Lëvizja\UÇK

Ismail Gashi: Në 55 – vjetorin e lindjes dhe 32 – vjetorin e rënies së Xhevdet Breznicës

Në 55-vjetorin e lindjes dhe 32-vjetorin martirizimit të Xhevdet Breznicës

 

              (23 mars 1967-1 shkurt 1990)

                 

KRUSHQIT E LIRISE JANE DESHMORET E REPUBLIKES SE KOSOVES

 

Xhevdet Breznica u rreshtua ndër krushqit e parë të lirisë. Ai bashkë me Elfete Humollin, Fadil Tallën, Afrim Zhitin e dhjetra e qindra djemë e vajza ishin dëshmorët e parë për liri, që me heroizëm shtruan jetën e tyre në rrugëtim të lirisë. Sot instiucionet e Republikës së Kosovë kanë obligim, që ata, si edhe flakadanët e 1981, ti vendosin në altarin e dëshmorëve për liri e pavarësi të Republikës së Kosovës.

 

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia

Xhevdet Breznica ishte ndër të parët, në përballje me forcat ushtarake e policore të shtetit sërb dhe ishte ndër të parët që u martirizuan dhe do ishte e natyrshme, që ndër të parët të rreshtohen në alltari e dëshmorëve të lirisë. Ai që nga ditët e para ishte, jo vetëm në mesin e rinisë atdhetare shqiptare, por edhe në krye të protestave të përditshme në Magurë, ku u vra, Lypjan e Prishtinë. Që prej kur filloi rezistenca jonë me kërkese të hapura kombëtare për liri, Pranvera e Madhe Kosovare e 1981 dhe përplasja e hapur me okupatorin shekullor sërb. Ditën që u vra Xhevdet Breznica, ishin ditët kur shqiptarët në Kosovë ishin në kulmin e protestave me kërkesa të qarta politike e kombëtare. Kur të plagosurit e të vrarit nga dhuna e terrori mesjetar ortodoks sërbë nderoheshin me dy gishtrinjët e revoltës për fitore, kur “fëmijët e gurëve”, kudo në Kosovë, përballeshin me vrastarët, kur në “Javen e Përgjakshme” MIG-ve ju kundërviheshin Elfete Humolli e Fadil Talla. Kur dimëri I plumbët gurëzonte kufomat. Kur ecja jonë ishte e rend plumb e mbi varre zbraznim mallkim e kur Reka e Keqe rridhte lot, kur lumenjt tanë dolën nga shtrati. Atë mot më 1 shkurt 1990, me rënien e tij heroike i riu Xhevdet Breznica u bë dëshmori I parë i kësaj treve shqiptare.

 

Gjithnjë në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare

 

Ai, si edhe gjithë rinia atdhetare e shkollore, si mbarë populli shqiptar, ishte përcaktuar të del ne mbrojtjen e qenies së madhe shqiptare në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare, sepse gjithë kjo vlerë njerëzore, materiale e shpirtërore kërcnohej e rrezikohej për tjetërsim, nga dhuna politike e administrative gjenocidale sërbe deri në shkallën e pastrimit etnik. Lëvizja kombëtare shqiptare mori rrugëtim me Demonstrat e Pranverës së Madhe të 1981 e deri në fillim të 1990, do të zgjohen ndjenjat  e popullit liridashës shqiptar, në veçanti rinisë atdhetare e intelektuale shqiptare. Anë e kënd Kosovës, shpëthyen demonstratat kundër terrorit që ushtronte mbi shqiptarët sistemi okupues sërb. Shqiptarët shtruan kërkesa të hapura kombëtare e politike, ky ortek në vazhdimësi kishte shtrirje e përshkallëzimi të pandalshëm, me pikësynim përcaktues drejt shkëputjes dhe lirisë kombëtare e shtetërore. Vazhdimësi, që filloj nga formimi I subjekteve humanitare e partiake Kah fundi i vitit 1989 u formua, SHHB “Nëna Tereze” dhe KMDLNJ, ndërsa më 23 të 1989, shqiptarët kosoliduan institucionalizimin e veprimit politik në subjektin politik e partiak kombëtare Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK-në, që ndërkombëtarizoi problemin e Kosovës dhe  shqiptarëve në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, më vonë edhe disa parti të tjera politike. Ky rrogëtim drejt lirisë  vazhdoi deri në veprimin ushtarak të Ushtrisë Clirimtare të Kosoves 1997, kur ajo doli poblikisht dhe arritjen e synimit shekullore kombëtar çlirimi i vendit 10 qershor 1999 dhe shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Xhevdet Breznica u lind, më 23 mars 1967 në një familje fshatare, minatorësh në Dobrajë të Madhe të Lypjanit, nga babai Hasani Breznica, minator aktiv në gjitha momentet e rëndësishme shqiptare, edhe në Protesta e Minatorëve në Minierën e Goleshit 1989, dhe e ëma Azemine Abdyli-Breznica shtëpiake,.Xhevdeti Ishte fëmiju i tretë nga 5 djemët e një vajzë të kësaj familjeje. Familje Breznica ishte ndjekur nga dhuna e terrorit sërbë prej Breznicës së Prokuplës, gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga trojeve etnike shqiptare mbi popullatën shqiptare në trevat e Jabllanicës e Kosanicës dhe viseve tjera etnike  shqiptare, prej ku mbi 700  vendbanimeve shqiptare të asaj kohe, jo vetëm pa edhe pa shqiptarët e pakët që ngelën në trojet e veta të asaj kohe. Por, në këto hapësira shqiptare sot përveç toponimeve nuk hasim ndonjë gjurmë vazhdimësie apo mbijetese shqiptare. Mësimet fillore Xhevdeti i mori në fshatin e lindjes Dobrajë e Madhe, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në Qendrën e Mesme Shkollore në Lypjan drejtimi ekonomi. Që në moshën e hershme dallohet për zgjuarsi e  shkathtësi fizike, në veçanti ishte adhurues i sportit. Meqë ishte fëmijë minatori buka e të cilt, siç thuhet, është “me shtatë kore”, për siguruar ekzistencën bëhet krah familjes duke punuar punë të ndryshme në ndërtimtari.

