File - In this Friday, Jan. 9, 2015 file photo, Muslim worshippers walk in the courtyard of Al-Azhar Mosque in the Islamic Cairo neighborhood after Friday noon prayers in Cairo, Egypt. Amid violence like the attack in Paris on a satirical newspaper over its depictions of the Prophet Muhammad, there’s been increasing discussions among Muslims who say their community must re-examine their faith to modernize its interpretations and sideline extremists. There is a growing debate within Islam about whether and how to reject a radical minority that some fear is dragging them into conflict and wrecking the faith. (AP Photo/Mosa'ab Elshamy)
Vështrim/Analizë

Hamdi V. Thaçi: Selam – alejkum Albin Kurti! Kurti, Tërnava, Krasniqi – treshja që dhunon shkollën shqipe

Selam-alejkum Albin Kurti-treshi që perdhunon shkollën shqipe.
Një kryeministër që shkel Kushtetutën e vendit që e udhëheq, unë nuk e pranoj për kryeministër.
A kapitulloi Albin Kurti para islamistëve ekstremistë si myftiu Ternava dhe hoxha destruktiv Shefqet Krasniqi, apo ishte aleat i vjetër i tyre nga koha e zgjedhjeve, kur Albin Kurti arriti numrin rekord të votave më islamistët dhe , duke qenë peng i një premtimi, sot publikisht, kundër Kushtetutës së Kosovës, deklaron se “pajtohet që vajzat nga mosha 16 vjeçare të kenë të drejtë ta mbajnë shaminë në shkolla”! Kjo i bien që kryeministri i VV+V e pranoi një kërkesë të BIK-ut, Shefqetit, Ramiqit dhe duke e shkelur Kushtetutën e një shteti sekularist, kundër ndjenjave kombëtare shqiptare, kundër idealeve të kombit tonë, e pranon një simbol, shaminë arabe, islame, në shkollat shqipe, simbolin e dhunës shekullore osmane mbi shqiptarët. Kështu shkelë edhe rregulloren e shkollave të cilat përcaktojnë uniformën shkollore, të cilën vajzat me shami arabe nuk do ta bartin.
Ku e ke gjetur at të drejtë, Albin Kurti, që bash nga mosha 16 vjeçare vajzat shqiptare ta fitojnë nga ti të drejtën të bartin simbolin e dhunës e të shtypjes se gruas shqiptare, shaminë arabe-islamiste? Ata që nuk të kanë njohur Albin Kurti, ata që i mashtrove në mënyrën më perfide, të kanë çmuar si “i dijshëm”! Ku të treti dituria jote , kur përdhunon ndjenjat kombëtare më simbole që nuk i përkasin as kulturës as traditës kombëtare shqiptare? Çka do t`i thuash t`i vajzës tënde (edhe pse me origjinë gjysmë shqiptare) kur një ditë do të pyes çka është shamia që ti ua preferon vajzave shqiptare, të cilat me shaminë e Duda Baljes shkombëtarizohen dhe kështu e mbjell farën e ndytë në kopshtin kombëtar. Moshën 16 vjeçare Kushtetuta tonë nuk e njeh si moshë madhore. Në këtë moshë vajzat, tona me ligjet në fuqi, nuk mund të martohen (të lidhin kurorë), nuk kanë të drejtë të votojnë dhe nuk dinë ta zgjedhin “të drejtën” për shami. Ky, more Albin Kurti, është krim mbi vajzat shqiptare. Vetëm me sheriat femra martohet, kuptohet me dhunë, pas pubertetit. A thua ti Albin Kurti që shkel Kushtetutën e Kosovës, vepron sipas sheriatit?
Sa për ta përkujtuar, ty Albin Kurti, lufta për heqjen e ferexhesë dhe mbulesës që na pat lënë sundimi osman, ishte një përpjekje e vështirë që përfundoi me sukses dhe vajzat e nënat shqiptare, u çliruan nga një futë e zezë, nga sytë e mbyllur, dhe panë dritën e lirisë, kurse ti sot promovon simbolin e dhunës e të shtypjes duke shkelur mbi të drejtën e shkollës shqipe. A i thonë normal një intelektuali shqiptar që aprovon bartjen e një simboli të dhunës.(Gratë me mbulesë nuk mund të përshëndeten me dorë përveçse më vëllain e babain, me asnjë mashkull tjetër, sepse të gjithë meshkujt, pra edhe djali i axhës mund t`ia shkelë moralin, por edhe mund të martohet me të, si dhe një varg ndalesash tjera që e bëjnë abnormale jetën e një vajze miturake por edhe të një gruaje serioze). Pra normat e një pabesie nga shek..VII që zbatohej në Arabi, hynë në funksion në Kosovë në shek..XXI. Kjo është e tmerrshme.
“Kush e solli Doruntinën”, këtë simbol të dhunës e të pabesisë që sot një kryeministër i një vendi që ka një Kushtetutë që e karakterizon Kosovën “shtet sekularist” e aprovon dhe habitë të gjitha forcat përparimtare dhe patriotike të vendit tonë. Këtë simbol e sollën ekstremistët e BIK-ut, e heshtën politikanët, që ti i kritikove, i cilësove për hajna e tradhtarë, kurse ti shkove edhe një hap përtej, e provove personalisht.
Shkolla shqipe është simboli ynë i lirisë dhe i përparimit. Ajo është e shenjtë sa vet liria, prandaj kush e përdhunon atë me simbole që bien ndesh me kombëtaren, me shkencën dhe diturinë është synonim i okupatorit osman e serb, sepse këtë simbol e sollën fondet dhe propaganda serbe dhe u shit mirë të njerëzit naiv, por tash edhe të një kryeministër që nuk përton të shtroj iftar rrugëve të kryeqytetit të Republikës së Kosovës.
Dihet se lufta për liri dhe lufta për shkollën shqipe ka qenë e pa ndarë gjatë shekujve. Si mund të përdhunohet sot shkolla shqipe me simbole fetare, pavarësisht se shamia as nuk është fetare, ajo është propagandistike kundër kombëtares.
Albin Kurti, unë kam pritur që Ministrija e Arsimit , e cila udhëhiqet nga një fansë e VV do ta zbatojë me përpikëri Udhëzimin Administrativ që ndalon shaminë në shkollë, por jo vetëm të nxënëseve , por edhe të mësueseve , që nuk janë raste të pakta, të cilat para nxënësve dalin me shami dhe përshëndesin nxënësit me “selam-alejkum. Në vend që të synohet për një sukses më të lartë të shkollave shqipe, ato përdhunohen me simbole arabe të cilësuara si fetare.
Shkollat shqipe këtë nuk duhet ta durojnë.