Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: MOS LEJONI FSHEHJEN E KRIMIT!

Fjalë e mbajtur në motmotin e masakrës në Sllovi më,15 Prill 2000.

                                               MOS LEJONI FSHEHJEN E KRIMIT!

                   Me 15 e 16 prill 1999 në Sllovi u vranë e u masakruan 45 qytetarë shqiptar

17 kufomat e të vrarë në Lugun e Demës ende nuk janë gjetur, ndërsa, kryesit e krimeve po bredhin para nesh. Kjo është poshtërim i të drejtës njerëzore dhe një tolerancë banale.

 Shkruan: Ismail Gashi – Sllovia

             Këto ditë po mbushet motmoti i parë nga ditët më të tmerrshëm, që fshati Sllovi i Lypjanit përjetoi 15 e 16 prillin të 1999, kur hienat sërbe vranë e masakruan 45 burra, gra, pleq e të rinj civilë shqiptarë. Golgota e përjetuar para një viti, ishte vazhdimësi e barbarisë sllave, të cilën nga e kaluara e kishin trashëguar klanet politike, fetare e shkencore sërbe. Që nga Naçertania /projekti/ 1844 i Garashaninit, Qubrilloviqit, Ivo Andriqit e deri te Memorandumi i Akademisë se Shkencave e Arteve Serbe të 1986. Të gjitha këto krijesa prodhonin moral të prishur dhe urrejtje ndaj shqiptarëve. Sllovia, nuk bënte përjashtim nga tërësia shqiptare që, të shpëtonte nga dhuna të asnjë etape egërsie në historinë e barbarisë sërbe, por kulmi i dhunës e krimeve sërbe në Sllovi, kulmoi më, 15 e 16 prill 1999, kohë dhe ngjarje, kur ekspedita ushtarake e policore  te dirigjuara nga Beogradi, ne orën 13.40  u vërsulen si bishat e tërbuara  me atë barbarinë mesjetare bizantine mbi popullatën e këtushme shqiptare, sikur edhe në shume vatra të krimeve serbe në Kosovë, edhe në Sllovi, në shenjë u masakruan  në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve te NATO-se  dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve. NATO, ato ditë shënonte 50 vjetorin e ekzistencës e veprimit ushtarak, në këtë jubile u gjet në një veprim praktik human për shpëtimin e një katastrofe njerëzore të një populli të lashtë dhe kryente operacione ushtarake për çështje civilizuese. Sërbët vendas, si çdo kund në Kosovë, edhe këtu, morën rolin ekzekutues në vrasjen e shqiptarëve. Ata kishin marr detyre, që të vrasin edhe fqiun e parë për të treguar pamundësinë e jetës së shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ata përdorën këtu lakadredhat politike, gjeja për bisedime me shqiptarët sllovias, i ftuan në bisedime dhe tradhtisht i lanë në pritje. Kështu “bashkëbiseduesit shqiptar” i futen në grackë, që të zihen të gjithë në momentin e sulmit sërb. Sulmi i barbarisë serbe i mesditës së 15 prillit, shqiptarët i gjeti në pritje të bisedimeve.

