Opinion

Blerim Muriqi: Ku shpie administrimi shtetëror përmes qeverisjes arbitrare

Fabula e pushtetimit politik te ne në gjithë historinë tonë të re të shtetndërtimit, ka dy tendenca qeverisjese padallim skuadre: shkuarje drejt Administrimit Shtetëror përmes Qeverisjes arbitrare dhe moskokëçarje për sjelljen nga të qenit pushtet.

Qeverisja e re duket se po ia del më me sukses drejt Administrimit shtetëror përmes Qeverisjes arbitrare, ku njëshi apo të shumtën grupi-klan realizon egon dhe interesat, pa çarë kokën përtetej të llogariturës se shteti dhe mundësia janë plaçkë në duart e pushtetarëve. Në raste të tilla, veprimet vijnë goditëse rastet si ai i Tabelave, Referendumit të Serbisë, Shtrejtimit të rrymës. Të tilla veprime plasohen me bujë e zhurmë të madhe për të kapur cepet e mbetura të insititucioneve, ku nën jehonën e të bërit bujë shiten arsyetimet e veprimit. Të tilla sjellje, kanë bërë që shoqëria jonë nuk po ia del dot më të mos pranoi gjithçka mbi kurriz.

Të gjithë po rrimë e po bëjmë sehir edhe përkundër thikës së mprehtë që po ngul pushteti në shpinën tonë sikur gjithë këtyre dy dekadave liri!

Kosova, edhe pse e re në traditën e shtetndërtimit, krahas gjërave të mira që ka bërë, ia ka dalur shpejtë të mësojë veset e shoqërive të kalbura. Kapja e institucioneve (për zhvatje a për autokraci), nga cila do kohë qeverisëse te ne, është bërë nyje në grykën e shtresës së varfër dhe barrë e pa përballushme për shtresën e mesme, të cilën dalë nga dalë po e shtynë drejt varfërisë, asaj gjendjes grishëse për në hullinë e braktisjes së vendit. Kjo grishje plot dhimbje e paqartësi, e cila po imponohet në dyert e kësaj shtrese, para rënjes së saj në varfëri, prej ku nuk lëvizë më dot drejt mundësive dhe ku fati mbetet i parashkruar për limitet e kafshatës së gojës, një mbijetese me mungesë tërësore për t’u zhvilluar. Ky rrezik i trishtë shtresimi drejt mykjes në varfëri të skajshme, meqë te ne mungojnë politikat buxhetore që do të garantonin minimumin e jetesës sikur bëjnë gjithë vendet kapitaliste me demokraci të zhvilluar po agravon në kurriy të një tridhjetë përqindshi të popullsisë që në fakt janë edhe vet shtresa e mesme e saj. Kjo asistencë e munguar po prodhon një ikje tërësore të fuqisë punëtore.

Se diçka duhet ndërmarrur tashmë e tregojnë edhe shifrat e lindjeve. Ikja e rinisë ka prishur gjithë parametrat e shoqërisë.

Rënja e shtresës së mesme do të nënkuptonte fundin tonë. Andaj, është koha e fundit kur ne si shoqëri akoma mund të veprojmë para se kësaj shtrese tërësisht t’i shtrohet vetëm një rrugë, sikur thotë populli: Kah sytë këmbët!

Grishja ndaj kësaj shtrese për braktisjen e vendit, derisa ajo është në mundësitë e përballimit të shpenzimeve të udhëtimeve klandestine, (meqë bota e krimit është e shtrejtë dhe jo të gjithë i përballojnë shpenzimet) po e zbrazë Kosovën frikshëm dhe po na rrezikon të shëndrrohemi vend me vetëm dy mosha fëmijë dhe pleq, njëjtë sikur edhe po ravijësohemi dalngadalë në ndarje klasore, të pasur e të varfër. Po iku shtresa e mesme patjetër se ajo do e tërheqë tërësisht edhe konsiderueshëm moshën e mesme, kjo do bënte të mbeteshim edhe pa fëmijët, të cilët bashkimet familjare do t’i merrnin në kohë të shkurtër.

Pushteti mund të mos e kuptoj asnjëherë atë që po prodhon me veprime të këqia dhe ku e ku shumë arbitrare, sepse nga karriget e pushtetit tonë shihet vetëm drejt qiellit dhe drejt tij dëshirohet pakësimi i ekipës. Varësisht nga lartësia dhe masa e autoritetit në pushtet njeriu ka dëshmuar jo pak herë se di të gaboi dhe atë trash! Vetmjaftushmëria jo pak herë ka treguar përbën rrezik nga pushtetet me burim vote kur mungon morali i zyrtarëve dhe plotfuqishmëria e atuoritetit të kontrollit!

Sjellja arbitrare e pushtetit e dëmton të ardhmen e shoqërisë me pasojë të shfaqur shpejt në pandalshmëri lineare. Ndaj neve na takon të bëjmë diçka që masat që po merren të mos na lënë pa shtresën e mese. Gjendje kjo, e cila do të na shpiente në thellimin e varfërisë në vend, sepse me shkuarjen e shtresës së mesme do të binte kërkesa në treg, dhe me të aftësia blerëse e shtresës së varfër, ekonomitë familjare të të cilëve do të binin njëra pas tjetrës meqë nuk do të përballonin mbijetesën.

