EGERSI PRIMITIVE NDAJ TRASHIGIMISE KOMBETARE
Me vepra të egëra nuk fitohet lavdia (autori).
Shkruan: Ismail Gashi Sllovia
Historinë tonë, as shekujt e shumët në këtë tokë, të këtij populli të moçëm, nuk mund t’ia bartë askush askund, vlerat material e shpirtërore, as t’ia marrë e t’ia vendos në një vend tjetër. Këtë nuk mund t’ia bëjnë as serbosllavët, siç nuk kanë mund t’ia bëjnë as të tjerët para tyre. Nuk mund t’ia fshijnë kohën dhe të kaluarën e lavdishme kurrë, e as tash. Ky popull vetvehtën e ruan në këtë tokë, ashtu siç është ky truall i lidhur me ne shqiptarët. Historia jonë, jeta jonë, është gurë i ngulitur për truallin e vet. Serbosllavët me dhunë, siç po veprojnë e kanë vepruar gjithmonë ndaj nesh dhe trashigimisë sonë kulturore, të cilën mund ta vjedhin për një çast, e të gëzohen se e morën e na zhdukën, të vetëkënaqën, se arrijtën të na fshijnë gjurmët e shekujve të rrugëve tona, të së kaluarës sonë e deri më sot. Se na varfëruan deri në atë masë sa ne nuk kemi me çka të dëshmojmë vetëvehtën. Kështu naivisht menduan dhe vepruan serbosllavët mesjetarë ende, kur para pak ditësh vodhën primitivisht Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për atë barbarizëm të ditur primitive ndaj trashigimisë sonë kombëtare dëmtuan shtatoret roje kombëtare të Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit, ato ruajtën me msheftësi e urtësi egërsinë e fytyrave të njohura që parakaluan shumë herë para tyre. Kur e panë vjedhjen, ruajtën me durim të lartë kujtesën dhe vazhdimësinë e të kaluarës së egër dhe nuk u habitën as për të sotmen.
Veprimet jokulturore-primitive, barbare sërbosllave, të cilat nuk janë vetëm të sotme, ndaj historisë, kulturës dhe gjuhës kombëtare shqiptare, trashigimisë tonë material e shpitërore, I del për ball vlera jonë e përtritjes e cila si Sisifi përtritet-vitalizohet vazhdimisht e nuk zhdukët kurrë. Ky fenomen I përtritjes kombëtare ka tejkaluar shekujt, e vazhdon sa të jemi ne e sa të këtë jetë njerëzore në këtë planet të të gjallëve.
Lënda arkivore në Arkivin e Kosoës, eksponatët, dokumentët origjinale të Shtëpisë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u vadhën dhe u bartën tinzishtë në mënyrë primitive barbare nga policia sërbe, nga njësitë e autorizuara, janë edhe një dëshmi autentike e urrejjes primitive të shtetit sërbosllav Bolshevik. Kështu, ka vepruar kahmot ndër shekuj ndaj çdo vlere shqiptare. Ka vepruar sipas mësuesve të ligj e projekteve për qëllime të zhdukjes shqiptare nga këto troje, të cilat kurrë nuk u realizuar, e as do të realizohen ndonjëherë. Përkundër dhunës e represionit të organizuar policor e ushtarak. Ato nuk mund të realizohen as sot e mot. Për këte janë nërvozuar në shkallë egërsie,tash e 10 vjet.
Tash e 10 vjet shqiptarët hapën shtegun e demokratizimit me kërkesa të mëdha e të arsyeshme kombëtare, mu ashtu siç I pat prijë Shqipqria Ballkanit me Revulucioninn e Qershorit të 1924, me Fan Nolin e madh, Rrugë të cilën populli demokratike shqiptar nuk e lëshon. Sepse, vetëm ajo rrugë është në përputhje me shpirtin e madh kombëtar të shqiptarëve, këtë tash e ka kuptuar edhe mbarë qytetërimi botëror dhe i Evropës plakë.
