Mbrëmë, emisioni “pressing”(e enjte, 20.01.2022), e kishte tematikë “përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës”, meqë kishte vdekur më 21.01.2006. Edhe kësaj radhe pati fare pak dallime nga qasjet e herave tjera: mitizim vetëmashtrues, në vend të vlerësimit real të Ibrahim Rugovës.
[1]
Fund e krye analizohen zhvillimet politike në Kosovë gjatë një dekade, në vitet 1989-1999, dhe askund dhe asnjëherë nuk përmendet roli diversionist e komplotist i shërbimeve të Serbisë, as roli i marionetave shqipfolëse të Milosheviçit, të imponuar si udhëheqës të “alternativës kosovare”. Përgjithësisht po bëhen vlerësime, sikur shqiptarët kishin liri dhe autonomi për t’i përvijuar e modeluar platformat e mënyrat e rezistencës, gjegjësisht çlirimit, nga momenti kur është anuluar autonimia e KSAK – së, në mars 1989, deri kur u realizua çlirimi i Kosovës, më 9 qershor 1999.
[2]
E vërteta është: specialistët e shërbimeve serbe e kanë projektuar “rezistencën pacifiste”, në kuadër të masave preventive kundër angazhimeve tona çlirimtare, dhe i kanë caktuar marionetat që do ta zbatonin, duke improvizuar sikur ata vetë janë projektuesit dhe udhëheqësit autentik të asaj “rezistence pacifiste”. Për ta përforcuar këtë mendim po sjell praktikën e nismës zanafillore për formimin e LDK-së. Vetëkuptohet, nuk ndodh që një ide t’u “shkrep” në kokë, njëkohësisht, dy e më shumë vetave. I “shkrep” të parit, ai ia shfaq të dytit, të tretit, deri sa të bëhen të vetëmjaftueshëm për të mbajtur takimin realizues të idesë. Informatat publike kanë qenë dhe vazhdojnë të dominojnë hapësirën tonë, se Jusuf Buxhovi ishte i pari që duhet t’i jet “shkrep” ideja, pastaj ia ka prezantuar Mehmet Krajes dhe ata, më pastaj, ua kanë prezantuar kolegëve e shokëve të tyre në “Rilndje” (Organ i LSPP). Ndërkohë janë përcaktuar të mbajnë mbedhje themeluese… Kjo është ana e dukshme, shpeshherë e rrëfyer nga Jusuf Buxhovi. Por, ana e padukshme, e vërteta, duhet të ketë qenë: eprori i Jusuf Buxhovit duhet ta ketë urdhruar marionetën Buxhovi ta zbaton projektin e sajuar në Beograd apo në Prishtinë, varësisht ku e ka pas selinë shtabi special, i formuar enkas për ta projektuar e mbikëqyrë zbatimin e “rezisencës pacifiste” në Kosovë. Për mos me u bazu vetëm në intuiten time, ndaj luftës speciale të shërbimeve serbe, kisha për bazë njohjen personale të Z. Buxhovi, si marionetë e shërbimeve të Beogradit, qysh në vitin 1978, kur po formonim Klubin Shqiptar në Dyseldorf të Gjermanisë. Kisha edhe rrëfimin Z. Mehmet Kraja, tani kryeakademik, të publikuar në librin e tij “Vite të humbura” [Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë 1995, 275 faqe.]. Edhe ai rrëfim më ka ndihmuar t’i përforcojë dyshimet që po shfaq. Nëse e kam mbajt mirë mend, Zotëri Kraja duhet të ketë rrëfyer se Jusufi ka prezantuar platformën (programin dhe statutin) e shkruar në gjuhë serbokroate, duke shtuar se në ndërkohë e ka shqipëruar goxha keq.
[3]
Mbaj mend një mendim të Jusuf Gërvallës: “Shërbimet jugosllave herë pas here kanë fomuar organizata patriotike shqiptare për t’i identifikuar e burgos patriotët, por si çdo e keqe që përmban ndonjë të mirë brenda, edhe ato organizata e kanë mbajt gjallë frymën se ne duhet të formojmë organizata çlirimtare.” [parafrazim].
[4]
Vetëm ndonjë idiot mund të mendon se marionetat e shërbimeve të Beogradit, siç ishte Z. Buxhovi (ndoshta edhe Z. Kraja), kishin liri dhe autonomi për të formuar parti që do ta koordinonte çlirimin e Kosovës. Natyrisht, për ta kamufluar dhe për ta bërë pikant, si formim origjinal, janë improvizuar “fiskultura”, sikur “së pari e kanë lut Rexhep Qosjen të bëhej kryetar i LDK-së”, atëherë i afirmuar si intelektuali akademik, që ka guxuar më së shumti ta diskreditonte nacionalizmin serb por, ai paskësh refuzuar. Pastaj e kanë lutur “shkrimtarin” Ibrahim Rgova, në ndërkohë edhe kryetar i dhunshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve, e ai, si më i guximshëm që ishte, ka pranuar!?