            Sërbet e njihnin mirë shpirtin liridashës e atdhetar të00 shqiptarve sllovias, e dinin se thirrja për mobilizim në UÇK, i janë përgjigjur shumë te rinj, madje UÇK-në këtu e përkrahnin materialisht e shpirtërisht të gjithë shqiptarët. Shqiptarët kishin bindje të thellë se, pas 2000 vjetësh pritjeje Ushtria Çlirimtare, praktikisht mbronte jo vetëm trojet etnike, por edhe nderin e shpirtin e popullit shqiptarë. Ajo realisht ishte ushtria më e re e kohës dhe aleatja me e afërt e NATO-së, që Botën e bëri për 78 ditët e fundit të luftës në Kosovë, që të mendojë, të flasë e të veprojë politikisht e ushtarakisht vetëm shqip. Ditën e 15 prillit 1999, orët e hershme të mëngjesit, Sllovinë e gjeti  të rrethuar me take e forca ushtarake e policore. Atë mëngjes, Akllapi digjej tym e flakë, flaka e luftës kishte përfshije Bjeshkët e Zhegocit, ku UÇK-ja me forca e veta krijonte hapësirë të mbrojtjes dhe tërheqjes së rrezikuar të popullatës shqiptare. Sllovia priste ditën me të rëndë, ajo ishte dita e sulmit sërbë nga dy krahët, kriminelët mesjetar sllav, më herët të pozicionuar nëpër familjet e sërbëve vendor, menjëherë dolën në pikat e veçanta dhe sipas planit kryenin kapjen dhe vrasjet e shqiptarëve, ekzekutonin, plaçkitnin e kallnin shtëpitë shqiptare. Ata ndiqnin shqiptaret e këtushëm sipas projektit “Patkoi”. Kush ndiqej në drejtim të vendbanimeve të rrafshit, kush në drejtim të Grykës Zhegocit dhe Grykës së Tërshovinave, apo Manastirit.  Këtë ditë krimi sërbët vranë e masakruan nëpër rrugët e fshatit e oborre shtëpish 27 qytetarë shqiptar. Me 15 prill i gjithë fshati Sllovi u trazua nga tmerri e llahtaria, ashtu siç ishte trazua e djegur Smallusha, Gllavica, Mareci i Vogël, Zhegoci, Vërbica, Kishnapola, Gadishi, Sllakoci me rrethina. Sllovija pas pak orësh  mbeti tërësisht e zbrazur , qarkullonin vetëm hienat ushtarake, policore e paramilitare sërbe, që mbi kufomat e të vrarëve shqiptar, plaçkisnin çdo vlerë materiale e shpirtërore shqiptare, duke synuar që, pas shkatërrimeve fizike e materiale të shkaktojnë edhe rrënimin shpirtërore të qenies shqiptare. Fshati mori pamje trishtimi, mbi te shihej vetëm tym e flakë, ndjehej vetëm ankth e trishtim, ishte pamje tmerruese e kudo vinte erë vdekjeje. Këtë pamje fshati Sllovi e kishte për dy muaj sa qëndruan mesjetarët sërbë në te, dhe për sa fshati nuk i kishte banorët qe i jepnin frymarrjen jetës normale njerëzore. Fashtit Sllovi ia ndërruan edhe emrin, e quanin “Srpska Sela”, /fshati serbe/. Me atë verbërim të mendjes dhe urrejtjes sërbe se, këtu kurrë më, nuk do të kthehen shqiptaret. Shqiptaret në përgjithësi prapë përjetuan holokaust si ebrejet dikur, u shpërndanë në katër anët e Botës, për të gjetur shpëtim. Kosova përjetonte dhëmbjen e pastrimit etnik, shkallen më te egër antinjerëzore, sa edhe të ndjekurit ishin në objektiv të kriminelëve sërbë. Kështu ditën e dytë, më 16 prill 1999, në vazhdimësi të dhunës sërbe, u sulmua Plitkoviqi, Vrella dhe Gadimja Epëme, nga u dëbuan me dhunë popullata mbi 20.000 vetash në drejtim të  Shqipërisë, rrugëtim kalvari që u gjeten edhe shumë shqiptar të strehua përkohësisht nga rreziku nëpër këto vendbanime. Asaj dite, në Grykën e Manastirit në vendin e quajtur “Lugu i Demës”, popullata e Sllovisë e strehuar këtu, pasi kishte kaluar Natën e Bartolomeut, kah ora 15-të, u sulmua ashpër nga forcat shtetërore të dhunës serbe. Ushtria e policia sërbe, thuaja nga të gjitha anët, erdhën te “Lugu i Demës” duke vrarë cilindo që takonin nga shqiptaret për të krye vrasjet masive. Këtu grumbulluan gra, fëmijë e pleq të sëmuar, për të fshehur krimin, së pari ju plaçkiten çdo gjë të vlefshme, madje ndanë gra e fëmijë nga burrat, gjest i fundit që kishte ngelu nga etika e morali i prishur, burrat i vendosen para tytave të armëve dhe i ekzekutuan, 16 u vranë e 11 të tjerë u plagosen rëndë e lehtë, ku një grua e sëmuar vdiq nga tmerri i vrasjeve, pas vrasjeve, nga çmedia  e urrejtjes, plisin e plakut të vrarë Balik Gërbeshi, e ngulitë në një hy druri te kufomat e të vrarëve. Pas kryerje se krimit, vrastarët sërbë me gjahun e plaçkitjes ikën shpejt. Te vrarit u varrosen nga të afërmit që i shpëtuan vdekjes vrastare. Më vonë për të zhdukur krimin, sërbët më, 29 prill 1999, varrosen të vrarit e Lugut të Demës dhe 17 kufomat e tyre të nesërmen i zhduken në synim të zhdukjes se krimit, për çka me te drejt, në Tubimin Përkujtimor të Sllovise me 15 prill 2000 u apelua në subjektet ndërkombëtare KFOR-in dhe UNMIK-un, që të shfrytëzojnë forcën e të drejtës ligjore e njerëzore për gjetjen  e 17 kufomave të zhdukura. Ata i presin varret e hapura dhe rrjedhat e lotuesve, por edhe kapja e krimineleve dhe përgjegjësia e tyre para së drejtës. Slloviasitë në këtë motmot, mes tyre deri tash, dy janë shpallur dëshmorë të kombit dhe janë varrosur ne varrezat e përbashkëta te dëshmorëve e të rënëve sllovias në kodrën e fshatit. Aty 17 varreze të hapura ende presin për gjetjen e kufomave të martireve te zhdukur, që t’i varrosin për të tretën herë,sepse siç dihet, ne duke kërkuar lirinë, vritemi e varrosemi nga disa herë dhe kjo është veçanti e jonë kombëtare.

            Në këtë shkrim, për shkak të saktësisë,  nuk patëm përmendur emrat e kriminelëve sërbë, që si këtu dhe gjithë Kosovën, po kalon mbi një vit dhe asnjë nuk doli para të drejtës dhe përgjegjësisë për krime të bëra. Deri kur do te pritet që, ndëshkimi i tyre të na lehtëson plagët e dhëmbjen tonë shpirtërore, do të shihet në kohën që vjen, ndjeshmërinë dhe kërkesën tonë për këtë obligim.

 

 

/Ky shkrim është lexuar në tubimin e parë përkujtimor të dëshmorëve dhe të rënëve në Sllovi më, 15 prill 2000/.