuar dhe i burgosur, profesori përgjohej vazhdimisht, madje edhe ditën kur e rrëmbyen nga shtëpia dhe u gjetë me kafkën e coptuarnë një rrugë të Zagrebit. Ai kishte pas marrë një letër ku i njoftohej ekzekutimi i tij i afërt. Kjo letër mbante vulën e organizatës së quajtur “Për Mbretin dhe Atdheun”, e afërt me Mllada Jugosllavinë (Jugosllavia e Re) dhe ngushtë përkatësisht rreptësisht e kontrolluar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga ajo e Luftës.
VRASJA E SHUFLLAJT
Në mbrëmjen e 16 shkurtit të vitit 1931, aty rreth orës 20, në rrugën “Dallmatinska” nr.6 në Zagreb, dr. Millan Shufllaj goditet për vdekje nga pusia. Plagët ishin të rënda dhe ai vdes të nesërmen më 19 shkurt 1931. Vrasësit ishin Branko Zerger, Lubomir Bellosheviq dhe Sveto Veçerina. Këta kishin marrë urdhër nga Beogradi, që ta likuidonin profesorin M. Shufllaj. Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare ishin shkaqet themelore që e shtynë Beogradin drejt një veprimi të tillë. Menjeherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjith dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij. Një pjesë e mirë e këtyre dorëshkrimeve si duket janë humbur përgjithmonë, ngase edhe sot e kësaj dite nuk u gjejmë ndonjë gjurmë.
Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre si: “Tribuna”, Romë; “Berliner Tegblat”; New York Times”; Frakfurter Zeitung”; “Arbënia”, Tiranë; “Vullneti i Popullit”, Tiranë e tjera. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si; Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Jozef Bajza, dr. Max Hilderbert Boehn, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skëndo, Faik Konica si dhe Ligue Internationale des Droits des L’Homme, Federation Universitaire Internaionale.
Kështu me vrasjen e Shufllajit, albanologjia humbi njërin nga mbështetësit kryesor që kishte në atë kohë. Studimet e të cilit edhe sot e kësaj dite janë me vlera të larta dhe pothuajse të pazëvendësueshme.
PËRFUNDIMI
Krejt në fund do theksoja se veprat e Millan Shufllajit duhet studiuar mirë, natyrisht duke pasur parasysh edhe nivelin akademik e shkencor që kishte vetë autori e që i kalonte përmasat ballkanase. Në veçanti ai bëri shumë për të ndriçuar historinë e shqiptarëve që ende kishte mbetur në mykun e historisë apo arkivave të ndryshme të Evropës. Në mbrëmjen e 16 shkurtit të vitit 1931, aty rreth orës 20, në rrugën “Dallmatinska” nr.6 në Zagreb, dr. Millan Shufllaj goditet për vdekje nga pusia. Plagët ishin të rënda dhe ai vdes të nesërmen më 19 shkurt 1931. Vrasësit ishin Branko Zerger, Lubomir Bellosheviq dhe Sveto Veçerina. Këta kishin marrë urdhër nga Beogradi, që ta likuidonin profesorin M. Shufllaj. Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare ishin shkaqet themelore që e shtynë Beogradin drejt një veprimi të tillë. Menjeherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjith dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij. Një pjesë e mirë e këtyre dorëshkrimeve si duket janë humbur përgjithmonë, ngase edhe sot e kësaj dite nuk u gjejmë ndonjë gjurmë.
Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre si: “Tribuna”, Romë; “Berliner Tegblat”; Neë York Times”; Frakfurter Zeitung”; “Arbënia”, Tiranë; “Vullneti i Popullit”, Tiranë e tjera. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si; Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Jozef Bajza, dr. Max Hilderbert Boehn, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skëndo, Faik Konica si dhe Ligue Internationale des Droits des L’Homme, Federation Universitaire Internaionale.
Kështu me vrasjen e Shufllajit, albanologjia humbi njërin nga mbështetësit kryesor që kishte në atë kohë. Studimet e të cilit edhe sot e kësaj dite janë me vlera të larta dhe pothuajse të pazëvendësueshme.
Krejt në fund do theksoja se veprat e Millan Shufllajit duhet studiuar mirë, natyrisht duke pasur parasysh edhe nivelin akademik e shkencor që kishte vetë autori e që i kalonte përmasat ballkanase. Në veçanti ai bëri shumë për të ndriçuar historinë e shqiptarëve që ende kishte mbetur në mykun e historisë apo arkivave të ndryshme të Evropës.