Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: Ideja e vitit 1991 për një Kuvend të Pajtimit e Bashkimit Kombëtar

Kuvendim kombëtarë 1991

                                KUVENDI KOMBETARE – PER PAJTIM E BASHKIM KOMBETARE

Shkruan : Ismail Gashi Sllovia

             Me të drejtë, e me plotë arsye,për hirë të përgatitjes adekuate, për një niciativë historike,pak për nguti,dy herë u propozua dhe mirë u veprua,që tw dyja herat, edhe u shtyjë data për mbajtjen e Kuvendit gjithëkombëtar të pralifikuar e të organizuar,për strategji kombëtare dhe  pajtim e bashkim kombëtar. Ideja për mbajtjen e këtij Kuvendi , pavarësisht nga cila parti politike, individ apo grup idividësh,u inicua dhe u përkrah për ide dhe qëllim të arsyeshëm dhe shumë të nevojshëm e të qëlluar historikisht e kombëtarisht, Eshtë iniciativë e momentit të duhur për kohën gjendjen dhe situatën momentale kombëtare. U inicua në vitin 1991, kur qenë hapur proceset demokratike të lirisë së fjalës dhe mendimit. Pra, shtyerjen e mbajtjes së këtij Kuvendi, duhet kuptuar, jo për tendencë e mospajtim, por për qëllime të përgatitjes dhe mbajtjes së Tij më shkallën e duhur të qëllimit dhe arritjes së efektit të rëndësisë kombëtare. Sepse, në Kuvend do të shkohet për çështjen e kauzës kombëtare, jashtë liderizmit dhe bajraqeve ideologjike dhe meeritokracisë.Jashtë partive politike,shoqatave e forumeve ekzistuese.NË Kuvend të shkohet proporcionalisht nga të gjitha viset e trevatë ku jetojnë e veprojnë shqiptarët. Të shkojnë në Kuvend ata, që përfaqësojne denjësisht e kombetarisht, e mbi të gjitha,burrërisht interesin dhe qëllimin kombëtar e hsitorik të popullit  dhe shtetit shqiptarë.ata që kanë autoritet dhe besimine sovranit kombëtar,,që kanë aftësi,besim dhe ndikim nga mjedisi nga vijnë dhe në logun ku ndahen mendimet.Ata që menqurinë e tregojnë në log e trimërinë në beteja.

Platëformën e këtij Kuvendi, në të ardhmën duhet tan kemi strategji kombëtare,të cilën obligohemi ta zbatojme si popull për popullin dhe shtetin.Këtë duhet marr për detyrë mbi detyrat dhe –përr obligim përsonal e kombëtar për çdo shqiptarë,pavarësisht përkatësisë politike e partiake.Sepse gjendemi në një pozitë,kur jo vetëm se duhet, por domosdo të kemi tprojekt strategjik kombëtar.Të kuptojmë të gjithë,dhe të ju thuhet për ne të gjithve! Sa jemi?!Kush jemi e prej kur jemi?!Pra të sshkojmë në Kuvend si shqiptarë dhe për shqiptarët.Të shkohet për të shtrijë dorën vëllai me vëlla,të shkojmë për pajtim dhe bashkim kombëtar,sepse kemi pse të shkojmë,kemi çka të flasim e falim,kujtm t’I flasim e falim,e kush të na flase të na fal. Pra në Kuvendin e Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar most ë lejojmë që aty në atë Kuvend, dikush të na fut “mollën e sherrit”,mospajtimit dhe thellimin e shëmtisë që na ka ndjekur me shekuj,përçarjen mes nesh.Mos të ngrehim aktpadi e të gjykyujmë askënd,pos dukurive të dëmshme ideologjike, njëmendësisë e shablloneve.

Para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, mund të zhvillojmë kuvendime, madje është mi9rë t’I zhvillojmë sa më shumë,të kemi mospajtime,dialogje e kundërshtime.Ato ndryshime mendimesh do t’i ndihmonin vet Kuvendit, sepse ato ndryshime  mendimesh do të rrafshitnin mospajtime tona të deritashme.Në të kundërtën,në Kuvend Kombëtar,nuk goxojmë të hyjmë me dallime e kudnërshtime e kundërthënie, mospajtime,të ccilat do të na thellonin shëmtinë e përëarjes, e për këtë do na gjykojnë e mallkojnë kohërat dhe breznitë të së ardhës që do vijnë pas nesh. Rastët e tilla janë të rralla dhe të vetmet,që i takojnë,këtë rast brezit dhe kohës tonë,një brezi e një kohe të një kombi.Shfrytëzimi pozotiv I këtijn rasti kombëtar e hsitorik, do të jëetë një aftlumni komëtare dhe fatbardhësi e këij brezi në këtë fundshekull.Në të kundërten,gjykojmë vetveten,para se të na gjykojë hsitorik dhe kjo tokë e larë me gjkun e të parëve tanë.