Megjithatë, sërbosllavët tash na vjedh të kaluarën tonë të lavdishme, të kaluarën tonë të përjetuar më shumë idhët se ëmbël. Por, gjithmonë të lavdishme e krenare. Na I vodhën kënaqësitë dhe vuajtjet tona ,triumfin, pësimet dhe mësimet, rrugën e lavdisë dhe krenarinë tonë kombëtare. Të cilat vendin e kanë në këtë tokë dardane, e në mes të shqiptarëve. Kjo lëndë është krijuar nga ne dhe është ruajtur me vështërsi, po nga ne, gjithmonë duke u ruajtur-strukur nga dora e egër shkatërruese e hajdutëve e rrëmbyesve primitive, që mos të nëpërkëmbët e mos të përdhoset. Këto vlera kombëtare janë ruajtur me fanatizëm të vendosur. Sepse, kjo histori e materializuar shpirtërore, ka në vetëvehte veçoritë tona kombëtare. Kjo lëndë din të flet e të jetojë, vetëm aty, ku flitet e jetohet shqip, Aty ku flitet gjuha e sajë, Ku bukës I thonë bukë, e ujit I thonë ujë. Kjo lëndë nuk zhdukët nga urrejtja e atij që vetëm urren. Madje, urren edhe vetëvetën, mallkimin pse mallkohet, keqtrajtimin e qëndrimin primitive. Kjo lëndë është e lindur dhe e krijuar, nga bijtë e vyer shqiptarë, të cilët përkundër robëruesve primitive e barbarë, të egër, plot helm e urrejtje, nuk u ligështua, nuk u zvogëlua e nuk ra poshtë. Por, mbeti e u rritë dhe u vitalizua nga moti në mot. E kështu qëndron stoik edhe në motin tonë të madh përkunjdër ”orëve të liga”, që po jetojmë sot.
Shteti i egër sërbijan, duhet ta dijë, nëse ende nuk e ka mësuar se, me vjedhje nuk mbëhet shtëpia, por as nga vjedhësitë, edhe pse dëmtojnë, nuk fiket askush se, lënda e vjedhur akrivore e muzeale ka vete shekujt tanë, na ka në vehte edhe neve sot. Ajo në vete bart kohë dhe ngjarje tona, ajo na bart sot edhe neve dhe ngjarjet tona, e ne jemi këtu që nuk mund të vritni kurrë, as nga ju! Sot mendojnë armiqët e vjetër sërbë, se na vrasin me pushkë e me top. Ne, vritemi në këtë kodër, qesim kokën në kodrën tjetër. Jemi popull që kemi zanën e pavdekshmërisë. Andaj, edhe lënda e vjedhur është histori që vazhdon duke trasuar rrugën e ndritshme. Ka vërtebrorën e cila kurrë nuk lodhet nga pasha e kohës dhe motive të liga.
Sidoqoftë, shteti sërbë duhet ta përmbush kupën, që pastaj të përmbyset-derdhet, koha i ka ardhur, rrjedha e gotës ka filluar rrugën e vetshkatërrimit. Turpin, nëse do ta mësojnë breznitë e tyre më vonë, do ta përjetojnë të trashiguar nga paraardhësitë e tyre. Ata nuk ka asnjë mundësi të mos e mësojnë, sepse vitalizimi do ti stërkeq e do ti shfaros. Këtë vetëshkatërrim tash po e shihin edhe vet, andaj po shpurthin t’i hikni mallkimit. Sërbosllavët na nxorrën nga puna, ne u vetëmbajtëm, Na helmuan fëmjët, qëndruam në dhëmbjët tona prindërore Na vranë, Na plagosën e na vodhën. Plagët nuk patën jetë në trupin tonë të shëndosh, Vdekjet i festuam si lindje tona të dyta, kurse vjedhjet I çmuam për varfëri shpirtërore të vjedhësve. Fëmijët tanë I nxorrën nga shkollat. Shkuan,në shkollat e moqme, në odat tona dhe futëm lëndë mësimore, vetëveten dhe kohën tonë të re. E lëndët tona arkivore e muzeale I vodhët, siç that ju, për ”përkujdesje” për to, arrijtët kulmin e turpit që mësuat nga historia e juaj e zezë. Megjithatë, ju zotritë e egërsisë e primitivizmit evropian, keni menduar gabimisht e pa kokë, morët mësime të liga, apo ndoshta keni pasur mësues të dobët, e ju kanë lënë tekste-projekte të rënda. Apo, ndoshta vetëshkatërrimi ju vjen nga mosrespektimi I mësuesve të mirë, nëse vërtetë këni pasur ndonjë herë mësues të mirë. Keni tipar euforinë nacionaliste, në mungesë të të juajes, keni lakmi për të huajën, shijen për shkatërrim të të vlefshmës. Thuani se, Kosova është tokë sërbe, por pa sërbë, Thuani se, Kosova është djepi sërbë, e ai djep nuk ka fëmijë, që pij qumsht, por fëmijë që pijë gjak,siç shkruan poeti ynë Ali Podrimja.Thuani se Kosova është zemëra e Sërbisë, por ajo zemër nuk është me gjak sërbi. Kështu keni marr eufori peshkaqeni për gëlltitje. Vetëshkatërrimi ju vije nga lakmia për të gëllabqëruar në shkëmbijë të ballinave. Kështu, po ju vjen edhe koha e jonë, kur keni marr teposhzën e vetëshkatërrimit, si mallkojnë nënët tona “ Pa të ligën e askujt, He! Na e marrshi të keqën!”.
U shkrua më, 20 mars 1991.