Opinion

Injoranca, analfabetizmi, mendimi kritik, edukimi, arsimi jocilësor, papunësia, fanatizmi dhe islami politik rrezik permanent për kombin shqiptar në të gjitha trojet e tyre etnike

Shkruan: Selatin Retkoceri

Më kishte rastisur të lexoj një postim të një mikut tim në facebook i cili kishte shprehur brengen e tij për disa nëna dhe fëmijë nga Kosova, që kishin përfunduar të jetonin në një kamp përqendrimi në Siri. Këto nëna dhe këta fëmijë të pafajshëm po vuanin nga sëmundje të rënda si tifoja e mortaja të cilat kishin ardhur si psaojë e kushteve të vështira të jetës në këto kampe. Sigurisht se unë nuk munda të qëndroj indiferent ndaj kësaj dukurie të shëmtuar dhe shpreha dhimbjen dhe keqardhjen time për këto nëna dhe fëmijë të pafajshëm të cilët po vuajnë shumë nga injoranca dhe papërgjegjësia e baballarëve, burrave të nënave të tyre që i sollën në këte shtet ku luftohet pa kauzë dhe kundër njëri tjetrit. Për këte vlerësim timin u kujdes njëri prej lexuesve të shkrimeve e komenteve të mija dhe nuk ngurroi të më quaj hiq ma pak se “injorant”, bile u kujdes që të më propozoj edhe për “kryetar të injorantëve”. Nocioni injorant para se ti atribohet dikujt, duhet ta njohësh mirë personin apo individin që i atribohesh me fjalën injorant. Shpjegimi i injorancës në kuptimin e plotë mund të bëhet vetëm nga profesionistët dhe njerzit që merren me studime të psikologjisë, etikës, moralit, sociologjisë dhe shkencave sociale. Bindja ime e plotë është se personi që ka përdorur këte fjalë nuk e di kuptimin e injorancës e as të injorantit sepse ndryshe ai nuk do ta përdorte këte fjalë përveq nëse ai vet është injorant.

Duke shfrytëzuar shpjegimet e një mikut tim të facebookut z. Dibran Gashi për injorancën, kuptimin dhe trollin ku gjejmë më së shumti injorant dhe injorancë, po mundohem ti shpjegoj këtij aktivisti, shokut të VV-së se cili është kuptimi i injorancës dhe në cilat shtresa të njerzimit e gjejmë ate më së shumti. Injoranca dhe injorantët ma të famshëm që i njeh njerzimi i gjejmë në shtetet e lindjes së afërme, lindejes së mesme, lindjes së largët dhe në përgjithësi në shtetet me popullsi arabe, kuptohet që injorant ka me bollëk edhe në Shqipëri, Kosovë, Iliridë e Luginë. Injorant ka shumë edhe në Turqi, Bosnjë, Sanxhak e gjithandej ku jetojnë me shumicë muslimanët.

Toleranca fetare gjithandej nëpër botë ka ekzistuar, ka pasur edhe luftra të ashpëra ndërfetare por edhe brenda fesë së njejtë. Neve shqiptarve fetë na kanë ofruar dhe kemi bashkëjetuar duke kultivuar tolerancë dhe respekt për besimet e njëri tjetrit, ky atribut është pelqyer nga të gjithë dhe jemi lavdruar e respektuar nga popujtë tjerë për respektin ndaj feve të njëri tjetrit. Islami, Krishterizmi dhe Ortodoksizmi janë tri fetë kryesore të shqipëtarëve, duke iu falenderuar islamit që ishte feja më e madhe në numër kanë bashkjetuar edhe fetë tjera në tokat shqipëtare. Viteve të fundit kur injoranca, padituria, ikja nga parimet e islamit tradicional, ndikimet e shteteve arabe, Turqisë e shoqatave të ndryshme ekstremiste, janë vetëm disa nga paralajmrimet se harmonia e deridjeshme fetare po rrezikohet të humbet. Vlera ma e madhe njerzore e civilizuese e shqipëtarve deri sot ishte toleranca, harmonia e bashkëjetesa fetare e cila ka rrezik të prishet tani e këto vitet e fundit e sidomos pas luftes.

Si mund ta kuptojmë injorancën ndryshe përveq me shembuj konkret nga tereni apo vendet ku jetohet, bashkëjetohet, durohet e nuk durohet njëra fe me tjetrën. Botërisht është e njohur se BUDISTËT jetojnë pa probleme me fetë tjera si: SHINTOS, ATEISTËT, HINDUTË, e që të gjitha këto jetojnë mirë me BUDIST. MUSLIMANËT jetojnë apo ndajnë shtetet me HINDUTË, BUDISTËT, KRISHTERËT, ÇIFUTËT, SIKHS, BAHAI, ATEISTËT dhe me të gjithë këta kanë problem, e me shumicën apo me të gjitha këto fe janë në konflikt dhe luftra të përhershme. Ma e keqja është se vet muslimanët po luftojnë ndërmjet veti, ku sektet e ndryshme brenda islamit po zhvillojnë luftra vëllavrasëse deri në shfarosje kolektive të komuniteteve të të njejtës fe por sektit tjetër brenda islamit.