 

Xhevdeti, ndër organizatorët e protestave e demonstrative shqiptare

 

Përkundër dëshirës për të marr njohuri më shumë, ai nuk pati kushte të vijojë studimet e larta, madje, për të heq qafe një detyrim të padëshiruar, që nuk të ndahej si hija, vazhdimisht të rinjve ju dilte pengesë për te marrë rrugtim të papengueshëm të jetës, hoqi, me shumë probleme, burgosje e trajtime nga KOSI, shërbimin ushtarak dhe më 1986, vitin e Memorandumit të ASSHA, që ishte vetëm njëri nga projektet e rradhës, nga shumë projekte e programe antishqiptare serbe, që nga Naçertania e 1844. Egërsia e okupatorit, e farkuar nga Kisha Ordodokse serbe, doli hapur me agresivitet kundër shqiptarë në Kosovë., zbatimin në jetë të të cilit e pranoi dhe u obligua ta zbatojë deri në fund satrapi e krimineli i gjithë kohëra, Slloboda Milosheviq me klanin e tij serb. që kishte në përbërje sistemin Kishtar Ortodokse, policor, ushtarak politike e shtetërore,. i cili dhunën e barbarinë ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët, e kishte vendosur në sistem shtetëror e politik. Përkundër qëllimit të Xhevdetit, që pas kryerjes së obligimit të detyrueshëm ushtarak, pa ndonjë ndërpreje të merr punë. Koha ndryshoi për Xhevdetin, moshatarët e bashkombasitë e tij, për të cilët, jo se nuk mundi të merr punë, por edhe ata që ishin në punë, ky sistem antishqiptarë i lagroi me dhunë. Forca e dhunës serbe ndaj popullatës shqiptare në gjitha lëmitë e jetës dhe veprimtarisë kombëtare e njerëzore, detyroi shqiptarët të kundërviheshin me protesta paqësore ne kërkim të së drejtës njerëzore e kombetare. Kësaj rezistence ju bashkua edhe Xhevdeti. Përcillëte gjitha ngjarjet, jo të pakta, në Kosovë e rreth Kosovës, ishte jo vetëm pjesëmarrës, por njëri ndër organizatorët e protestave e demonstratave shqiptare në Prishtinë dhe organizator e pjesëmarrës i gjitha protestave të 1989 e 1990 në trevën e Lypjanit. Më 1 shkurt 1990, ditë e enjëte, kur u martirizua në Protestat shqiptare në mbrojtje të minatorëve të Goleshit dhe kërkesave shqiptare në Magurë të Lypjanit. Xhevdeti ishte nisur pa hamendje të ndihmojë organizimin dhe të merr pjesë aktive, së bashku edhe me dy vëllezërit e tij, Ismetin dhe Imerin, e disa bashkëmoshatarë të tjerë nga Dobraja e madhe shkuan në Magurë. Në fillim u lajmëruan në shitore te Axha i tyre Rexhepi. Axha Rexhep, luti djemët e vëllait për ndonjë pije dhe porositi për kujdesje gjatë përballjes me dhunën serbe. Axha i këshilloi djemtë, që të kenë kujdes nga veprimet e egra të policisë sërbe, se ato mund të ju kushtojnë edhe me jetë. Xhevdeti nuk foli me fjalë, por ngriti katër gishtrinjë të njërës dorë, Baba i ka edhe katër djemë axhë! dhe u nisën tre vëllezërit me shokë kah grevistët që grumulloheshin në dy drejtime. Njëri grupim, me student, rini atdhetare e popullatë shqiptare nga Magura e rrethina, ishte grumbullua e vendosur aty mbi shtëpit e skajshme kah Kodra e Rrezës,ish-Leletiqit dhe pjesa tjetër e protestuesve  minatorë, aty para dhe afër portave të minierës Golesh. Të dy grupacionet kishin të njejtën kërkesë, Plotësimin e kërkesave të minatorëve, të cilat ishin edhe kërkesa të gjithë shqiptarëve.