[5]
Skenar i përkryer, shumë i suksesshëm! Gjatë vitit 1988 dhe 1989 subjektet komuniste të KSAK-së, u shkërmoqen në përpjekjet e tyre për të rezistuar agresivitetin sebomadh, dhe tashmë u futën në tutelën/komandën (shpirtërore) e vetëm një kryetari “pacifist”, me emrin I. R. E ai, platformë kryesore kishte përcaktimin mos me provokuar pushtimin serb, me arsyetim se “provokohet lufta asgjësuese e Serbisë kundër shqiptarëve, e cila preferohej nga nacionalistët serbë”. Pra, idiotët vazhdojnë të mendojnë e besojnë, se Serbia nuk ka mund ta provokon luftën në Kosovë, kur asaj i ka konvenuar, sepse “pacifisti” I. R. i ka penguar “provokimet”.
[6]
Aty e tutje Beogradi ia paguan vilën I. R. në Velani të Prishtinës, vetëkuptohet si honorar për shërbimin kuisling, duke mashtruar se patriotët shqiptarë po e financonin për hir të rezidencës presidenciale; po Beogradi improvizonte turizmin politik të I. R. në Perëndim, duke ia mundësuar me pasaportë serbe me bë veprimtari “diplomatike” anti-Serbi, duke e trajtuar policia serbe në hyrje e dalje kufitare të Serbisë si VIP, siç trajtoheshin ministrat e qeverisë së Milosheviçit; po Beogradi toleron referendum për Kosovën-Republikë, toleron votimin e I. R. për “president të Republikës së Kosovës”, etj., etj.
[7]
Vetëm idiotët shqipfolës, bukëpërmbysës, e diskualifikojnë pushtetin e Milosheviçit si nacionalizëm fashistoid anti-shqiptar, nëse vërtet të gjitha angazhimet e “rezistencës pacifiste”, “alteranativës kosovare”, kanë qenë autonome, të sinqerta, të projektuara e të udhëhequra nga shqiptarët! Pra, ose Milosheviçi vërtet e ka toleruar rezistencën dhe veprimtarinë çlirimtare shqiptare dhe, për këtë duhet lavdëruar si demokrat, ose ai i ka toleruar vetëm marionetat e tij që të simulonin sikur po bënin rezistencë, që ta afirmonin Serbinë si shtet me demokraci pluraliste, e cila edhe shqiptarët i toleron të kenë parti të tyre, edhe pse angazhohen për çlirim nga Serbia!
[8]
Afirmimi “ndërkombëtar” i I. R. si “liderë i shqiptarëve”, – dhe jo, ta zëmë, i UKSHIN HOTIT, që ishte ku e ku më i përgatitur politikisht, kishte edhe përvojë në diplomaci e si funksionar, – është startuar nga marioneta e shërbimeve të Beogradit, Renata Flottau, korrespondente e revistës serbofile gjermane, “Der Spiegel”. Ajo, në qershor 1989, e intervistoi I. R., gjatë kohës kur po ndodhtte manifestimi fashistoid serb për “Betejën e Kosovës” me rastin e 600-Vjetorit (qershor 1989). Pastaj, vazhdoi afirmimi përmes San Egjidios katolike, gjithashtu serbofile. Afirmimi depërtoi deri edhe në Vashington, meqë serbofilët dhe pacifistët amerikanë donin ta afirmonin marionetën e Beogradit, “pacifistin” I. R., i cili e mundësonte viktimizimin “pacifist” të Kosovës, pa u krijuar as “dëme kolatorale”…
[9]
Edhe idiotët kozmopolitë e pacifistë e “ndërkombëtarizonin” I. R., sepse e dinin se Perëndimi, Lindja, Veriu dhe Jugu, deri edhe shumë sundimtarë marionetistë në Shqipëri, ishin përcaktuar për ta viktimizuar Kosovën, që të mbetej koloni e Serbisë, meqë ishin bindur se Serbia nuk qetësohej ndryshe. Fatkeqësisht!
]10]
Vetëm idiotët nuk duan ta dinë e të besojnë, se do të mjaftonte vetëm një urdhër serioz :“dosta!” (mjaft) nga Milosheviçi, që kuislingu I. R. dhe marionetat shqipfolëse të mos guxonin as të pordhnin zhurmshëm, për t’ua prish qetësinë serbëve, por do t’i lironin gazrat përmes fenëve të kontrolluara! Atëherë, thuhej, mjaftonin dy policë serbë, njëri në krye të pazarit tjetri në fund, që të plaçkitnin e maltretonin mijëra “ushtarë” mjeranë të “pacifistit” I. R. …
]11]
Në mars 1998 plasi Kryengritja e Vëgjëlisë çlirimtare të Kosovës, dhe prap serbofilja, Renata Flottau, “rastësisht”, tashmë e mbuluar edhe me “shami”, gjendet në “rezidencën presidenciale” të I. R., për të sajuar ditar, sikur I. R. ishte peng i policisë serbe, kur në fakt Beogardi kishte komanduar policinë ta mbronte, meqë frikësoheshin se mos ndoshta do ta vriste UÇK-ja, siç do ta vriste lëvizja çlirimtare serbe një serb kuisling, siç ishte I. R. (rasti Xhingjiç).