Një karakteristikë tjetër interesante është se muslimanët jetojnë por nuk janë të lumtur e të kënaqur me jetën në shtetet e tyre si në: Gaza, Egjipt, Libi, Marok, Iran, Irak, Jemen, Afganistan, Pakistan, Siri, Liban, Nigeri, Keni e Sudan. Në të gjitha këto shtete ka luftra të përgjakshme dhe të gjata, diku luftohet me fetë tjera e diku muslimanët luftojnë ndërmjet veti, që të gjitha këto shtete kanë organizata të rrezikshme terroriste të cilat karakterizohen nga injoranca totale apo ma mirë me thënë i karakterizon fryma kanibaliste, antinjerzore, arkaike, fisnore e gjenocidiale.

Qytetarët e të gjitha këtyre shteteve me të madhe ikun drejt shteteve përendimore, ikun për të gjetur jetë ma të mirë, punë, zhvillim e prosperim për familjet e tyre, ata jo rastësisht gjejnë strehë dhe mbështetje në shtetet si: Australi, Amerikë, Angli, Gjermani, Belgjikë, Francë, Kanada, Suedi, Zvicer, Norvegji e Indi. Është interasante kjo dukuri për popujt e shteteve islame të cilët gjejnë lumturi në të gjitha shtetet që nuk janë islame. Por është e pakuptueshme se si ka mundësi që këta qytetar që ikun me të madhe drejt shteteve të perendimit ku gjejnë lumturinë, por për këte nuk fajsojnë udhëheqjen e shteteve të tyre, por fajsojnë shtetet që ua hapin dyert, tentojnë ti integrojnë, punësojnë, ushqejnë, shkollojnë e ti edukojnë dhe prap i shajnë e mallkojnë por shpesh edhe e terrorizojnë po ate popull dhe shtet që i pranoj si të paftuar në shtetin e vet. Rasti ma i ri është akti terrorist i Vjenës, ku ndodhën vrasje dhe terrorizim i popullatës nga  një grup i frustruar të rinjësh, ku për fatin e keq tonin u gjenden edhe shqiptar të ikur nga ish Jugosllavia, ku prindërit e këtyre terroristëve kishin ikur nga vendi i tyre, për të gjetur punë dhe  një jetë më të mirë.  Kjo klasë e qytetarëve të pandërgjegjëshëm fajsojnë shtetet në të cilat janë pranuar, integruar dhe kanë arritur një lumturi shumë të munguar në shtetet e tyre. Absurditeti e injoranca është te ju dhe ata që së bashku erdhët te një shtet ku ju jetoni të lumtur, por bëni gjithëçka që edhe këtu ku keni ardhur ta bëni si vendin tuaj nga ku ikët sepse ishit të pakënaqur dhe kurr nuk përjetuat lumturinë e kënaqësinë që ua dha përendimi. Kjo është injorancë, idiotësi, poshtërsi e paftyrësi që mund të bëjnë vetëm ata që nuk kanë dije, ndjenja, moral, janë faqezi, të pafytyrë, trushpërlarë, jo njerzor dhe idiot në kuptimin e plotë të fjalës.

Të gjithë ne që kemi lindur në fundshekullin e XX dhe po jetojmë edhe në fillim shekullin XXI, i njohim dhe kemi ndëgjuar për shumë organizata terroriste, diktator e diktatura të cilat kanë ekzistuar e vazhdojnë të ekzistojnë në shtetet islame. Këto organizata këta lider diktator dhe ushtritë e tyre diktatoriale kanë shkaktuar e vazhdojnë të shkaktojnë luftra e aktivitetete terroriste të cilat e dëmtojnë më së shumti popullin e vet por dhe popujt tjerë të pafajshëm që bijnë viktimë e terrorit e barbarisë së organizatave të njohura terroriste islame si: “ISIS”, “XHIHADI ISLAMIK”, “AL-KAIDA”, “TALEBANËT”, “HAMASI”, “HEZBOLLAHU”, “BOKO HARAM”, “AL NUSTRA”, “ABU SAYAF”, “AL-BADR”, “VELLAZERIA MUSLIMANE”, “LASHKAR-E-TAIBA”, “FRONTI ÇLIRIMTAR I PALESTINËS”, “AHSARU”, “XHEMAH”, “ISLAMIYAH” etj.

Po të mos ekzistonte injoranca, analfabetizmi, padituria, arkaizmi e dukuri tjera negative te këto shtete, te popujt dhe te udhëheqjet e tyre,  sigurisht se nuk do të kishte nevojë për kaq shumë urrejtje ndërfetare, luftra e konflikte të përgjakshme. Luftra të cilat edhe sot ma shumë se në çdo kohë apo periudhë tjetër historike, po përhapën, po marrin përkrahje e po rrezikojnë të ardhmen e njerzimit e ma së shumti po na vejen keq për vendin tone duke nënkuptuar këtu Shqipërinë Etnike, që quditrisht udhëheqja e tyre po merr kahje të gabuar duke flirtuar me liderin e shtetit turk që synon të jetë Sulltani i Turqisë por edhe lideri kryesor i shteteve të lindjes. Na mbetet të presim dhe të shpresojmë se shqipëtarët do të rilindin edhe njëherë siq kanë rilindur disa here gjatë historisë dhe nuk do të lejojnë ta humbin përkrahjen e përendimit dhe SHBA-së për çka kemi pritur shumë shekuj. Ma injorancë se kaq sa të rrezikohet miqësia me BE-në dhe SHBA-të nuk di se mund të ketë.