Nëse Kosova e humb shtresën e mesme, atë balancuesen e shoqërive kapitaliste, e cila me kontributet e veta blenë paqen sociale, shoqëria jonë do të përfundojë në varfëri të skajshme dhe në përplasje të pariparushme mes të varfërve (masave popullore) dhe pushtetit politik e ekonomik. Kjo përplasje, e cila do të vie nga domosdoja për egzistencë do të prodhonte mosdurimin klasaor. Paqja e fituar me dalje nga lufta shkatërimtare klasore, sikur është rivënë gjithmonë o me përmbysje o me blerje të paqes nga kapitali duke e hapur qesen për ta siguruar minimumin e dinjitetshëm të egzistencës përmes pagës sociale do të bëjë (meqë jemi popull i vogël dhe nuk ngjizim dot revolucion për të prodhuar ideologji), që zgjidhja të bëhet kjo e dyta, zgjidhja e qeses. Se do të vijmë në një moment të tillë nuk është gjë e re me të cilën do të mburrej ndonjë opinionist për shpikjen e ujit të nxehtë të radhës, por pikëpytja është se si do dukemi kur të vijmë në atë pikë reference.

Sado që i jemi afruar kësaj kënete do të ishte mirë ta ndalnim të keqen akoma pa u bërë vet këneta.

Kapja e ndërmarrjeve publike përmes bordeve kryekëput politike. Borde këto që përcillen me ristrukturime të menaxhmenteve me elementë të përshtatshëm politik e të dëgjushëm deri në vetëbërje të fajshëm, po e shynë nepotizmin jo vetëm të ri-lulëzoi nën qeverisjen e re, por më shumë se kaq klanizimin e shoqërisë po e orienton në masën dhe duart e pushtetarëve të rinj. Këto kartele në miniaturë që u shkojnë vijave buxhetore me kapje dhe ndere strukturimi rezikojnë të bëhen zhgënjimi i radhës elektoratit masiv që u angazhua për ndryshimin e aspiruar kur e hodhi në rrugë gjihtë ish strukturën kapëse e zhvatëse.

Kapacitetet e munguara menaxheriale nga sektori në sektor po vazhdohet të mbeten faje qeverisëse, por edhe heshtje konformiste e pritje prej ujku nga kapitali. Ndërmarrjet e rëna tërësisht kushtojnë lirë për t’u privatizuar. Ky është shkaku pse kapitali me duar pushteti po fërkon etjen e tij për të gllabëruar asetet pa çarë kokën për dëmin që bëhet në vitalitetin funksional të shoqërisë.

Pa pagën minmale me koificient social të dinjitetshëm për mbijetesë ne nuk do t’ia dalim si shoqëri. E njëjta do të vlente edhe për pensionet, por ne akoma nuk jemi në atë stad ku të jetë prerë me ashpërsinë e thikës sikur e bëjnë shoqëritë e zvilluara edhe ndarjen me moshën e tretë. Meqë ne jemi shoqëri në fillet e ndërtimit të kapaciteteve vetmbajtëse, fokusi që duhet të vëhet me urgjencë është paga minimale me koificient të dinjitetshëm social. Kjo masë jo vetëm se do ta zhdukë varfërinë, por ajo do ta mbajë në vend moshën e mesme (krahun motorrik të punës), dhe ajo do e mbroj të paprekshme edhe shtresën e mesme, vet balancën e shoqërisë, gaarancën e paqes sociale!

Dobësi e dytë dhe shfaqje e frikshme e pushtetit jo vetëm aktual, por me theks të shquar aktual është shtyrja e duarve politike veçanërisht në media, krahas tendencës për ta shëndrruar inspeksionin e punës në polici politike apo themelimin e një policie politike brenda administratës, janë më shumë se sa një shkarje nga papërvoja pushtetore.

Kjo tendencë e pushtetit për ta bërë gjithë jetën tonë publike të dridhet para policisë politike nuk do të rezultoi me shtruarje të hierarkisë vertikale, sikur që  nuk do t’ia del ta shtroi as armatën e madhe të të punësuarve në sektorin publik.

Kushdo e di se shteti i shërbyer me polici politike është pushtet kapur dhe i frikshëm. Tendenca e imponimit të tillë është edhe vet dëbimi i shtresës së mesme nga vendi. Ego të tilla kur vëhen në krye të shtetit, fillojnë aksionin e tyre përmes vendimarrjeve arbitrare, krijojnë zhurma për t’i shfrytëzuar mjegullat. Çdo mjegull e krijuar brenda vetes pasurohet me veprimin arbitrar të radhës, sikur tani që ishte rasti me Radio Televizionin e Kosovës. Mos shtrimi i temave për debat publik e bënë qeverisjen të ndjehet e fortë dhe të paraqitet e ashpër në vendimarrjet e saj. Ky arbritaritet nuk është gjë tjetër veçse shërbesa që i bëhet administrimit shtetëror ku e vetmja rregull që imponohet të pranohet është dëgjushmëria qytetare për këdo që dëshiron ta shmangë ndëshkushmërinë shtetërore.

Diktaturat dhe autokracitë nuk paraqiten të një forme të vetme, por ajo që i bënë të njëjta është pasoja nga vendosja e tyre.

Nëse ne nuk ia dalim ta mbrojmë shtresën e mesme nga arbritariteti i administrimit shtetërorë të tipit polici politike të integruar, do kuptojmë se nuk do jetë e largët dita kur do të përfundojmë në dyert e përmbysjes shoqërore si pashmangshmëri mbijetese.

Ne nuk e meritojmë këtë të zezë, por se sillemi sikur po duam ta provojmë nuk do mend, na e thotë heshtja jonë, mosreagimi ynë!