 

Plumbat e kishin qëlluar Xhevdetin në kokë

 

Grupeve ju rrinte në mes policia. lokale dhe forca policore spiciale të ardhura nga Sërbia, të cilëve me dëshirë e vullnet të madh, ju ishin bashkuar edhe banorët lokal sërb dhe formacione të tjera të forcat të dhunës sërbe..Xhevdeti me vëllezër dhe me shumë shokë, ishte në grupin e protestuesve skaj shtëpive kah Kodra e Rrezës, afër rrugës për Shalë. Forcat e dhunë sërbe, ashtu siç verponin atë kohë kudo në Kosovë, qëndronin në mes, duke kërcnuar me armatim te shumëllojshëm, që të shpërndaheshin dhe të ndalin protestat. Nuk vonoi shumë me kërkesa, forcat e dhunës sërbe, filluan të gjuajnë me armë drejtë protestuesve në të dyja grupet, që mos të mundësohet bashkimi i tyre e të krijohen kushte për tërhëqjen e protestuesve. Pati edhe shqetësim mes protestuesve. Meqë, gjuajtjet e pandërprera, përveç plumbave të gomës e gasit lotsjellës hidheshin edhe plumba zjarri, vdekjeprues. Nuk vonoi shumë, mes protestuesve u dëgjuan zëra. Kujdes! Ka të vrarë! Na vranë! Na vranë! Këto momente është goditur Xhevdet Breznica me një plumb në kokë dhe ra i vdekur në tokë, ishte kjo një rënie madhështore. Nga këto gjuajtje u plagosën Brahim Halili nga Dobraja e Madhe dhe Hysni Dulahu nga Blinaja. Protestuesit morën në krah kufomën e Xhevdetit dhe e bartën në drejtim të xhamisë së Magurës, ku e strehuan përkohësisht. Xhevdet Breznica u varrosu më 2 shkurt 1990 në varrezat e fashtit të lindjes. Varrimi ishte me pjesëmarrje masive të popullit, që ndodhnin ato ditë të rënieve të mëdha, vërtet madhështor, në varrimin e Xhevdet Breznicës morën pjesë afro pesëdhjetëmijë pjesëmarrës nga shumë mjedise kosovare, TVP e përcolli gjithë këte varrim. Ato ditë rezuzistence, varrimet ishin protestë e revoltës masive shqiptare dhe kishin karakter deklarimi demonatrues kundër dhunës, ishin referendum për ndarje nga okupimi dhe ndërkombëtarizim të masakrave serbe në Kosovë. Shqiptarët në varrimet masive të 1990 dhe manifestimet poashtu masive të Pajtimit të Gjaqeve, deshmuan se, janë pahamendje kundër deklarimeve emituese të barazisë nacionale dhe për deklarime të hapura gjithëkomomëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës. Varrime të tilla asaj dite mbaheshin edhe për varrosjen e Fadil Tallës e Elfete Humollit, Po ato ditë kishte varrime e protesta në Malishevë, Rekë të Keqe, Kosova ato ditë i ngjante Tienanmenit kinez, Protesta e vrasje kishte kudo dhe çdo ditë në Kosovë. Të gjitha protestat ishin të një qëllimi dhe kishin një synim, mbrojtjën e qenies shqiptare nga dhuna e barbarisë ortodokese mesjetare sllave, mbrojtjen e jetës dhe qenies politike, shtetërore e ekzistenciale te substancës shqiptare në Kosovë.