Nuk prish asnjë punë,kur këto ditë ka paraqitje individësh,apo grupe,me ndonjë qëndrim partie, që shprehim mospajtime,kundërshtime,apo bëjnë vërjetjem e sygjerime në qëllimet dhe përfaqësimet për organizimin e këtij Kuvendi Kombëtar..Ka e mund të ketë raste, qe individët,apo partit politike nga këto interesa kombëtare shikojnë dhe mësyjnë të përfitojne më shumë për interest e tyre ideologjike e partiake,apo edhe përsonale. Për hirë të fjalës së lirë,  në mungesë të sistemit të informimit,po  dalin e po thuhen,pa keriter mendime e vlerësime,si për  diversantin dhe vrerësin e  shitur ,pqër pak monedha të huaja, si për flijuesin, të malltretuarin e të munduarin 0për çështjen kombëtare.Këto duhet t’I rrafshisimë në shkallë kombëtare. Kush akuzon iniciatorët për këtë Kuvend Kombëtarë,se janë të përafërt me ndonjëren nga partit politike aktuale,kush mundohet të paraqet, se aty  duhet akuzuar personalitete e periudha të historisë tonë të afërt apo të largët,apo parti  të së sotmes politike, kushbn tenton që tradhëtarin ta shpall  kombëtarë e kombëtarin tradhëtarë.Të gjitha këto dhe të tjera qëellime si këto ,duhet t’I shprehim dhe t’I themi para Kuvendit Kombëtar,t’I rrafshisim ato qëllime e tendenca nqë të njëjtin pikëqëllim, në ditën e mbajtjes së Kuvendit,kur duhet të pajtohemi të gjithë me të gjithë.Pak sa utopike,por e mundshme dhe e domosdoshme..Të ju falim të gjitha të gjithve.Pra, në Kuvend të hyjmë unik e të dalim Një.të gjiithë të pajtohemi,të gjithë të fitojmë, të gjithë në detyra dhe obligime të caktuara,të veprojmë e punojmë në ështhjen e madhe të kauzës kombëtare.

Kemi pasur rastin të lexojmë Projektplatformën e botuar në gazetën “Bujku”,të datës 26 djetor 1991,besoj se ajo platformë është kontribut I madh si e tillë.Por, edhe në te mendoj se, duhet plotësuar  apo gëdhendur,atë që nuk na duhet për këtë Kuvend Kombëtar dhe që nuk kontribon në qëllimet e ketij Kuvendi Ky dokument,projektplatformë, nuk duhet të përmbajë  emra për akuzime, kjo nuk mund t’ lejoi vetës,të jetë shkaktare e mospajtimeve në Kuvend ,  apo thellimit të përçarjes kombëtare,kur dihet se, ky Kuvend  është emëruar Kuvennd I pajtimit dhe Bashkimit Kombëtare, Jemi pajtuar për të gjitha dhe me të gjithë.Mase, edhe me Lekë Zogun, dhe po  falim gjakun e Bajramm Currit.Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit,Avni Rrustemit,po falim vrasjën e vrasësitë e historisë shqiptare.Të bindur se, po të ishin të gjallë,do na falnin  edhe ata vet,për këtë ideal të lartë kombëatr,do na falnin  edhe njëherë jetën e tyre.Mija të rinjë e të reja,atdhetarë e intelektual shqiptarë,po I Falin,shërbyesve të verbërt shqiptarë,që I shërbyen sistemit komunist t6ë Tito-Rankoviqit gjitha  mallttretimet,fyerjet e denigrimet,vuarjet e tye  në kazamate serbe, dhe poshtrimet nga armiqët sllavë  dhe sherbyesve të tyre besnik shqiptare.Po I falim malltretimet,rrahjet e tortuar fizike e psikike,pom im falimm rrahjet e burgosjet e mija shqiptarëve t6ë shkatuar nga shqiptarët në sshërbim të sërbeve..Pse mos të  falin Baca Adem, metush Krasniqi,Ali Aliu,Kadri Halimi e Ukashin Hoti me shumë të tjerë me ata  dhe pas tyre. Në ëmër të masakraven e të denuarëve shqiparë.Kush nuk do falte ,kush nuk do falte sakrificën e Tija të fal për kauzën e madhe kambëtre. Kush do të kundërshtonte të fla për të arrijtur një qëllim shenjët kombëtar me siguri kurrën e kurrës, askush e askund. Në pajtim dhe Bashkim Kpombëtare,po  pajtohen, jo vetëm vetëm për dëmet ndaj individëve e prej individve.Por po pajtohemi me hsitoorinë tonë kombëtare,po  I rrafshisim bregoret hsitorike,po krijojmë unitet kombëtar,sepse janë pjekur kusëhtet dhe po kërkojnë rrethanaa, është arritur shkallë ëe lartë e vetëdijes  dhe kujtesës pozitive të së kaluarës së lavdishme të historisë kombëtare.Jemi në rrethana e pozita të vlimeve dhe rrezikimeve pjesëve dhe trojeve tona shqiptare.Madje,pjesëve jo të vogëla  të hapësirave shqiptare,thuaja më shumë se gjysmën e kombit.Kërkohet.dhe dhe duhetbts shkojmë  dhe me njeëz në procese demokratike të Evropës modern,aq sa duhet të jemi,sepse jemi popull,ndër popujt më të vjetër të Evroppës plakë.

            Në kuadër të gjitha mospajtimeve që kishim,jo unitetit mendor, politik e bajraktarizmave ideologjike, karierizmave përsonale të meritokracisë së shëmtuar.Aspiratë e vetme është, arritja e Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar. Për këtë kemi potecial intelektual,kmbëtare e politik,si dhe potecial mendor,kreativ.Kujtesën historike  e kemi të freskët, lirinë e fjalës si dhe lirinë e shrehjes  së mendimit të lirë në shkallën e duhur. Pra në Kuvend, nuk guxojmë të shkojmë duke qeshur e të mbajmë mizdrakun pas shpine.Por, të shkojmë ball hapur e zemër plotë, me trimëri të falim, e me burrëri të pranojmë faljet. Këtu, në Kuvend, shkojmë të barabartë me të gjithë, e të njëjtë për të gjithë. Shkojmë në çështjen e shenjët shqiptare. Shkojmë vetëm shqiptarë dhe vetëm për shqiptarë.
Paqim uratën e madhe të ketij populli dhe bekimin e kësaj toke të larë me gjakun tonë !

Shkrimi është i kohës kur kishte  lindur iniciativa për Kuvendin Kombëtar.