[12]
Idiotat pisa as tani nuk duan as të dyshojnë se Milosheviçi angazhoi aeroplan sepscial të qeverisë serbofile italiane, për ta transportuar kuislingun I. R. nga Beogradi në Romë, vetëm që ta diskreditonte edhe Gjenralin Clark, i cili kishte arsyetuar vazhdimin e bombardimeve, se I. R. “është peng i Milosheviçit”, prandaj kishte bërë thirrje: “të ndërpriten bombardimet se po merremi vesh me qeverinë e Serbisë…” Besim i madh i Milosheviçit ndaj kuislingut, I. R., i cili nuk e tradhtoi as kur ateroi në Romë e as pastaj, sepse edhe prej andej luste të ndërpriteshin bombardimet nga NATO.
[13]
Fakeqësisht edhe sot e kësaj dite dezinformohet, propagandohet, gënjehet, se I. R. paskësh përfituar përkrahjen e Alencën Veri-Atlantike për çlirimin e Kosovës, edhe pse e vërteta e hidhur është se deri më 23 mars 1999 treshja serbofile USA-BE-Rusi, ishin përcaktuar dhe angazhoheshin të impononin viktimizimin e Kosovës vetëm me një status autonomie (të pa definuar nëse do të ishte të paktën si ajo e KSAK-së), në kaudër të Serbisë!
[14]
Njësoj, si ata që mitizonin kuislingun I. R., u klonuan edhe soji tjetër i idiotëve naivë, tashmë thaçistë, të cilët gënjenin ngjashëm si rugovistët, sikur Aleanca NATO për hatrin e “liderëve” të UÇK-së, ka bombarduar objektet policore e ushtarake serbe! Gënjeshtër! Sipas “marrëveshjes” se Rambujesë, nëse do ta firmoste Milosheviçi, NATO zotohej që do e zhbënte UÇK-në dhe Kosovën e paqësuar do t’ia dorëzonte Serbisë! Fatmirësisht, deliranti nacionalist Milosheviçi, nuk e pranoi ofertën as më 23 mars 1999… Prandaj, treshja serbofile USA-BE-Russi në Beograd u hidhërua nga ajo arrogancë refuzuese e Milosheviçit, dhe si rrjedhojë, u përcaktua për dënimin e Serbisë me bombardime ajrore.
[15]
UÇK-ja e Vegjëlisë çlirimtare ishte meritorja kryesore për bombardimet nga NATO dhe për çlirim të Kosovës, sepse e sfidoi Serbinë fashistoide deri në pranverë 1999, edhe pse Serbisë ia kishin dhënë “miratimin e heshtur” edhe Brukseli e Vashingtoni që ta asgjësonin UÇK-në deri në pranverë… Kështu, LPK – UÇK-ja dhe popullata patriote shqiptare krijuan rrethanat që NATO të ndihej e detyruar të intervenonte për të evituar katastrofën humanitare dhe një luftë të përgjithshme në Ballkan, meqë fashistoidit delirant Milosheviç po i dukej pak “marrëveshja” serbofile që patën imponuar USA-BE-Rusi në Rambuje / Paris.
[16]
Popullata e Kosovës, e manipuluar nga lufta speciale e shërbimeve serbe, atëherë në shumicë të madhe blegërinte pas marionetave e kuislingëve të sojit I. R., Jusuf Buxhovi, më vonë edhe pas marionetave komplotiste të sojit Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi! Fatkeqësisht!
[17]
Fatmirësisht edhe kësaj radhe komplotet e Beogradit, përmes “rezistencës pacifiste”, “alternativës kosovare”, “pacifistit” I. R. dhe sillojit të tij, ndihmuan çlirimin e Kosovës, sepse edhe presidentit Clinton, kryeministrit Blair, Gjeralit Clark dhe të tjerëve, iu dashtën në luftën e tyre propagandistike për të arsyetuar bombardimet e Alencës NATO! Edhe në këtë rast doli i sakt mendimi i Jusuf Gërvallës, se edhe komplotet konspirative të shërbimeve serbe përmbanin të mirë brenda, si në rastin që shtjellova.
Mallkim atyre që edhe tani vazhdojnë t’i shërbejnë luftës speciale dhe diversioniste të shërbimeve armiqësore, duke vazhduar me propagandimin e mitizimin e kuislingëve e marionetave komplotiste!
add a comment