 

“Na duhet ta japim jetën për atdhe,Xhevdeti e paska kryer obligimin atdhetar” tha Hasan Breznica.

 

Kur kolona e “krushqëve të lirisë”, pjesëmarrësve të varrimit, arriti nga Magura, vendi i vrasjes së Xhevdetit, siç ishte organizuar,  arsimtari Fazli Maloku, mbajti një fjalim për Xhevdetin dhe krenarinë e lavdishme të rezistencës shqiptare. Kolona e gjatë e varrimit arriti  prap në Dobrajë në vendvarrim. Babi i Xhevdetit Hasan Breznica, mëqë ishte në vaujtje të denimit, nuk kishte dëgjua për vrasjen e të birit Xhevdetit, pasi kishte kryer dy mauj burg u kthye ne shtëpi, te shkolla e Dobrajës, Hasani ju doli përpara pjesëmarrësve, kolonës së varrimit, dhe pasi u ndal para arkivolit qe bartej në krah gjithë rrugës, I luti të ndalën pak, Se do të përshendetëm me Xhevdetin. Na e kemi jetën për atdhe,. Xhevdeti e paska kryer obligimin atdhetar., Tha Hasan Breznica, e nuk qiti pikë loti, e as nuk u ligështua e as nuk u shqetësua, Para kolonës së pjesëmarrësve të varrimit qëndroi si qëndruan në vazhduimesi të traditës sonë të lavdishme kombëtare,  prindërit tanë të mëdhej. Kolona vazhdoi rrugën drejtë varrezave të Dobrajes së Madhe. Aty verpimtarët e atyre ditëve kishin organizuar edhe Pajtimin e dy familjeve të hasmuara të fshatit Dobrajë, Avdi Kelmendi, një nga veprimtarët dhe ish i burgosur politikë me shumë veprimtarë lokal, aty para kufomës së Xhevdetit, me të kryer të fjalës së përmortshme për Xhevdetin, edhe formalisht kreu Pajtimin e hasmërive të dy familjeve nga Dobraja, dhe me këtë e madhëroi varrimin e deshmorit Xhevdet Breznica. Familja Bahtiri u pajtua me familjen Bublica, aty te Varri i Xhevdetit, para gjithë pjesëmarrësve të varrimit, kjo ishte ide e lindur dhe e planifikuar nga të burgosurit politikë shqiptarë, në qelitë e kazamateve sërbe, i cili mori shtrirje anë e kënd Kosovës mija gjaqe e hasmëri ndërshqiptare. Sepse u përkrah nga gjithë populli, Aksioni I Pajtimeve kishte në ballë rininë atdhetare e studentore shqiptare dhe intelektualët përparimtarë shqiptarë, Aksion që i priu dhe e udhëhoqi me urrtësi pleqënari shqiptarë i gjithë kohërave Anton Cetta.

Vëllai i Xhevdetit Adem Breznica, është një kaptinë tjetër, si edhe tjatimi policor dhe ndjekja e verpimtarëve shqiptarë gjatë shënimit të gjithë përvjetorëve të Xhevdetit, faktojnë dhunën mesjetare sllave, I riu Adem Breznica, atyre ditëve ishte milicioner ne Lluzhan të Podujevës, Pas vrasje së Xhevdetit Në ato ditë të serta. Menjeherë u thirrë nga eprorët zyrtarë policorë dhe u kërkua të dorëzojë uniformën dhe armën zyrtare, por, edhe shkarkohet jashtë çdo procedure normale e ligjore, largohet nga puna. Vetëm pas pak ditësh, Ademit i bastiset shtëpia dhe merret në polici. Për Ademin tri javë të plota askush nga familja nuk dinte dhe nuk informoheshin ku gjendet dhe pse është burgosur, apo të sqarohet  zyrtarisht arsyeja e burgsojes. Pas tri javësh Ademit i lejohet kontakti me familje, është mbajtur në hetuesi disa muaj, dhe më 1991, për pjesëmarrje në demonstrata të vëllezërëve dhe vrasjes së Xhevdetit, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, pakuptimësisht e jo ligjshëm, e denoi Ademin me 3. vjet e tetë muaj burg të rëndë, të cilat  pas një amnestie denimi ju shkurtua për një vit dhe Ademi i mbajti 32 muaj dhe u lirua. Ademi vdiç i ri nga pasojat e torturës policore dhe vuajtjet në kazamatet serbe në moshën 47 vjeçare, më 4 dhjetor 2004.